20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Anduana SHAHINI 1 (KERTALLI): BASHKËPUNIMI SHQIPTARO – TURK, TRAKTATI I

MIQËSISË I VITIT 1923

~ 477 ~

1 Departamenti i Shkencave Politike dhe Juridike

Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës

E-mail: kanduana@yahoo.it

Në këtë punim paraqitet përpjekja për të evidentuar pozitivitetin e marrëdhënieve shqiptaroturke.

Sikurse dihet, zyrtarisht qëndrimi i perandorisë Osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë nuk ka

qënë i favorshëm. Kështuqë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë marrëdhëniet mes dy vëndeve

pothuajse u shkëputën plotësisht. Nga njëra anë Shqipëria ishte e përfshirë në përpjekjet për njohjen e

saj dhe nga ana tjetër perandoria Osmane po jetonte agoninë e saj drejt fundit.

Dy popuj të cilët kanë patur një jetëgjatësi të përbashkët dhe shkëmbime të ndërsjellta,

llogjikisht nuk mund të kenë një shkëputje të tillë. Janë pikërisht problemet e brëndëshme që

përjetojnë të dy vëndet të cilat i largojnë ato, deri ne vitet 1920. Në këtë periudhë pjesa më e madhe e

Shqiptarëve dhe e intelektualëve të kohës e shikonin me skepticizëm marrëdhëniet me perandorinë

Osmane. Duke i atribuar asaj të gjitha padrejtësitë dhe prapambetjen në vend. Ata mundoheshin të

kthenin sytë drejt perëndimit. Osmanët nga anatjetër i konsideronin shqiptarët pjesë të sferave të tyre

të influencës, dhe ky përbënte thelbin e probemit pwr palwn Shqipëtare.

Një moment kthese mes marrëdhënieve të ndera politike mes dy vëndeve ishte së pari

përpjekjet e Turqisë për tu reformuar dhe aplikimi i reformave të Ataturkut, pra një vizion i ri për

Turqinë dhe për vëndet me të cilat ajo do të kishte marrëdhënie, së dyti tek shqiptarët filloi të

kristalizohej idea mbi perandorinë Osmane te dikurshme dhe për Turqinë e re, e Ataturkun, së treti

situata e brëndëshme e Shqipërisë së viteve ’20 sidomos në aspektin ekonomik kërkonte partnerë, për

të siguruar mbështetje, së fundi në aspektin diplomatik është evidente dëshira e palës shqiptare për të

siguruar marrëdhënie me shtete të ndryshme përfshirë këtu edhe Turqinë.

Qëndrimet e politikanëve shqiptarë ndahen në dy kampe të mëdha, palën pro dhe kundër

këtyre marrëdhënieve. Deputetë të parlamentit shqiptarë si Ali Këlcyra shprehen parimisht kundër, për

arsye të ndikimit negativ të revolucionit Qemalist, sigurisht një aludim, mendoj paraprak i Këlcyrës.

Ai shkonte deri në një qëndrim të formës së prerë ku pohon se “ nëpunës dhe oficerë të ardhur nga

Turqia nuk duhet të merreshin në punë nga autoritetet Shqiptare” 431 sigurisht që i studiuar në

këndvështrimet e sotme dhe sistemin diplomatik aktual, është një mendim tejet konservator. Një pjesë

e mirë e intelektualëve insistonin në sigurimin e marrëdhënieve diplomatike zyrtare dhe të përcaktuara

mbi bazën e rregullave ndërkombëtare ku të dy vëndet do të kishin të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas

marrëveshjeve të cfarëdo natyre që do të nënshkruanin. Traktati i miqësisë u nënshkrua pas një eventi

tjetër mes dy palëve; hapja e legatës shqiptare në Turqi në 1922. Ky ne fakt ishte objektiv i parë i

politikës së jashtëme gjate viteve 1920 sepse objektivi i dytë ishte nënshkrimi i traktatit të miqësisë,

përmes të cilit do të rregulloheshin shume cështje.

431 Gazmend Shpuza “Ataturku” 8 Nëntori, Tiranë 1987, fq.33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!