20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

gatshëm për çfarëdo lloj iniciative, dhe të tillë ishin edhe Karli I-rë Roberti, mbreti i Hungarisë (1308-

1342), si dhe Mladeni II-të, bani i Kroacisë dhe Bosnjës. 423

Më 17 qershor të vitit 1319 papa Gjoni XXII u dërgon letra Muzakajve: 424 Mentul Muzakës,

kontit të Këlcyrës, Ndre Muzakës, marshallit të mbretërisë së Arbërit (regni Albaniae marescalco),

Theodor Muzakës, protosevastor-it të mbretërisë së Arbërit, të cilët i kishin pronat e tyre në jug të

Shqipërisë së sotme; princërve të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut: 425 Guljelm Blinishtit,

protosevaston, Guljelm Aranitit, protholegaturo, Kalgjon (Calojohanni) Blinishtit, Pal Matrangës dhe

baronëve të tjerë të mbretërisë së Arbërit (ceterisque baronibus regni Albaniae), si dhe Ladislavit,

kontit të Arbërit, 426 duke i vënë në dijeni që ai ishte i informuar se ata po vuanin nën tiraninë e rëndë

të mbretit të Serbisë (sub gravi tirannide illius regis perfidi Rascie nedum scismatici et religionis

christiane totaliter inimici), 427 dhe duke i nxitur që t’i bëjnë rezistencë, si dhe duke i siguruar që ai do

t’i ndihmojë me gjitha mundësitë.

Nga këto dokumente kuptojmë që kuria papnore e papës Gjoni XXII (1316-1334), jo vetëm

që njihte statusin e Mbretërisë së Arbërisë si mbretëri legjitime, por madje njihte dhe saktësonte

kufijtë e kësaj mbretërie, njihte mirë edhe klasën udhëheqëse të saj që në sytë e papatit ishte fisnikëria

vendase. Duke u nisur nga këto dokumente papnore që kanë si qëllim që të arrijnë të gjithë forcat

politike shqiptare, Shuflaj ka arritur të përcaktojë thelbin e Shqipërisë etnike të mesjetës. Si kufirin

jugor ka marrë territoret që posedonte Mentul Muzaka që shkonin deri në Këlcyrë, 428 si lindorë ka

marrë territoret e Ohrit dhe të Dibrës, ku shtrinin sundimin e tyre Matrangët dhe si veriorë territoret e

Blenishtëve që posedonin Mirditën deri në Ulqin dhe Danjë. Do të ishte më e saktë nëse këto territore

do t’i konsideronim si territoret e mbretërisë së Arbërisë si formacion politik dhe jo si territoret e

Shqipërisë etnike që shtriheshin shumë më gjerë se kaq. Kjo kuptohet akoma më mirë po të kemi

parasysh që papati në përgjithësi në mesjetë zhvillonte korrespondencë ose me vartësit e tij: subjekte

religjioze si kryeipeshkvë, ipeshkvë, kryedhjakë, dhjakë, abatë, etj), ose me pushtete politike të

njohura prej tij si të tilla, dhe jo me kombe (koncept i cili nuk ishte i zhvilluar në atë masë në mesjetën

e shek. XIV-të sa të kërkonte adresim si i tillë 429 ). Duke pasur parasysh këtë, duhet tërhequr vëmendja

tek fakti që papa Gjoni XXII-të, në dokumentet e tij i drejtohet formacionit politik të njohur prej tij

dhe pikërisht Mbretërisë së Arbërisë, që këtej dhe kufijtë e këtij formacioni politik nuk duhen

identifikuar me kufijtë etnikë të kombit shqiptar.

Nuk ndodh shpesh që papati t’i drejtohet me emër dhe me titull secilit nga fisnikët e një

mbretërie. Rasti më i zakonshëm është që papa i drejtohet me bulë mbretit, dhe fisnikëve në

përgjithësi, pa përmendur emrat e fisnikëve. Me këtë akt papa Gjon XXII donte njëkohësisht të

tregonte që ai e njihte Mbretërinë e Arbrisë me këto kufij, dhe si forca politike udhëheqëse të saj këta

fisnikë, më shumë se një mbret cilidoqoftë qoftë ai. Nëse Filipi i Tarentit, i biri i Karlit II Anzhu, të

cilin shqiptarët e njihnin si zotin e tyre, do të ishte konsideruar nga papati mbret i Arbërit, kjo patjetër

422

Ibid.

423

Mladeni II ishte Ban i Kroacisë dhe i Bosnjës deri në vitin 1322. Pas këtij viti ai u dëbua nga mbreti i

Hungarisë, për shkak të ambicjeve të tij që preknin interesat e fronit hungarez. Për këtë sugjerojmë lexim të

mëtejshëm te Michael Madil, Historiarum, cc. 17-19, në Schwantner, Scriptores re. Hungaric., III 646 .ss.

424

ASV, Reg. Vat. 109, fol. 140r, ep. 571. Është dhënë edhe në Acta Albaniae I, no. 648, nga Tautu, Acta Joannis

XXII, no. 22a; Theiner, Mon. Hung. I, 831 n. 1264; Farlati, Illyricum Sacrum VII, fq. 64B, dhe një fragment edhe

nga Raynald, Annales Ecclesiastique (vol. XV, 178) 1318 & 35;

425

ASV, Reg. Vat. 109, fol. 140-140v, ep. 572, (shënjuar si letër sekrete). Përshkruhet pjesërisht nga Raynaldi,

Ann. Eccl. 1318 & 35; përmendet nga Farlati, Illyricum sacrum 7, 63; dhe jepet edhe nga Theiner Mon. Hung. I,

831, n. 1264; si dhe në Acta Albaniae I, 649:

426

ASV, Reg. Vat. 109, fol. 140v, ep. 573.

427

Ibid.

428

K. Hopf, „Storia e genealogia della casa Musachia scritta da Giovani Musachio despoto d’Epiro a suoi figli nel

1510.” Në Chroniques Greco-Romannes inedites ou peu connues, (Berlin, 1873), pp. 270-366.

429

Elementet e kombformimit kishin filluar tashmë që në shekullin e 12-të pas kryqëzatave të para, megjithatë

ndërgjegjësimi për kuptimin dhe përdorimin e këtij koncepti filloi vetëm në shekullin e XVII dhe të XVIII.

~ 474 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!