Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 veprimtarit e shuma ekonomike si, Xehtaria, Bujqësia, Bletaria , Vreshtaria, ishin mjaft të zhvilluara në mesjetë. Historiografia serbe, duke spekuluar mbi të dhëna historike serbe si aktdhurata e manastireve serbe të cilat posedonin prona të shumta në territorin e Kosovës, janë përpjekur të mohojnë autoktoninë dhe praninë e popullatës shqiptare në Kosovë gjatë mesjetë dhe ta paraqesin atë të ardhur pas fundit të shek. XVII nga viset malore të Shqipërisë. Duke u marrë me këtë çështje pothuajse në të gjitha punimet e saja historiografia serbe deri më sot, mban qëndrim të njëanshme në konstatimet se struktura etnike e popullsisë në territorin e sotëm të Kosovës gjatë mesjetës duke vazhduar deri nën sundimin osman (gjysma e dytë e shek. XV) e përbënte vetëm “popullata serbe”, pra në kuptimin se treva ishte e popullzuar vetëm nga “serbët”. Studiuesi serb St. Stanojeviq i cili edhe është marrë me çështje etnike ne Kosovë gjatë mesjetës, në hulumtimet e tija – në Krisobulën e Deçanit, edhe pse i nxjerrë disa emra të paktë shqiptarë dhe vlleh që dalin në nga dokumentet sllave, vjen në përfundim se nuk ekzistonte ndonjë strukturë etnike heterogjene e popullsisë në atë trevë, pavarësisht se aty përmenden shqiptarët dhe vllehët, dhe se gjykuar sipas emrave të njerëzve brenda familjeve del se edhe ata ishin “serbë” 458 . Studiuesi Muhamet Tërnava në kritikën e bërë St. Stanojeviqit konstaton se “autori serb duke marrë parasysh emrat e paktë shqiptarë ( kupto vazhdimisht arbërorë. B.M), dhe vllehë, në krahasim me numrin e madh të antroponimeve sllave që dalin në aktdhuratat e lëshuara nga sundimtarët serbë për manastiret dhe kishat, arrin në përfundim të gabuar se antroponimet karakteristike për shqiptarët dhe ato vllahe nuk kishin domethënie etnike, nuk paraqisnin shqiptarin e as vllahun, por paraqisnin serbin dhe ishin në funksion të antroponimisë dhe popullatës se feudit të Deçanit”. 459 Me problemin demografik të Kosovës në të kaluarën për qëllime tendencioze janë marrë disa studiues serbë të profileve të ndryshme të shkencave shoqërore. Hulumtimet e tyre bazohen në të dhëna gojore në terren e të paverifikuara. Ata krijuan teorinë pa asnjë mbështetje burimore shkencore se “ata shqiptarë (kupto arbrit, B.M) që nuk mund ta përcjellin gjenealogjinë e tyre të largët, apo ata të cilët e ruajnë përkatësinë e tyre fisnore të fiseve nga Shqipëria Veriore në Kosovë kanë ardhur nga pjesët veriore të Shqipërisë së sotme nga shekulli XVIII dhe se një pjesë e tyre është rezultat i asimilimit të serbëve në shqiptarë nën presionin asimilues të sundimit turk nëpërmjet islamizimit”, nxjerrin përfundime ekstra-shkencore se Kosova gjatë sundimit të Nemanjidëve (fundi i shek. XII deri në vitin 1371) dhe në përgjithësi në periudhën para osmane ishte e popullzuar vetëm nga serbët. Kjo shihet në punimet e simpoziumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve në vitin 1986, botuar në vitin 1988 në një vëllim të veçantë në serbokroatisht dhe frëngjisht “Iliri i Albanci” dhe në shumë botime të tjera si “Kosova i Metohija u srpskoj istoriji”, Beograd, 1989, “Zadužbine Kosova O Kosovu i Kosovo (Spomenici i znamenja srpskog naroda), Prizren-Beograd, 1987, ku shfaqen pikëpamje tendencioze të llojit të vet si: “në Kosovë turqit gjetën dhe regjistruan një popullatë e cila ishte pothuaj e pastër serbe…, disa fshatra serbe të braktisura i popullzuan qysh në shek. XVI, blegtorë shqiptarë”. 460 Studiuesi ynë i çështjes demografike mesjetare Muhamet Tërnava vëren tek autorët serbë se, edhe pse hasen në këtë material gojor deklarime të këtilla, kishte një pjesë të shqiptarëve të këtij territori që nuk mbanin mend që të jenë të ardhur, por historianët serbë nuk i pranuan këto si fakte për ekzistimin e etnosit arbëror në kohën para osmane. 461 Historiografia shqiptare mbi studimet e dokumenteve mesjetare cirilike sllave , shkoqit se “Shqiptarët që nga fillimi i shekullit XIII u gjendën vijimisht nën sundimin e Nemanjidëve dhe duke qenë në rrethana të tilla, nuk patën mundësi të formimit të institucioneve fetare e as shtetërore, një 457 S. Daci, “Disa të thëna ekonomike për Kosovën gjatë mesjetës” Buletini i Fakultetit Filozofik XIII/1993, Prishtinë, 1993. 458 St. Stanojević, Lićna imena i narodnost u Serbiji srednjega veka, Beograd, 1928, f. 29. 459 M. Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995, f. 16. 460 Kosovo i Metohija u srpskoj istoriji, (grup autorësh) Beograd, 1989, f. 8-9. 461 M. Tërnava, Studime për mesjetën, Pejë, 2000, f. 165. ~ 487 ~

