20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ai është njeri që ka pësuar vuajtje.

Kur perfekti i tashëm nuk përfshin momentin e tashëm, atëherë anon kah e kryera e

thjeshtë dhe ka mundësi zëvendësimi me të.

Në gjuhën angleze perfekti i tashëm ndonëse ka funksione të veçanta të veta,

prapëseprapë shpeshherë është i afërt me kohën e kryer të thjeshtë. Dallimi qëndron në atë se

perfekti i tashëm tregon veprime të zgjatura, të përsëritura ose të pacaktuara në pikëpamje

kohore të cilat në thelb kanë aspektin imperativ (të vijimësisë) ndërsa e kryera e thjeshtë e

anglishtes tregon veprime që kanë përfunduar në të kaluarën dhe nuk kanë lidhje me të

tashmen.

Funksionet e perfektit të gjuhës shqipe

Funksioni kryesor i perfektit të shqipes, dmth. i kohës së kryer, është që të shënojë

një veprim ose gjendje që ka ndodhur në një kohë të shkuar, respektivisht para momentit të

ligjërimit ose të shkrimit:

Petriti ka mbaruar Fakultetin e mjekësisë në Tiranë.

Veprimi që shprehet me foljen ka mbaruar nuk është i lidhur me një

kohë të caktuar, porse tregohet vetëm fakti se veprimi ka marrë fund në një kohë, në çfarëdo

kohe para momentit të ligjërimit.

Një funksion tjetër shumë karakteristik i perfektit të gjuhës shqipe

është që të tregojë një veprim a gjendje të një kohe të shkuar, por që pasojat e atij veprimi

vazhdojnë dhe janë të pranishme edhe në kohën e tashme, në momentin e të folurit.

Pushkët i kemi mbushur dhe jemi bërë gati për gjueti.

Veprimet që tregojnë dy foljet në perfekt janë kryer para momentit të ligjërimit,

dmth. në kohë të shkuar, mirëpo gjendja që ka pasuar në të kaluarën pas këtyre veprimeve

vijon edhe në te tashmen dhe ka mundësi të vazhdojë edhe në të ardhmen; në rastin konkret

kjo do të thotë se pushkët janë ende të mbushura, pra fishekët janë ende në pushkë. Folja e

dytë tregon se gjuetarët janë bërë gati në të kaluarën, njëherazi kuptojmë se ata edhe tani –

në të tashmen, janë të gatshëm për gjueti, gjendje kjo ende e pa përkufizuar.

Foljet e formës së kryer të mënyrës dëftore nganjëherë përdoren edhe me kuptimin e

së ardhmes, kur folësi e paraqet veprimin si një të dhënë të kryer, veprim i cili ende nuk ka

filluar:

Po e gjete librin që më ka humbur, ta kam falur (do ta fal). 49

Funksionet e perfektit të shqipes janë edhe disa syresh por këtu u paraqitën vetëm

disa sosh.

Analiza e shembujve të perfektit të tashëm

Analizën kontrasteve të shembujve të perfektit të tashëm të gjuhës angleze e kam

mbështetur në veprën origjinale të Charles Dickens – it “Oliver Twist” 50 dhe të gjuhës shqipe

në tekstin e përkthyer nga S. Luarasi ”Oliver Tuisti”. 51

49 Grup autorësh, Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe II, Tiranë, 1976, 269.

50 Charles Dickens, Olver Twist, London 1966.

~ 47 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!