20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Çështja e traktatit të miqësisë shqiptaro–turke është një çështje që u komentua gjatë në shtypin

shqiptar. Ajo në fakt mori nota pozitive, por në disa raste edhe negative. Gazetat komentuan edhe ato

klauzola që sipas tyre ishin në dëm të shqiptarëve që ishin vendosur atje.

Megjithatë traktati përfaqëson një tratativë të mirëfilltë diplomatike të shtetit tonë për të

krijuar marrëdhënie të mira më shtetet e tjera.

Po të analizojmë çdo pikë të traktatit, në aspektin juridik, duket që është formuluar qartë dhe

përkundrejt ligjeve në fuqi. Artikujt përmbajnë të gjitha çështjet më problematike mes Shqipërisë e

Turqisë. Nacionaliteti ishte thelbi i problemit dhe vendimi që u mor ishte i pranueshëm për të dy palët.

Problemi i pasurisë, tregtisë, emigracionit etj., u pranua që do të trajtohen sipas rregullave që shtetet

kanë. Në pikën e fundit, të dy palët lënë mundësi të hapur për të ndryshuar artikujt në rast se do të jetë

e nevojshme. Në një analizë të traktatit duken tre aspekte.

Së pari, në aspektin social përcaktohen të gjithë rregullat e kalimit të popullsisë mes dy

vendeve. Pranohet që popullsia mund të jetojë në Shqipëri ose Turqi, por vetëm legalisht. Të gjitha

problemet që përfshijnë emigracionin, palët pranojnë që mund të ndërhyjnë në çdo moment për ta

ndaluar. Në rastet kur personat nuk respektojnë ligjet në fuqi për emigracionin dhe vendoseshin

ilegalisht, qeveritë kishin të drejtë t’i rikthenin përsëri në vendet e tyre, duke i paguar shpenzimet e

rrugës.

Së dyti, në aspektin ekonomik, popullsitë e të dy vendeve kanë të gjithë të drejtat që të

zhvillojnë lirshëm bizneset e tyre, zejtarinë, tregtinë, bujqësinë etj. Në secilin nga rastet, të gjithë

duhet të zhvillojnë veprimtarinë e tyre përkundrejt ligjeve të të dy shteteve. Përveç të drejtave ato

duhet të njohin dhe zbatojnë detyrimet.

Së fundi, në aspektin politik të dy vendet prireshin të respektonin marrëdhëniet me njëritjetrin

dhe të ruanin tërësinë territoriale të secilit. Sipas artikujve nuk duhet të kishte ndërhyrje në jetën

e brendshme politike të vendeve për të imponuar mendime apo ndikime të ndryshme.

Traktati shënon një hap përpara në aspektin e marrëdhënieve diplomatike dhe në radhë të

dytë një përcaktim të ri të rregullave që duhej të zbatoheshin nga palët.

~ 480 ~

Recenzentë :

Prof.dr. Ferit Duka

Prof.as.dr. Pranvera Dibra

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!