20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Teki KURTI: VËZHGIME MBI DOKUMENTET ARKIVORE DHE SHTYPIN E

KOHËS NË SHQIPËRI PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1968 NË KOSOVË

Viti 1968 shënon periudhën kur e gjithë bota u trondit nga një valë protestash qytetare (ose

urbane). Po në këtë vit, lufta në Vietnam po arrinte kulmin, kurse në Evropë ky vit do të hynte në

kalendarin e historisë si viti i aktit të paprecedentë të okupimit të Çekosllovakisë nga ana e shteteve

aleate të Traktatit të Varshavës, të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Po ky vit shënohet si viti i

protestave të mëdha studentore. Kështu, më 1968, studentë nga më shumë se 200 universitete në

shumë vende evropiane dhe në SHBA dhe do të ngriheshin në protesta. 439

Për këtë situatë, profesori Arçibal Koksi i Fakultetit të Drejtësisë në Uni-versitetin e

Harvardit do ta komentonte: “Brezi i tanishëm i të rinjëve në univer-sitete është më i informuari, më i

zgjuari, më idealisti që ka pasur ndonjherë ky vend”. 440

Këto protesta prodhuan një krizë në marrëdhëniet shoqërore, politike e kultu-rore të botës euroatlantike

e ndëkohë ato shënuan momentin transnacional të revoltës kundër statusquos së ndarjes

Lindje-Perëndim dhe kundër gjithë stru-kturave të autoritetit. Të gjitha autoritetet institucionale dhe

kulturore u ndi-enë të kërcënuara si p.sh. autoritetiti i shtetit, ai i univeritatit, i shkollës, i fir-mës

private, i prindit etj.

Vala e këtyre protestave përfshiu edhe Federatën Jugosllave. Në këtë kohë, sa-po ishte shkarkuar dhe

dënuar represioni policor i A. Rankoviçit e grupit të tij dhe vendi ishte përfshirë nga shumë trazira e

kriza lokale brenda republikave të saj. Fermenti kryesor i këtyre krizave ishte nacionalizmi, një virus i

vjetër që në 20 vjetët e komunizmit autoritar qe e mundur të mbahej nën kontroll, por nuk arritën ta

zhduknin.

Protestat e studentëve të Beogradit u zhvilluan kryesisht kundër pasigurisë ekonomike si dhe kundër

pushtetit që nuk ishte në gjendje të dialogonte më ta. Pas një fjalimi të Titos më 9 qershor, studentët u

shpërndanë me pushime dhe lëvizja mori fund.

Krejt ndryshe do të ndodhte në Kosovë. Atje ngjarjet e kanë pikënisjen në fundin e Luftës së

Dytë Botërore. Në vitin 1945, Federata Komuniste Jugoslla-ve, si kundër dhe Jugosllavia mbretërore,

do ta aneksonte Kosovën brenda ku-fijëve të saj. Ky aneksim u bë kundër dëshirës së popullit të saj,

me dhunë të armatosur dhe me procedura juridike nën presjon e të fallsifikuara. Më pas, popullsia

shqiptare përjetoi një kalvar të gjatë diskriminimi kombëtar dhe re-presioni komunist. Një rreze

shprese duket pas rënijes së Rankoviçit, kur Tito ishte interesuar që t’i ketë në krah shqiptarët në

rivalitet e ndryshme etnike e politike, serbo-kroate-sllovene.

Procesi i decentralizimit të Federatës, që fillon më 1967, me vështirësi përfshiu edhe Kosovën.

Intelektualët shqiptarë, me miratim të tërthortë dhe të drejtue-sve politikë shqiptarë të Krahinës, gjatë

diskutimeve për amendametet kushte-tuese, kërkuan Republikën e Kosovës brenda Jugosllavisë, në

bazë të parimit të së drejtës së vetvendosjes së popujve. Kështu u evidentua hapur mospërputhja e

aspiratave kombëtare të shqiptarëve dhe statusit autonom të Kosovës. Në Gjakovë dhe Pejë u kërkua

që Kosova të sanksionohej në Kushte-tutën Federative si “njësi federale”. Por edhe zhvillimet e

mëtejshme të aktivite-teteve politike të komunave të Kosovës dëshmuan qartë se aspirata e kosovarëve

për Republikë ishte e fuqishme. Këtë aspiratë një delegacion shqiptar ia kishte shprehur edhe vetë

Titosë, më tetor 1968. Por përgjigja e tij ishte se “Republika nuk i zgjidh të gjitha problemet”,

439 Pol Xhonson, “Kohët moderne 2”, Aplonia, 2000, fq. 223.

440 -Po aty, fq. 222.

~ 481 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!