20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

burime që anashkalohen nga historiografia serbe, dhe merr për bazë kryesisht epikën popullore serbe,

që në kundërshtim me të dhënat burimore historike, shihet se mohojnë prezencën dhe pjesëmarrjen

konkretisht të shqiptarëve dhe rolin e tyre në këtë ngjarje si dhe të popujve të tjerë.

Nga të gjitha këto që u thanë, do të shohim shumë pak autorë serbë që do të përmendin

pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës. Kështu D. K. Jovanoviq pranon se shqiptarët në

Betejën e Kosovës i ka udhëhequr Theodori II Muzaka dhe Gjergji II Balshaj. Qëndrim identik me

këtë mban edhe njohësi i mirë i Betejës së Kosovës J. Mishkoviq. Ky bën të ditur se Balshaj ishte në

Kosovë dhe se “në dokumente autentike ndryshe nuk mund të thuhet”. 467 Pjesëmarrjen e shqiptarëve

në Betejën e Kosovës e mbështesin në shkrimet e tyre edhe shumë studiues nga vendet e ndryshme të

Evropës, ku më të rëndësishmit veçohen: N. Jorga, E. Durham, E. Jaque etj., Në këtë drejtim do ta

veçonim edhe elaborimin e studiuesit frëng A. Dyselie. Sipas tij “popullsia shqiptare jo vetëm që nuk

erdhi atje ( në Fushën e Kosovës B.M.) e sjell nga armiku, por ajo, që nga Liqeni i Shkodrës deri në

Kosovë, u bashkua dhe rezistoi me popullsitë e tjera të krishtera”.

Në historiografinë shqiptare sot Beteja e Parë e Kosovës, është trajtuar gjerësisht dhe ka

dhënë rezultatet e saj të njohura për këtë çështje: Beteja e Parë e Kosovës ka karakter të një koalicioni

të gjerë forcash nga të dyja anët. Forcat ballkanike ishin të përbëre nga zotërinjtë feudal në Ballkan të

cilët edhe e shihnin rrezikun osman për lirin e tyre. Koalicioni ballkanik është udhëhequr nga Lazar

Hrebelanoviqi, me Kryezotërinjë të tjerë, Gjegj Balshën, Theodor Muzakën Vlatko Vukoviqin etj.

Kurse koalicionin osman e përbënin forcat e shumta nga perandori dhe nga vendet vasale të saj. Këto

forca janë udhëhequr nga Sulltan Murati I. Epilogu i betejës merr përfundimin e saj me vrasjen e të dy

udhëheqësve Lazarit dhe Sulltan Muratit. Fitore korrën forcat osmane me çka edhe vendosën fillimet e

pushtimeve dhe të sundimit të treva në Ballkan. Me 1392 Perandori Osmane pushtoi Shkupin dhe këtu

u bë qendra e mëtejme osmane për pushtime në Ballkan. Krye heroi i kësaj betejë është Milosh

Kopiliqi, një shqiptare nga fshati Kopiliq i Drenicës. Këto rezultatet të historiografisë shqiptare janë

elaboruar qartësisht në vitin 1989 me rastin e simpoziumit për Gjashtëqind vjetorin e Betejës së Parë

të Kosovës. Nga ai simpozium kanë dalë studime të shumë studiuesve shqiptarë që zënë vend meritor

për studimin e Betejës së Parë të Kosovës 1389, si Selami Pulaha, Petrika Thëngjilli, Pëllumb Xhufi,

Luan Malltezi, Iljaz Rexha, Skender Rizaj, Jahja Drançolli, Flamur Hadri etj.

Në fund të themi se historiografia shqiptare në Kosovë ka rritën dhe rezultatet e saja shumë të

rëndësishme. Por, sot nga kjo kërkohet të arrijë rezultate konkurruese evropiane. Kjo mbase arrihet me

formë institucionalizuar, me përkrahje dhe mbështetje të duhur nga segmentet që mundësojnë

avancimin e mëtejmë të historiografisë në Kosovë. Mbajtja e “Javës së Shkencës” nga Ministria e

Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT-it hap shtigje të dëshiruara për zhvillimin e shkencës

në Kosovë.

Recenzentë:

Prof.dr. Izber Hoti

Prof. dr. Haki Kasumi

467 J. Mišković, Kosovska gitka (15.juna 1389 godine), Beograd, 1933.

~ 489 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!