KUMTESA pjesë e popullsisë me kohë mori përkatësinë e njëjtë fetare me pushtetmbajtësit – që ishte ortodokse dhe nën ndikimin e madh të kishës dhe shtetit është e qartë se ajo ishte veshur me shumicë antroponimia sllave. Prandaj, antroponimia sllave e përhapur gjerësisht në këtë treve nuk dëshmon se aty ishte popullsia kryesisht sllave, por dëshmon të kundërtën: “ Se aty ishte e pranishme me shumicë popullata shqiptare, që kishte antroponimi arbërore-shqiptare, por kishte edhe shqiptarë me antroponimi të huaj – sllave” 462 . Historianët serb (këtu përfshihen pothuajse të gjithë historianët serb) e shpjegojnë shtimin e popullatës shqiptare në Kosovë gjatë periudhës se hershme osmane, nëpërmjet emigrimit fizik: ata shpjegojnë se shqiptarët nga Malësia e Veriut territore në Shqipëri u nxitën nga osmanët që të vendoseshin në Kosovë, dhe se shumë prej tyre kaluan në fenë islame për të shfrytëzuar mundësit për status më të mirë, gjegjësisht me marrjen e pronave të ndryshme, si timare etj, kurse serbët të cilët ishin bërë myslimanë, jo vetëm se u islamizuan tërësisht, por herët a vonë edhe u shqiptarizuan. Këto sugjerime të historianëve serb kundërshtohen bindshëm nga faktet që burojnë nga burimet osmane. Zyrtarët osman zakonisht në hartimin e dokumenteve regjistruese, shënonin se cilët krerë të familjeve ishin “ardhacak” (të ardhur) në vendbanimet e tyre. Në Sanxhakun e Prizrenit, me 1591, në mesin e 41 shqiptarëve të lindur aty, janë shënuar vetëm 5 emra të ardhacakëve shqiptarë 463 . Pastaj në vitet 1460- 1490 në qytete e Kosovës shënohen gjithsej 25 të ardhur shqiptarë, por që 13 prej tyre kishin emra sllav dhe disa prej tyre kishin ardhur nga Bosnja. Kjo dëshmi hedh poshtë idenë e ardhjes së shqiptarëve nga Shqipëria e Veriut në Kosovë. Argumente të tjera më të përgjithshme kundër idesë së ardhjes, mbështetet në numrin relativ të popullatës si dhe në shkallën e shtimit të saj. Popullata e Kosovës gjatë kësaj periudhe ishte shumë më e madhe se sa popullatat e Shqipërisë së Veriut dhe asaj të Mesme. Prandaj, kjo nuk kishte mundës të ndodhte 464 . Kështu, me paraqitjen e të dhënave të mësipërme bazuar mbi burimet osmane, si Regjistrimi i trevës së Brankoviqëve nga viti 1455-Vilajeti Velk- Vilajeti i Vukut; Defteri i Sanxhakut të Shkodrës nga viti 1455; Defteri i Sanxhakut të Vuçiternës 1462; Defteri i Sanxhakut të Prizrenit 1591 dhe Defteri i Sanxhakut të Dukagjint 1571-1591 arrijmë deri tek qëndrimet historianëve shqiptarë në Kosovë se, ilirët-dardanët-arbërorët ishin popullatë autoktone e territoreve të sotme të Kosovës që nga kohët e lashta, gjatë mesjetës e deri më sot, ku jeton populli shqiptar si pasardhës i drejtpërdrejt i tyre. Beteja e Kosovës e vitit 1389 është zhvilluar në afërsi të Prishtinës e njohur si ndeshje mes koalicionit gjerë nga Ballkani dhe forcave të shumta të Perandorisë Osmane 465 . Historiografia serbe këtë betejë përpiqet ta paraqesë si ngjarje vetëm ndërmjet serbe kundër osmanëve 466 . Qëllimi është që të paraqiten serbët si mbrojtës të Evropës nga ana e pushtimeve osmane në atë kohë. Historiografia serbe dhe propaganda e saj lidhur me pjesëtarët e koalicionit kundër osmanëve, thekson se në Betejë morën pjesë “shtetet e krijuara serbe”të udhëhequra nga Knazi Llazar, sundimtar i shtetit “serb” të Moravës, “sundimtarit të Kosovës” Vuk Brankoviqit me ushtritë e tyre. Në këtë drejtim, ata u ndihmuan vetëm nga Bosnja, mbreti Tvrtko I, dhe ajo ka qenë një ushtri e vogël në përbërje siç theksohet jo fort e rëndësishme (6000 ushtarë) të udhëhequra nga komandanti Vlatko Vukoviq. Kështu që tendencat shihen qartazi se janë vetëm këta “serb” që zhvilluan luftë kundër depërtimeve osmane në Ballkan, njëherazi duke mbrojtur popullatën të krishterë të Ballkanit. Në anën tjetër, burimet historike, si osmane, bizantine, italiane, raguzane, shqiptare et., flasin për pjesëmarrjen e disa popujve të Ballkanit, si: shqiptarët, kroatët, hungarezët, vllehët, gregët, bullgarët, çekët etj., pra 462 M. Tërnava, Popullsia e Kosovës…, f. 45-46. 463 M. Tërnava, Popullsia e Kosovës..., f. 401-465. 464 Po aty, f. 401-465. 465 M. Tërnava, Diskursi shkurtër nga toponimia, beteja e Kosovës gjatë shekujve XIV-XV, dhe vendosja e atëhershme e pushtetit turk në Dardani-Kosovën e shekullit XV, Prishtinë, 2007; I. Rexha, Beteja e Kosovës në kronika-burime osmane të shekujve XV-XVI, Gjurmime albanologjike, seria historike, nr. 19-1989, Prishtinë, 1990; M. Pirraku, Pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Kosovës (1389), Gjurmime albanologjike, seria historike, XX-1990, Prishtinë, 1991. 466 Kosovska bitka i posledice (grup autorësh), Beograd, 1991; D. Bogdanović, Kniga o Kosovu, SANU, Beograd, 1985; S. Čirković, The Serbs, 2004 ~ 488 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

