20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

pjesë e popullsisë me kohë mori përkatësinë e njëjtë fetare me pushtetmbajtësit – që ishte ortodokse

dhe nën ndikimin e madh të kishës dhe shtetit është e qartë se ajo ishte veshur me shumicë

antroponimia sllave. Prandaj, antroponimia sllave e përhapur gjerësisht në këtë treve nuk dëshmon se

aty ishte popullsia kryesisht sllave, por dëshmon të kundërtën: “ Se aty ishte e pranishme me shumicë

popullata shqiptare, që kishte antroponimi arbërore-shqiptare, por kishte edhe shqiptarë me

antroponimi të huaj – sllave” 462 .

Historianët serb (këtu përfshihen pothuajse të gjithë historianët serb) e shpjegojnë shtimin e

popullatës shqiptare në Kosovë gjatë periudhës se hershme osmane, nëpërmjet emigrimit fizik: ata

shpjegojnë se shqiptarët nga Malësia e Veriut territore në Shqipëri u nxitën nga osmanët që të

vendoseshin në Kosovë, dhe se shumë prej tyre kaluan në fenë islame për të shfrytëzuar mundësit për

status më të mirë, gjegjësisht me marrjen e pronave të ndryshme, si timare etj, kurse serbët të cilët

ishin bërë myslimanë, jo vetëm se u islamizuan tërësisht, por herët a vonë edhe u shqiptarizuan. Këto

sugjerime të historianëve serb kundërshtohen bindshëm nga faktet që burojnë nga burimet osmane.

Zyrtarët osman zakonisht në hartimin e dokumenteve regjistruese, shënonin se cilët krerë të familjeve

ishin “ardhacak” (të ardhur) në vendbanimet e tyre. Në Sanxhakun e Prizrenit, me 1591, në mesin e 41

shqiptarëve të lindur aty, janë shënuar vetëm 5 emra të ardhacakëve shqiptarë 463 . Pastaj në vitet 1460-

1490 në qytete e Kosovës shënohen gjithsej 25 të ardhur shqiptarë, por që 13 prej tyre kishin emra

sllav dhe disa prej tyre kishin ardhur nga Bosnja. Kjo dëshmi hedh poshtë idenë e ardhjes së

shqiptarëve nga Shqipëria e Veriut në Kosovë. Argumente të tjera më të përgjithshme kundër idesë së

ardhjes, mbështetet në numrin relativ të popullatës si dhe në shkallën e shtimit të saj. Popullata e

Kosovës gjatë kësaj periudhe ishte shumë më e madhe se sa popullatat e Shqipërisë së Veriut dhe asaj

të Mesme. Prandaj, kjo nuk kishte mundës të ndodhte 464 .

Kështu, me paraqitjen e të dhënave të mësipërme bazuar mbi burimet osmane, si Regjistrimi i

trevës së Brankoviqëve nga viti 1455-Vilajeti Velk- Vilajeti i Vukut; Defteri i Sanxhakut të Shkodrës

nga viti 1455; Defteri i Sanxhakut të Vuçiternës 1462; Defteri i Sanxhakut të Prizrenit 1591 dhe

Defteri i Sanxhakut të Dukagjint 1571-1591 arrijmë deri tek qëndrimet historianëve shqiptarë në

Kosovë se, ilirët-dardanët-arbërorët ishin popullatë autoktone e territoreve të sotme të Kosovës që nga

kohët e lashta, gjatë mesjetës e deri më sot, ku jeton populli shqiptar si pasardhës i drejtpërdrejt i tyre.

Beteja e Kosovës e vitit 1389 është zhvilluar në afërsi të Prishtinës e njohur si ndeshje mes

koalicionit gjerë nga Ballkani dhe forcave të shumta të Perandorisë Osmane 465 . Historiografia serbe

këtë betejë përpiqet ta paraqesë si ngjarje vetëm ndërmjet serbe kundër osmanëve 466 . Qëllimi është që

të paraqiten serbët si mbrojtës të Evropës nga ana e pushtimeve osmane në atë kohë. Historiografia

serbe dhe propaganda e saj lidhur me pjesëtarët e koalicionit kundër osmanëve, thekson se në Betejë

morën pjesë “shtetet e krijuara serbe”të udhëhequra nga Knazi Llazar, sundimtar i shtetit “serb” të

Moravës, “sundimtarit të Kosovës” Vuk Brankoviqit me ushtritë e tyre. Në këtë drejtim, ata u

ndihmuan vetëm nga Bosnja, mbreti Tvrtko I, dhe ajo ka qenë një ushtri e vogël në përbërje siç

theksohet jo fort e rëndësishme (6000 ushtarë) të udhëhequra nga komandanti Vlatko Vukoviq.

Kështu që tendencat shihen qartazi se janë vetëm këta “serb” që zhvilluan luftë kundër depërtimeve

osmane në Ballkan, njëherazi duke mbrojtur popullatën të krishterë të Ballkanit. Në anën tjetër,

burimet historike, si osmane, bizantine, italiane, raguzane, shqiptare et., flasin për pjesëmarrjen e disa

popujve të Ballkanit, si: shqiptarët, kroatët, hungarezët, vllehët, gregët, bullgarët, çekët etj., pra

462

M. Tërnava, Popullsia e Kosovës…, f. 45-46.

463

M. Tërnava, Popullsia e Kosovës..., f. 401-465.

464

Po aty, f. 401-465.

465

M. Tërnava, Diskursi shkurtër nga toponimia, beteja e Kosovës gjatë shekujve XIV-XV, dhe vendosja e

atëhershme e pushtetit turk në Dardani-Kosovën e shekullit XV, Prishtinë, 2007; I. Rexha, Beteja e Kosovës në

kronika-burime osmane të shekujve XV-XVI, Gjurmime albanologjike, seria historike, nr. 19-1989, Prishtinë,

1990; M. Pirraku, Pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Kosovës (1389), Gjurmime albanologjike, seria

historike, XX-1990, Prishtinë, 1991.

466

Kosovska bitka i posledice (grup autorësh), Beograd, 1991; D. Bogdanović, Kniga o Kosovu, SANU, Beograd,

1985; S. Čirković, The Serbs, 2004

~ 488 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!