20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar. Demonstratat kërkonin: “Kushte-tutë,

Universitet, Vetëvendosje, Republikë”. 450

Por demonstratat e Kosovës, ndryshe nga ajo që apelonte “Zëri i popullit” në Shqipëri, për autoritetet

kosovare, Komiteti Krahinor i cilësoi si armiqësore. 451

Artikulli aludon se mbas gjithë këtyre krimeve monstruoze fshihej ndonjë pabesi tjetër deri për t’u

cënuar integriteti territorial i Shqipërisë, pasi në Bull-gari ishin vendosur trupa sovjetike.

Këto ishin shkurtimisht disa reflektime për dokumentacionin arkivor si dhe periodikun shqiptar para

dhe pas demonstrtave të vitit 1968 në Kosovë në periudhën e Shtetit monopartiak të Tiranës.

Përfundime

Demonstratat e Kosovës nuk ishin të dhunshme, por shteti përdori dhu-në ndaj tyre. Ato ishin

demonstratat e para në Kosovë pas viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe si të tilla patën jehonë në

popull, pasi u rikthye një kohë që pothuaj ishte harruar.

Demonstratat e Kosovës do të ndiqeshin nga demonstratat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe

në vitet e ardhshme do të përkujtoheshin po me të njëjtën mëyrë, me manifestime të hapura qytetare.

Tito do të shprehej për demonstra-tat e vitit 1968 se “nuk duheshin dramatizuar e hiperbolizuar dhe

nuk duhej t’u jepej rëndësia që nuk e kishin”. Pra, ai thjeshtë donte t’i kanalizonte si demonstrata të

zakonshme studentësh. Por më prill 1969, F. Hoxha, në një bisedë me përfaqësuesit e Lidhjes së

studentëve të shkollave të larta e të fakulteteve të Prishtinës, do të pohonte se “studentët nuk dolën në

rrugë thjesht për të zgjidhur çështjet e studentëve, por për diçka tjetër”.

Demonstratat e vitit 1968 shprehin jo vetëm zhgënjimin dhe revoltën e një një brezi në Kosovë, por

edhe guximin e mënçurinë e tij. Ata që organizuan demonstratat e vitit 1968 në Kosovë e kishin

shumë të qartë se nuk do të mund t’i detyronin pushtetarët serbë e federativë që të shpallnin

Republikën e Kosovës. Por, në frymën e përgjithshme të protestave globale dhe në proceset

decentralizuese të Federatës, studentët kosovarë të asaj kohe dhanë shumë mesazhe, të cilat u kapën

nga pushtetarët që ishin të interesuar për një lloj detante brenda Federatës. Gjithsesi, e rëndësishme

ishte që këto mesazhe u flisnin shqiptarëve të Kosovës për një tranzicion të gjatë e të vështirë, ku lufta

për të drejtat kombëtare e për Republikë do të bëhej qëllimi kryesor i veprim-tarisë së tyre të

ardhshme.

Recenzentë :

Dr. Asllan Zemani

Dr.Prof.as.Bernard Zotaj

450

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Kosova në vështrimin enciklopedik,

Toena, Tiranë 1999, fq.123.

451

Gazeta “Zëri i Popullit”, organ i KQPPSH, nr. 282, datë 24 qershor 1968.

~ 484 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!