veprimtarit e shuma ekonomike si, Xehtaria, Bujqësia, Bletaria , Vreshtaria, ishin mjaft të zhvilluara

në mesjetë.

Historiografia serbe, duke spekuluar mbi të dhëna historike serbe si aktdhurata e manastireve

serbe të cilat posedonin prona të shumta në territorin e Kosovës, janë përpjekur të mohojnë

autoktoninë dhe praninë e popullatës shqiptare në Kosovë gjatë mesjetë dhe ta paraqesin atë të ardhur

pas fundit të shek. XVII nga viset malore të Shqipërisë. Duke u marrë me këtë çështje pothuajse në të

gjitha punimet e saja historiografia serbe deri më sot, mban qëndrim të njëanshme në konstatimet se

struktura etnike e popullsisë në territorin e sotëm të Kosovës gjatë mesjetës duke vazhduar deri nën

sundimin osman (gjysma e dytë e shek. XV) e përbënte vetëm “popullata serbe”, pra në kuptimin se

treva ishte e popullzuar vetëm nga “serbët”. Studiuesi serb St. Stanojeviq i cili edhe është marrë me

çështje etnike ne Kosovë gjatë mesjetës, në hulumtimet e tija – në Krisobulën e Deçanit, edhe pse i

nxjerrë disa emra të paktë shqiptarë dhe vlleh që dalin në nga dokumentet sllave, vjen në përfundim

se nuk ekzistonte ndonjë strukturë etnike heterogjene e popullsisë në atë trevë, pavarësisht se aty

përmenden shqiptarët dhe vllehët, dhe se gjykuar sipas emrave të njerëzve brenda familjeve del se

edhe ata ishin “serbë” 458 .

