20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr.sc Bedri MUHADRI: HISTORIOGRAFI MESJETARE SHQIPTARE NË KOSOVË

PËRBALLË HISTORIOGRAFISË SERBE

Fillet e historiografisë mesjetare shqiptare në Kosovë datojnë mirëfilli në vitin 1968, me

mbajtjen e Simpoziumit Ndërkombëtar Shkencorë në Prishtinë dhe Tiranë, me rastin e shënimit të vitit

jubilar të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Studiues të shumtë shqiptarë por edhe të huaj, vunë

në pah rezultate të argumentuara shkencore për formimin dhe ekzistimin e Shtetit mesjetar shqiptarë të

kohës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por edhe argumentuan se në mesjetë popullata shqiptare në

arealin e gjerë arbërore ishte etnikum i formësuar politik dhe ekonomik.

Historiografisë shqiptare hedhin poshtë shkrimet e shumta historike të autorë serbë që do të

shfaqen me shkrime, artikuj, dhe vepra të shumta të dedikuara historisë së Kosovës dhe shqiptarëve, të

cilët do të kenë për qëllim që të mohojnë autoktonin e shqiptarëve të Kosovës, dhe sipas tyre, territori

i Kosovës qysh para ardhjes së Perandorisë Osmane ishte pjesë e shtetit serb mesjetar dhe se popullata

e saj ishte në tërësi serbe, gjithnjë deri në shekujt XVII-XVIII. Kreatore e të gjitha “tezave shkencore”

e propagandistike mbi Kosovën, ishte dhe është Akademia Mbretërore serbe 1888-1945 e deri tek

Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve 1945 e deri në ditët e sotme.

Historiografi i parë shqiptarë në Kosovë qe Akademik Ali Hadri. Botimi i veprës “Pasqyrë e

historisë Nacionale-Shqiptare” e autorëve Ali Hadri dhe Milan Perkaj, në vitin 1960 shënon edhe

fillimin e shkuarjes së historiografisë në Kosovë dhe rinjohjen e historisë sonë nacionale, tek nxënësit

dhe opinioni kosovarë. Kontributi i A. Hadrit në shkrimin e historisë nacionale në Kosovë në tekstet e

historisë, u pasqyrua shkencërisht në tekstet vijuese: “Pasqyrë e historisë së shqiptarëve”,

Beograd,1968; “Historia e Popullit shqiptar për shkollat fillore”, Prishtinë, 1970 dhe “ Historia e

popullit shqiptar për shkollat e mesme” Prishtinë,1971. Këto botime shënojnë arritjet e

konsiderueshme shkencore pedagogjike në trajtimin e historisë në Kosovë

Në veprimtarin shkencore të Akademik Ali Hadrit rëndësishëm zënë vend të duhur edhe

aktiviteti dinjitoz shkencor në përcjelljen më vëmendje të duhur të literaturës së huaj e sidomos asaj

serbe, të cilët sa vinin e bëheshin në kohën e tij, tendencioze në shtrembërimin tej mase ndaj së

vërtetës shkencore të historisë sonë që nga Antikiteti e deri te Lufta e Dyte Botërore. Kështu doemos,

Prof. Ali Hadri, iu është dashtë të përballet me argumentin e fakteve historike, ndaj botimeve

shkencore dhe te kolegjiumeve profesionale siç ishte rasti me Enciklopeditë që botoheshin në atë kohë

në vitet 1970 deri në vitin 1980, dhe autorëve të shumtë, kryesisht serb, që me publikimet e tyre,

manifestohej pseudoshkenca e tyre, siç cilësohet nga Akademik Ali Hadri, në dëm, të historiografisë

shqiptare në përgjithësi e në veçanti edhe ndaj epokës së lavdishme shqiptare të kohës së Skënderbeut.

Kështu, duke e parë në volumin kohorë të historisë, themi se Akademik Ali Hadri, u bë monitorues i

mbrojtjes së vlerave shkencore të historiografisë sonë, karshi tentimeve pseudoshkencore serbe dhe

deri diku edhe asaj të Ish Jugosllavisë.

Veprimtari gjithëpërfshirëse shkencorë, e Akademik Ali Hadrit, ku trajtohen aspektet

historike, që nga antikiteti, mbi çështje Ilire, pastaj, aspekte mesjetar, gjenezën e popullit shqiptar,

Epokën e Skënderbeut, pastaj aspektet e Rilindjes shqiptare te fund shek XIX dhe aspektet e tjera

gjate dy luftërave Botërore, dhe pas saj, i bën nder historiografisë sonë në Kosovë që prof. Ali Hadri

njihet si themelues i saj. Epitetin e themeluesit të historiografisë në Kosovë, nga ana e Akademik. Ali

Hadrit, e shprehu Akademik Rexhep Qosja, që konkludon se: “….Prej tij ( prej prof. Ali Hadrit) ne, në

Kosovë, e kishim dëgjuar fjalën histori, por historinë, si të popullit tonë, ashtu edhe të popujve të tjerë

të Ballkanit ose nuk e dinim fare, ose e dinim fare dobët. Ai ishte historiani ynë i parë dhe më i njohur

që në historinë tonë do ta bëjë dije, të çmuar, të nderuar dhe të dëgjuar. Në saje të punës së tij

historike, ne, do të mësohemi ta kuptojmë të kaluarën e popullit tonë dhe të kuptojmë edhe të kaluarën

~ 485 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!