20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Shembull të mirë paraqet thesari muzeor i manastirit të Deçanit. Në të ka monumente prej

metalesh fisnike, dorëshkrime të rralla, ikona dhe gjësende të tjera të latuara artistikisht. Pos ikonave,

freskave dhe koleksionit të 23 kryqeve (të shek. XIV), ka vlerë edhe koleksioni i gotave të argjendit

me motive nga gjuetia, me shtazë të egra, fytyra shenjtorësh, etj. Më e bukura ndër to është gota e

mitropolitit të Novobërdës, që iu dhurua manastirit më 1593 474 .

Në thesarin e këtij manastiri gjendet edhe një llambadar i realizuar në stilin e Renesancës

gjermane. Llambadari në këtë manastir është eksponat i dhuruar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu 475 .

Si koleksion i parë muzeor i Kosovës, përmendet kulla e antikës 476 . Ky ishte “Muzeu” privat i

familjes së bejlerëve Gjinolli, që ishin prijës turq me origjinë shqiptare 477 . Pjesëtarët e kësaj familje:

Maliq Pasha, Jashar Pasha, Fuad Beu dhe të tjerë, në kthinat e shtëpive të tyre, ekspozonin në fillim

një koleksion të pasur armësh të të parëve të tyre, si dhe armët e veta. Nëpër odat e kullës, e cila është

mjaft e madhe dhe me një oborr e kopsht të madh, në mure ishin vendosur një serë koleksionesh të

monumenteve 478 .

Në fillim të shekullit XX pallatin dhe konaqet e Gjinollit i vizitoi B. Nushioq. Sipas përshkrimeve

të tij, thuhet se dhomat e Jashar pashës ishin plot me armë të vjetra, kishte një shumicë pushkësh të

vjetra, shpatash, jataganësh, xhilitësh, pisqollash, kordhash, mëzdrakësh, etj. Aty ndodhej edhe

gijotina, me të cilën xhelati i Jashar pashës priste koka. Shpatat ishin të stolisura me ari dhe argjend

me fragmente nga Kur’ani dhe me emrat e sulltanëve. Nushiq vë në dukje se këto konaqe paraqisnin

një muze të tërë 479 .

Realisht kultura kombëtare gjendej në rrethana të rënda politike, shoqërore dhe në kushte të një

baze ekonomike, herë-herë të shkatërruar plotësisht nga luftërat e vazhdueshme për çlirim kombëtar

kundër pushtuesit osman, por edhe nën një presion të vazhdueshëm dhe të kërcënimit permanent nga

fqinjët ballkanikë, me përkrahjen e gjithanshme të Rusisë. Me pak fjalë, kombi shqiptar u lind në

rrethana lufte, vazhdoi rritën nëpër luftëra që nuk pushuan 480 . Ashtu edhe kultura mbijetoi në saje të

një konsolidimi të fortë, që ishte krijuar në shekuj.

Andaj personalitete të shquara, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, filluan që të jepnin

kontributet e tyre në trashëgimi. Njëri nder ta ishte edhe At Shtjefën Gjeqovi. Qysh nga viti 1900

Gjeçovi u mor intensivisht me kërkime dhe zbulime të varrezave ilire e mesjetare, me mbledhjen e

monedhave, mbishkrimeve dhe objekteve të ndryshme arkeologjike. Gjeçovi vazhdimisht bën thirrje

duke ftuar njerëzit të kërkojnë për veten e tyre, “Visari i jonë, historia e jonë gjenden të mbuluara nën

dhe , kush e din sa poshtë a pëllëmbë, e ne si biem mbrapa”. Për ne kanë çmim të madh sende të

vjetra që mund të gjenden në gji të tokës sonë, pa marrë parasysh a janë të hekurta, të arta a të

argjendta 481 .

Kjo kulturë materiale e zbuluar në viset e Kosovës, përbën një thesar i cili është i pafund, ashtu si

vetë jeta e popujve 482 . Shqiptarët si popull autokton dhe më i vjetri në Ballkan kishin një traditë dhe

kulturë të shumënduarshme, e cila ka ngelur deri në ditët e sotme. Lëndët e kësaj trashëgimie të

lëvizshme dhe të pa lëvizshme, pos tjerash, kanë edhe vlera artistike. Shumë vlera muzeale të kulturës

materiale shqiptare të periudhave më të hershme historike e deri në kohërat e reja janë eksponate të

muzeumeve të ndryshme, si botërore ashtu edhe rajonale.

474

Ibid, pp. 223,224.

475

Fejaz Drancolli, Rrënimi i kullës, op cit, p. 43.

476

Milan Filipović, Prilog istoriji naših muzeja, Muzeji 8, Zagreb, 1953, pp. 126,127.

477

Vasilije Kozarac, Muzej Kosova i Metohije - rad od osnivanja do danas, Glasnik Muzeja Kosova i

Metohije I, Priština, 1956, p. 9.

478

T. Morina, op cit p. 237.

479

Branisllav Nušić, Kosovo, opis zemlje i naroda, II, Matica Srpska, Novi Sad, 1903, p. 19.

480

Muhamet Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë 1989, p. 258.

481

Shtjefën Gjeqovi, Një argëtim arkeologjik, Zani i Shna Ndout VIII, nr 4, Shkodër 1920, p. 158.

482

Aleks Buda, Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj, in Konferenca Kombëtare e Studimeve

Etnografike, 28-30, VI, 1976, Tiranë 1977 p. 17.

~ 492 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!