Studiuesi Muhamet Tërnava në kritikën e bërë St. Stanojeviqit konstaton se “autori serb

duke marrë parasysh emrat e paktë shqiptarë ( kupto vazhdimisht arbërorë. B.M), dhe vllehë, në

krahasim me numrin e madh të antroponimeve sllave që dalin në aktdhuratat e lëshuara nga

sundimtarët serbë për manastiret dhe kishat, arrin në përfundim të gabuar se antroponimet

karakteristike për shqiptarët dhe ato vllahe nuk kishin domethënie etnike, nuk paraqisnin shqiptarin e

as vllahun, por paraqisnin serbin dhe ishin në funksion të antroponimisë dhe popullatës se feudit të

Deçanit”. 459

Me problemin demografik të Kosovës në të kaluarën për qëllime tendencioze janë marrë disa studiues

serbë të profileve të ndryshme të shkencave shoqërore. Hulumtimet e tyre bazohen në të dhëna gojore

në terren e të paverifikuara. Ata krijuan teorinë pa asnjë mbështetje burimore shkencore se “ata

shqiptarë (kupto arbrit, B.M) që nuk mund ta përcjellin gjenealogjinë e tyre të largët, apo ata të cilët

e ruajnë përkatësinë e tyre fisnore të fiseve nga Shqipëria Veriore në Kosovë kanë ardhur nga pjesët

veriore të Shqipërisë së sotme nga shekulli XVIII dhe se një pjesë e tyre është rezultat i asimilimit të

serbëve në shqiptarë nën presionin asimilues të sundimit turk nëpërmjet islamizimit”, nxjerrin

përfundime ekstra-shkencore se Kosova gjatë sundimit të Nemanjidëve (fundi i shek. XII deri në vitin

1371) dhe në përgjithësi në periudhën para osmane ishte e popullzuar vetëm nga serbët. Kjo shihet në

punimet e simpoziumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve në vitin 1986, botuar në vitin

1988 në një vëllim të veçantë në serbokroatisht dhe frëngjisht “Iliri i Albanci” dhe në shumë botime të

tjera si “Kosova i Metohija u srpskoj istoriji”, Beograd, 1989, “Zadužbine Kosova O Kosovu i Kosovo

(Spomenici i znamenja srpskog naroda), Prizren-Beograd, 1987, ku shfaqen pikëpamje tendencioze të

llojit të vet si: “në Kosovë turqit gjetën dhe regjistruan një popullatë e cila ishte pothuaj e pastër

serbe…, disa fshatra serbe të braktisura i popullzuan qysh në shek. XVI, blegtorë shqiptarë”. 460

Studiuesi ynë i çështjes demografike mesjetare Muhamet Tërnava vëren tek autorët serbë se,

edhe pse hasen në këtë material gojor deklarime të këtilla, kishte një pjesë të shqiptarëve të këtij

territori që nuk mbanin mend që të jenë të ardhur, por historianët serbë nuk i pranuan këto si fakte për

ekzistimin e etnosit arbëror në kohën para osmane. 461

Historiografia shqiptare mbi studimet e dokumenteve mesjetare cirilike sllave , shkoqit se

“Shqiptarët që nga fillimi i shekullit XIII u gjendën vijimisht nën sundimin e Nemanjidëve dhe duke

qenë në rrethana të tilla, nuk patën mundësi të formimit të institucioneve fetare e as shtetërore, një

457

S. Daci, “Disa të thëna ekonomike për Kosovën gjatë mesjetës” Buletini i Fakultetit Filozofik XIII/1993,

Prishtinë, 1993.

458

St. Stanojević, Lićna imena i narodnost u Serbiji srednjega veka, Beograd, 1928, f. 29.

459

M. Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995, f. 16.

460

Kosovo i Metohija u srpskoj istoriji, (grup autorësh) Beograd, 1989, f. 8-9.

461

M. Tërnava, Studime për mesjetën, Pejë, 2000, f. 165.

~ 487 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!