20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

në tri gazeta, siç ishin “Zëri i Populli”, “Bashkimi”dhe “Zëri i Rinisë”, respektivisht or-ane të partisë,

të frontit dhe të rinisë. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se në artikuj të veçantë, redaksional, historia

e popullit shqiptar në Shqipëri dhe popullit shqiptar në Kosovë shihet kryesisht si histori e një kombi.

Kështu, artikulli “Zëri i Popullit” të muajit tetor 1967 hapet me titullin “Mëma e paved-kshme Shipëri

nderon bijën e saj të lavdishme kosovare”. 444

Një artikull tjetër i kësaj periudhe denoncon terrorin mbi popullsinë shqiptare në prag të 60vjetorit

të themelimit të alfabetit shqip në Manastir. Pasi shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të

Zi kishin vendosur ta festonin këtë ngjarje të madhe kombëtare të shqiptarëve. Për këtë shteti

jugosllav ngriti gjyqin kundër “agjentëve shqiptarë”në Manastir.

Artikulli mbyllet me fjalët se e drejta është në anën e shqiptarëve “prandaj ata janë edhe të fortë e të

pamposhtur”. 445

Tri ditë përpara se të bëheshin demonstratat në Kosovë, pra më 24 nëtor 1968, “Zëri i

Popullit”, organi kryesor i shtypit politik e propagandistik në Shqi-përi, në një artikull të madh me

titull “Shqiptarët e Kosovës dhe Flamuri Kombë-tar 446 , do të shpaloste para popullit shqiptar dhe

opinionit botëror se “Për çdo popull e komb në botë është i dashur e i shenjtë flamuri i vet kombëtar”.

I dashur dhe i shenjtë është ai edhe për shqiptarët e Kosovës e Metohisë, si simbol i kombit të tyre, i

ekzistencës së tyre si entitet kombëtar, i luftrave shekullore që ata kanë zhvilluar me gjithë popullin

shqiptar kundër shtypjes së huaj për lirinë e pavarësinë kombëtare, i dinjitetit dhe i krenarisë së tyre

ko-mbëtare si shqiptarë, si pjesë e pandarë e një populli të lavdishëm, trim e të papërkulur përballë

çdo armiku, vështirësishë, pengesash e perversitetesh të historisë. 447

Afërsisht keto rrethana janë vazhdim i këngës që sportistët shqiptarë të Shqi-përisë së bashku me

studentët shqiptarë të Kosovës kënduan në Beograd me fjalët “Përpara…”

Artikulli i “Zërit të Popullit” thekson se moslejimi i flamurit kombëtar në trojet shqiptare në

Jugosllavi deri tani kishte të bënte me përpjekjet dhe synimet e shovinistëve serbë për

shkombëtarizimin e shqiptarëve në trojet e veta.

Kështu, shkrimi thekson se “megjithëse AVNOJ në nëntor të vitit 1943 dhe Ku-shtetuta e RSF të

Jugosllavisë ka proklamuar barazi të çdo kombi dhe të drejtat e tyre për vetëvendosje deri në

shkëputje, shqiptarët e Kosovës e Metohisë si entitet kombëtar edhe sot e kësaj dite akoma nuk i kanë

fituar të drejtat kombë-tare themelore”. 448

Artikulli nënvizon më tej se “ato të drejta, që pas shumë vuajtjesh e përpjekjesh u janë njohur

kosovarëve, qoftë edhe ajo e mbajtjes së flamurit kombëtar, janë akoma një gjë shumë e vogël dhe

shqiptarët e Kosovës, më mirë se kushdo, e kuptojnë se ç’përfaqësojnë realisht ata në gjendjen e tyre

të përgjithshme të shtypjes e të diskriminimit kombëtar”. Artikulli bën apel kundrejt provoka-cioneve

që fshehin shovinistët serbë ndaj shqiptarëve, “për t’i mbyllur atij rrugën e sigurimit të të drejtave të

veta kombëtare vendimtare e të plota”.

Mbas këtij apeli që artikulli iu bën si autoriteteve të Beogradit për njohjen e të drejtave të shqitparëve,

shihet edhe fryma realiste e patriotike që përcillte tek opinion i brendshëm e i jashtëm e ndërkombëtar

njëkohësisht.

Artikulli përfundon me një apel që iu bëhet drejtuesve të asaj periudhe në Kosovë, ku u kërkohet që të

jenë më realistë, të studiojnë më thellë historinë e lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës, i cili

kurrë nuk është përulur përpa-ra shtypjes, sado e egër dhe e pamëshirshme të ketë qenë ajo”. 449

Siç shihet nga materialet që cituam më lart, që udhëheqja e asaj kohe në Shqipëri i përdorte

për përdorim të brendshëm, del që në Kosovë situata ziente dhe pas tri ditësh shpërthyen demonstratat,

që u zhvilluan më 27 nëntor në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj e Podujevë. Ato shpërthyen një ditë përpara

444 -Gazeta “Zëri i Popullit”, organ i KQPPSH, nr. 258,dt. 27 tetor 1967.

445 -Gazeta “Zëri i Popullit”, organ i KQPPSH, nr 92, dt. 17 prill 1968.

446 -Gazeta “Zëri i Popullit”, organ i KQPPSH, nr 282, dt 24 qershor 1968.

447 -Gazeta “Zëri i Popullit”, organ i KQPPSH, nr 282, dt 24 qershor 1968.

448 -Po aty.

449 -Po aty.

~ 483 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!