20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Veprimtaritë e Muzeut të Kosovës

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Lokacioni i Muzeut të Kosovës gjendet në vendin që paraqiste bërthamën-pjesën e vjetër të

qytetit të Prishtinës në periudhës osmane. Mirëpo, ashtu siç pohuam më lartë, organizimi legjislativ

dhe institucional i trashëgimisë kulturore, ka pasur fatin e njëjtë me trajtimin e fatit politik të Kosovës.

Muzeu i Kosovës u themelua në vitin 1949. Gradualisht, me mjete modeste, u shndërrua në një

muzeum të shumëllojshëm, i cili përparonte, mblidhte materiale, kryente hulumtime, rekognoscime e

gërmime arkeologjike, etj.

Ashtu si në politikë, organizimi legjislativ dhe institucional i trashëgimisë kulturore, ka pasur

fatin e njëjtë me trajtimin e fatit politik të Kosovës. Dihet se që nga viti 1912 e deri në vitin 1945, i

gjithë hulumtimi i monumenteve bëhej vetëm nga ekspertët serbë, të cilët, sipas përvojës së sprovuar,

zbatonin detyrat e dala nga elaboratet e ndryshme për kolonizimin e Kosovës dhe me këtë edhe

tjetërsimin e pasurisë kulturore monumentale.

Deri në vitin 1951, me vendim të entit të Serbisë ishin vënë nën mbrojtje 33 monumente, të gjitha

të konsideruara si monumente serbe dhe të cilat ishin kryesisht të karakterit fetar. Mirëpo, kishte raste

në të cilat muzeu arriti të bënte hulumtime të rëndësishme, gjithnjë duke hezituar në pohimin e të së

vërtetës. Një nga vendbanimet e para parahistorike, të zbuluara në Kosovë, është lokaliteti në afërsi të

Prishtinës, i cili u hulumtua në periudhën 1949-1951. Me këtë rast u zbuluan enë, vegla, plastikë etj.

Pos tjerash, u gjetën edhe dy krena të idolëve monumentalë si dhe një statujë e hyjnisë së ulur 483 . Me

angazhim të punonjësve të muzeut, në vitin 1951 filluan hulumtimet në Novobërdë, për të vazhduar

deri në vitin 1955, ndërsa më 1953 hulumtime të pjesshme në Ulpianë, te tjerrtorja e Prishtinës, për të

vazhduar mandej një veprimtari të gjerë hulumtuese deri në vitin 1956, kur punimet mbërritën kulmin

dhe u bënë hulumtime të veçanta 484

Pos kryerjes së detyrave të rregullta, në vitin 1956 filloi të botojë edhe buletinin e vet: “Buletini i

Muzeut të Kosovës”. Muzeu pati rol pionieri. Filloi të punojë mbi një trevë shumë të pasur, atraktive e

të pa hulumtuar, e cila, prej një ambienti shumë konservator dhe ndikimesh të shumëllojshme, filloi të

depërtojë shpejtë dhe të shkojë përpara drejt risive.

Në kuadër të muzeut veprojnë disa sektorë: Arkeologjik, Epigrafik, Numizmatik, Etnologjik,

Historik si dhe sektori Natyral. Periudha prej vitit 1970-1980 ishte dekada më produktive e

arkeologjisë së Kosovës, ndërsa faza që i parapriu okupimit të Kosovës dhe lufta që e pasoi ishte

periudha më e pafavorshme për arkeologjinë kosovare 485 .

Trashëgimia kulturore e Kosovës i ka nismat në shtresimet e kulturave të para bujqësore të viteve

6000 p. k. (kultura e Starçevës, kultura e Vinçës), apo edhe më herët. Shumësia e idhujve me vlera të

veçanta të epokës së neolitit dhe të eneolitit të hershëm, shpalojnë një botë të begatë shpirtërore të

banorëve të Kosovës parahistorike

Duke jetuar në troje të pasura me minerale, banorët tonë të lashtë, shumë herët mësuan

përdorimin e arit, argjendit dhe hekurit. Prej këtyre xeheve ata punuan vegla pune, armë e stoli të

ndryshme. Qendra më e madhe xehetare dhe qytet me rëndësi në Dardani qe Damastioni, ku që nga

shekulli IV p.e.s, preheshin monedha argjendi. Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i

minatorit, që dëshmon se qyteti ishte qendër e një treve të pasur me miniera argjendi 486 .

Perëndesha dardane, e lidhur ngushtësisht me besimin në fuqinë supreme të diellit dhe në kultin për të,

u bë personifikim i këtij besimi që në fazën urbane dardane (IV – I p. k.). Kjo është vazhdimësi e

koncepteve të shprehura përmes spiraleve parahistorike, të hijerores së Vlashnjës, e cila më pas

trajtësohet në një kosmologji të Hyjneshës dardane të periudhës romake, të paraqitura bukur në

monumentin e Smirës së Vitisë. Mozaiku polikrom i Orfeut të rrethuar me shtazë, mozaikët me shtatë

483 Radoslav Galović, Neolitsko naselje kod Prištine, Priština 1959, p. 37.

484 V. Kozarac, op cit pp. 13,14.

485 Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë 2004 pp. 11,12,13.

486 Jahja Drancolli, Arbërit ndërmjet perëndimit dhe lindjes gjatë mesjetës, Zagreb 2008, p. 16.

~ 493 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!