20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

që do të figuronte në dokumentacionin papnor, gjë që nuk ndodh. Në një dokument papnor të 12 majit

të vitit 1319, ku papa Gjoni XXII i drejtohet Filipit, ai e quan atë “Dilecto filio nobili viro Philippo

clarae memoriae regis Siciliae filio, principi Tarentino, 430 por asgjë më shumë se kaq, përsa i përket

lidhjes së tij me Arbërinë. Konkluzioni i natyrshëm i gjithë kësaj është që papati njihte karakterin

lokal vendor të kësaj mbretërie, dhe ishte i interesuar të theksonte identitetin lokalo-vendor të saj.

Këtë identitet nuk mund ta quajmë akoma kombëtar për asyet që përmendëm në fillim të këtij

shkrimi. Për ta plotësuar duhet thënë që nga mënyra sesi papati u drejtohet forcave politike shqiptare,

të bën të kuptosh që ai po nxit në radhë të parë bashkimin e këtyre forcave, si forca politike. Nuk është

rastësi që papati u drejtohet atyre në grupe: në një letër Muzakajve, në një tjetër Blinishtëvë,

Aranitëve, Matrangëve, dhe në një tjetër Radislaut Gonomes (Ladislau Jonima), kontit të Dioklesë dhe

të Arbërisë bregdetare, me pothuajse të njejtat fjalë, të njejtat udhëzime, dhe u sugjeron të njejtin

person-kontakti me rol udhëheqës: Ndreun e Krujës. Në këtë kontekst Ndreu i Krujës kishte edhe një

mision indirekt: atë të bashkimit të forcave politike të Mbretërisë së Arbërisë. Sa më i fortë të ishte

identiteti dhe karakteri lokal vendor i kësaj kështjelle mbrojtëse të krishtërimit, aq më pozitiv ishte ky

fakt për papatin, që duke ofruar mbrojtjen e aleatëve dhe udhëheqje shpirtërore të bazuar në vullnet të

lirë, mund të ushtronte ndikim në Ballkan.

430 ASV, Reg. Vat. 109 (Litt. Secr.) fol. 162v ep. 671.

~ 475 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!