20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

shpreh dhe Shukri Kaja beu. Në deklaratën e tij mbi relacionet “turko – shqiptare” thuhet se “ të dy

palët kanë interes për të vendosur relacionet. Po në duhet njeriu te thotë të drejtën, le të themi se

interesa jonë është morale dhe e shqiptarëve materiale.” 437 . Përveç kësaj fraze nuk gjejmë asnjë

koment tjetër në lidhje më faktin apo ecurinë e ngjarjeve të mëtejshme. Të njëjtët artikuj boton edhe

gazeta “E drejta” në atë periudhë. Nuk ka asnjë të dhënë tjetër që ky të jetë një qëndrim i qeverisë

turke. Deklarata mund të jetë edhe personale nisur nga rrethanat.

Këto marrëveshje do të merreshin në shqyrtim nga parlamenti jonë dhe më pas do të

miratoheshin a do të hynin në fuqi menjëherë. Praktikisht marrëveshja u nënshkrua nga të dy palët në

dhjetor të vitit 1923, por të dy qeveritë e njohën atë pas dy vjetësh. Në shkurt të vitit 1925 ato u

ratifikuan nga parlamenti. Cila ishte përmbajtja e traktatit të miqësisë shqiptaro-turke dhe çfarë

përcaktoi ai për popullsitë e të dy vendeve?

Duke marrë parasysh rëndësinë e tij po e nis që nga delegacioni që mori pjesë në bisedimet

dypalëshe të zhvilluara në Turqi.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga:

1. Eshref bej Frashëri, kryetar i parlamentit dhe i dërgatës shqiptare në Turqi.

2. Xheferr bej Villa, sekretar i përgjithshëm dhe ministër i MPJ-së.

3. Nezir bej Leskoviku, ministër i legatës shqiptare.

Përfaqësuesi i Turqisë është:

1. Shukri Kaja bej

Pas bisedimesh të gjata nga dhjetori i vitit 1923 deri në janar të vitit 1924 ranë dakord në këto

dispozita:

1. Popullsitë respektive nëse kanë mundësi të jetojnë në trojet e njëri- tjetrit ta bëjnë lirshëm,

vetëm konform ligjeve në fuqi.

2. Këto dispozita nuk marrin parasysh çështjen e emigracionit, për të cilin palët kanë të drejtë

me e ndalu kur e shohin të arsyeshme.

3. Nënshtetasit e dy vendeve kanë të drejtë të merren me të gjitha llojet e tregtisë, zejeve si dhe

nuk kanë për të paguar nëse janë vendosur në tokat e njëri- tjetrit apo për të paguar gjoba të

ndryshme që kanë të bëjnë me ndërrim apo transfertë të pasurisë.

4. Në raste dëbimi të tyre për arsye legale të palave, pala dëbuese është e detyruar t’i paguaj

shpenzimet e rrugës deri në kufi të dëbuarve.

5. Palët kanë të drejtë të shesin e blejnë të gjitha llojet e mallrave të pasurive të tundshme ose

jo, përveç pasurive bujqësore të cilat do t’u nënshtrohen ligjeve të vendit, si akt dhurimi apo

testament apo edhe shkëmbimi.

6. Respektivisht shtetasit e secilës palë nuk do të kenë detyrim ushtarak e as ndonjë detyrim

tjetër që e lidh me shlyerjen e shërbimit ushtarak. Si dhe në rast detyrimesh të tjera në rast

lufte.

7. Shoqëritë anonime apo tregtare, apo industriale që janë të themeluara në tokat e secilës,

njihen nga palët, por i detyrohen ligjeve në fuqi të shteteve për taksat apo detyrimet dhe nuk

do te kenë ekstra.

8. Nënshtetasit nuk mund të jenë të privuar nga pasuritë e tyre në shtetet përkatëse, por për

çështje të tjera duhet të njohin ligjet në fuqi.

9. Për të gjitha çështjet legale që kanë personat do të kenë të njëjtin trajtim siç edhe

bashkombasit e shteteve respektive.

10. Konventa do të hyj në fuqi një muaj, pasi të jetë nënshkruar e ratifikuar nga vendet, nëse nuk

ka objeksione ajo do të jetë në fuqi për dy vjet, nëse do të ketë objeksione ajo do të

rishikohet nga palët dhe do të shqyrtohet në një kohë të dytë. 438

437 Gazeta “ Paqja” 23 nëntor 1923, nr. 3, fq. 2

438 AQSH, F. 151, D. 368, V. 1923, fq. 1-10

~ 479 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!