20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

nënkuptonte se Kosova do të vazhdonte të mbetej nën Serbi. Për shqiptarët kjo përgjigje do të thoshte

gjitha-shtu se diskutimet në rrugë legale për Republikën e Kosovës do të ishin të mbyllura.

Atë që lanë në mes politikanët e Kosovës, e vazhduan studentët dhe veprim-tarët e Lëvizjes Ilegale në

Kosovë. Ata u ndienë të deziluzionuar dhe të fyer në personalitetin e tyre njerëzor dhe kombëtar. Viti

1968 kishte dhënë plot shembuj sesi duhej shprehur revolta dhe forca e shembullit të bashkëmoshatarëve

të tyre në Perëndim dhe në Lindje ishte e fuqishme, edhe pse motivet ishin të ndryshme. Edhe të

rinjtë e Kosovës ngriheshin kundër autoritetit të shtetit, që për dekada i kishte shtypur, i kishte

ndrydhur dhe vazhdonte të mos i dë-gjonte.

Duke studiuar dokumentet arkivore të kësaj periudhe, rezulton se për gjendjen në Kosovë në vitet

1968-1979, shteti ynë shqiptar rriti interesimin për gjithçka që ndodhte në Kosovë. Kështu, strukturat

përkatëse informoheshin mbi propo-zimet për ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, për qëndrimin e

komisionit që kryesohej nga Fadil Hoxha dhe për propozimin që ky komision i bënte Federa-tës që

Kosovë-Metohia të shkëputej nga Republika Serbe dhe të varej direkt nga organet federative. 441

Strukturat e shtetit informoheshin në detaje deri për qëndrimin e historianëve të Serbisë në Beograd

ndaj studiuesit kosovar Ali Hadri, i cili dënoi krimet dhe padrejtësitë që i ishin bërë popullit shqiptar

të Kosovës gjatë Rankoviçit, ku kroatët dhe sllovenët kishin vlerësuar fjalën e studiuesit kosovar dhe

kishin dënuar me forcë padrejtësitë. Po ashtu, në dokumentet arkivore ka informacion për çdo detaj

politik që ndodhte në Kosovë. Këshu përmendim vlerësimin që i ishte bërë artikullit të “Zërit të

Popullit”, të datës 16 nëntor 1967 me titull: “Demagogjia titiste nuk mund t’i mbulojë plagët e hapura

të Kosovës”, që sipas burimeve vlerësohej si artikulli më i mirë i 20 viteve të fundit. 442

Strukturat përkatëse të informimit japin edhe detaje të ndryshme rreth vlerësimit të të

deleguarit të LKJ në Prishtinë, Kiro Haxhi Vasilijev, i cili ka thë-në: “Ka qenë fatkeqësi e madhe për

shqiptarët e Kosovës që kanë mbetur të izo-luar nga lidhjet me Shqipërinë. Kjo duhet ndrequar dhe

një gjë e tillë mund të arrihet me anën e afrimit të Kosovës me Shqipërinë, por pa kërkuar ndryshimin

e kufijëve.”

Në informacionin arkivor përmbildhen edhe mendime të intelektualëve kosova-rë për çështjen

kombëtare shqiptare. Ata kritikonin hezitimin e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën. Duke e shtyrë

më shumë mendimin kërkohej nga ana e tyre që Kosova të bëhej për Shqipërinë si Vojvodina për

Hungarinë, e cila anonte më shumë nga Hungaria se nga Jugosllavia. Për rrjedhojë, një Kosovë të tillë,

kosovarët do të kenë mundësinë që të hyjnë e të dalin në Shqipëri, të shkollohen, të ndihmohen më

shumë nga Shqipëria, me një fjalë, ekzistenca e kufijëve të jetë formale. 443

Një intelektual kosovar, për çështjen kombëtare shkruan: “Duhet të kuptoni situatën në të

cilën ndodhemi ne shqiptarët e Kosovës. Ndarja e Kosovës nga Shqipëria qe një padrejtësi e madhe.

Kaluan 50 vite dhe kjo ndarje vazhdon. Duhet të na ndihmoni që ne të ruajmë ndienjat kombëtare, të

krijojmë një inteli-gjencë shqiptare të gjerë, sepse intelektualët janë sytë e popullit, dhe, pa krijuar një

numër të konsiderueshëm syresh në Kosovë nuk ka mundësi të ndryshohet populli, që është shumë i

prapambetur. Rinia kosovare ka ndienja të flakta nacio-naliste, ajo e don Shqipërinë.”

Të gjitha këto materiale arkivore shërbenin vetëm për hierarkinë e lartë par-tiake e shtetërore, pasi

vetëm ato kishin të drejtën për t’u informuar, të drejtën për të përpunuar veprimet dhe të koordinon

politikën dhe propagandën në planin kombëtar. Kjo funksiononte në kushtet kur vetë Shqipërisë i

mungonte sistemi shumëpartiak apo organizma të tjerë shoqërore e politike që duhet të ketë një

shoqëri moderne pluraliste.

Duke e hedhur vështimin në brendësi të shtypit shqiptar, rezulton se, megjithëse kishte një

numër të konsiderueshëm organesh shtypi, si gazeta e revista me karakter kulturore e informative,

shtypi që trajtonte çështjen e Ko-sovës ishte i pakët dhe i shtrirë vetëm në dy dhe në raste të veçanta

441

-AQSH, Fondi AP 14, Dosja 89, fq.1, “Informacion nga burime të Shqipërisë jashtë (tepër se-kret)”, dt.

03.01.1968.

442

-AQSH, po aty, fq. 2.

443

-AQSH, Fondi AP 14, Dosja 89, fq.4, “Informacion nga burime të Shqipërisë jashtë (tepër se-kret)”, dt.

03.01.1968.

~ 482 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!