20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr.sci. Faik SAHITI: MUZEALE TË KOSOVËS NË VEND DHE NË DISA MUZE TË

SERBISË DHE MAQEDONISË

Përpjekjet e para në fushën e muzeologjisë në Kosovë

Kultura humaniste lindi atë ditë kur Terenci tha: “Çdo gjë që është njerëzore për mua s’është e

huaj...”. Rreth njëzet shekuj më vonë, piktori flaman, Rubensi, këtij mendimi i dha një kuptim edhe

më të thellë: “Gjithë botën e konsideroj atdhe timin”. Këtë porosi muzetë ua përcjellin të gjitha

vendeve dhe njerëzve të botës, duke përdorur gjuhën ndërkombëtare të artit. 468

Muzeumet janë dëshmitarë të kontinuitetit të njerëzimit, ndërsa kuptimi thelbësor i tyre është

rezistenca kundër shkatërrimit, kundër vdekjes së trashëgimisë së lëvizshme, sepse grumbullimi,

ruajtja, prezantimi, si dhe studimi i tyre mundësojnë ruajtjen e vlerave të qytetërimit, të realizuara nga

etnikume, në periudha të ndryshme kohore. Ndaj, në detyrat parësore të muzeologjisë ngërthehen

gjithashtu përpunimi i parimeve shkencore, puna praktike, kompletimi, pasurimi, regjistrimi, ruajtja,

restaurimi i objekteve, eksponateve, fondeve, puna kërkimore, kategorizimi, ekspozimi, veprimtaria

shkencore, kulturore, edukative, etj. Andaj, jo rastësisht thuhet se vizitat dhe takimet me monumente,

pasurojnë shpirtin njerëzor. 469

Edhe në viset tona, gjatë historisë, ishin grumbulluar dhe krijuar koleksione të veprave, si

artistike ashtu edhe të gjinive të tjera me vlera historike. Andaj territoret etnike shqiptare patën fatin e

rëndë historik që të jenë pre e lakmitarëve dhe pushtuesve, posaçërisht të atyre ballkanikë. Kosova,

për dallim prej viseve tjera shqiptare, nuk ka arritur akoma të konsolidohet në aspektin e grumbullimit

të fondeve për zgjerimin e rrjetit të muzeve në të gjitha hapësirat e vendit.

Kjo trashëgimi që paraqitet në një vazhdimësi të pandërprerë që nga parahistoria e këtej, edhe pse

e rrënuar dhe e shkatërruar në masë të konsiderueshme, megjithatë, ofron një lëndë të bollshme me

vlera të njëmendta, që do duhej studiuar mirëfilli dhe gjithanshëm 470 . Ajo krahas gjuhës prezanton me

përpikëri etnitetin dhe identitetin kombëtar 471 .

Në Kosovë ruhen që prej kohësh më të lashta materiale të vlefshme nëpër familje dhe

institucione fetare. Reliktet muzeore ruhen nga dashuria ndaj të parëve. Shembuj të mirë për uajtje të

këtij thesari të trashëgimisë kulturore ishin manastiret dhe kishat mesjetare, duke mos lënë anash as

xhamitë, teqetë, tyrbet, si dhe familjet bujare. Në këtë kontekst po përmendim kishën e Prizrenit,

manastirin e Deçanit, patrikanën e Pejës, kishën e Graçanicës, etj 472 .

Thesaret e manastireve dhe kishave të Kosovës mund të konsiderohen si embrione të

koleksioneve të muzeve, që shekuj me radhë i kanë qëndruar dhëmbit të kohës dhe e kanë ruajtur deri

më sot trashëgiminë kulturore – historike, që lindi kryesisht në këtë trevë dhe u ruajt me kujdes nga

banorët e këtyre viseve (nga banorët shqiptarë) 473 .

468

Grup Autorësh, Muzetë e Botës – Muzeo Britanik – Londër, Prishtinë 1980, p. 3.

469

Grup Autoresh, Muzete e Botes - Luvri – Paris, Prishtinë 1980, p. 9.

470

Flamur Doli, Arkitektura tradicionale- popullore e Kosovës, Katalog i ekspozitës shkencore Kosova

2001, p. 5.

471

Fejaz Drancolli, Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë 2004, p. 112.

472

Deroko Aleksander, Monumentalna i dekorativno arhitektura u Srednjevekovnoj Srbiji, Beograd 1953, pp 59,

60.

473

Tefik Morina, Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e Muzeut të Kosovës, Prishtinë 1974, p. 228.

~ 491 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!