20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

e popujve tjerë. Përpara tij mund t’i thoshim histori edhe kallëzimit, edhe legjendës, edhe këngës,

edhe mitit: por, duke lexuar veprat e tij do të kemi mundësi të bindemi se historia është një dije, në të

cilën njerëzit mësohen, të kuptojnë se kush ishin, se kush janë dhe, më në fund se kush duhet të

jenë” 452 ,

Historian serb Dimitrije Bogdanoviqi “duke manipuluar me imuputime politike, nuk ngurron

që, para emrit të Akademik Ali Hadrit, të vë shenja te punonjësit kulmor të nacionalizmit të egër

agresiv shqiptar dhe të sinkronizuesit të fushatës kundër popullit serb”. Akademik Ali Hadri në

shkrimet e tij për Historinë e Popullit shqiptarë në Kosovë në kuadër të projekteve shtetërore të Ish

Jugosllavisë me rastin e botimit të Enciklopedisë Jugosllave në vitet 70 të shekullit të kaluar shkroi

për Principatën e Arbërisë si një formacion politik të formësuar shqiptarë të asaj kohe. Ai mbështetet

në Burimet historike ku thuhet “Dhimitri arhont i Arbanumit” pra “Dhimitri udhëheqës i Arbërisë”

dhe Dhimitri në dokumente bizantine mbante titullin “ Panhipesevast” titull ky që jepej vetëm nga

oborri mbretëror bizantin, dhe ishte titull i rangut të lartë politik sipas koncepcionit politik të

Perandorisë Bizantine 453 . Dhimitri si udhëheqës i Arbërisë u garantonte Republikës Raguzane se mund

të merren me tregti në mënyrë të sigurt në shtetin e tij, nëpër tokë e det, pa kurrfarë takse doganore,

janë këto burime që përdorë Ali Hadri në shpjegimin e Principatës së Arbërisë në kuadër të hartimit të

projektit të Enciklopedisë Jugosllave. Mirëpo, qasja e thellë shkencore e Ali Hadrit bëhet objekt i

shqyrtimit të madh të redaksive të shumta të republikave dhe të Krahinave të Ish Jugosllavisë dhe të

Akademisë ushtarake Jugosllave. Ndër historianët më të zëshëm si Sima Qirkoviqi, Millorad

Ekmeqiç, Vlladimir Didjer etj, të cilët ishin edhe redaktorë për hartimin e Encikloedisë Jugosllave

dhe të Historisë serbe të viteve 1972 dhe 1980. Sima Qirkoviqi thotë se” Ali Hadri ka shkruar për

Principatën e Arbërisë në atë mënyrë ... ....... sa që sugjeron autonominë e njëfarë Principate të

Arbërisë e cila tij nuk ka ekzistuar”. Pikësynimet e tija dhe të historianëve të tjerë serbë, janë që të

mos shohin dhe të mos pranojnë etnikumin arbërore të formësuar dhe të ngritur në aspektin polik me

qëllim që të theksonin se deri në këtë kohë arbërit që dalin në shekullin e XI nuk kanë ndonjë

kontinuitet politik të deri ne shekullin e XV gjegjësisht me epokën e Skënderbeut. Sipas tyre nuk

mund të flitet për kurrfarë formacioni politik e shtetëror e juridik. Mund të flitet për shqiptarë por jo

edhe për Shqipëri si njësi shtet formues. Ndonëse historianët serb, shkruan Profesor Ali Hadri kanë

njohuri te duhura për mesjetën edhe për Epokën e Skënderbeut qëllimshëm janë të njëanshëm dhe se

nuk e shohin atë me qasje objektive shkencore. S. Qirkoviq, dhe B. Hrabaku e sulmuan Akademik Ali

Hadrin se mendimi i tij për origjinën ilire të shqiptarëve dhe për shqiptarët ne shek VIII lidhet me

ideologjinë shqiptaro madhe 454 .

Hulumtimet në fushën ekonomike të shumë studiuesve qofshin të huaj apo shqiptarë tregojnë

se gjatë periudhës mesjetare shek XIII-XV Kosova ishte ndër trevat më të pasura të Ballkanit. Kosova

u bë qendër e zhvilluar ekonomike ën mesjetë me zhvillim të gjithanshëm ekonomik e posaçërisht

ishte e zhvilluar xehetaria. Por historianët serb si B. Hrabak, Sima Qirkoviq të viteve 1980, vejnë në

dukje se edhe pse territori i Kosovës ishte qendër shumë e zhvilluar e xehetarisë, shqiptarët –arbrit e

Kosovës nuk janë marrë më xehetari në mesjetë që sipas tyre nuk dëshmohen në burimet historike.

Mirëpo për të kuptuar se kanë ekzistuare edhe minatorë shqiptarë në Kosovë asokohe, në numër të

konsiderueshëm mjafton të shikohen studimet e Skender Rizaj 455 ku autori përmend një numër

xehetarësh shqiptarë të Kosovës që janë marrë me xehetari asokohe. Aspektet ekonomike të periudhës

mesjetare në Kosovë janë marrë edhe studiues si J. Drançolli 456 , S. Daci 457 të cilët vejnë në pah për

452

R. Qosja, “Nekrolog për Akademik Ali Hadri”, Gjurmime Albanologjike, Seria e shkencave historike 18-19,

Prishtina, 1989, f. 343.

453

A. Hadri – M. Prenkaj, Pasqyrë e historisë nacionale shqiptare, Prishtinë, 1960, f. 27.

454

Ali Hadri, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë,

2003, f. 27.

455

S. Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII Administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizja popullore,

Prishtinë, 1982.

456

J. Drançolli, Raguzanët në Kosovë (prej fundit të shekullit XIII deri në vitin 1455), Prishtinë, 1968.

~ 486 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!