Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 shkruara të regjistruara në regjistrat e Kancelarisë Apostolike. Kjo mungesë dokumentesh mund të sugjeronte edhe një lloj mosnjohje apo mospranim të Mbretërisë së Shenjtë nga Selia e Shenjtë gjatë kësaj periudhe të parë të ekzistencës së Mbretërisë së Shenjtë. Arsyet pse papati nuk e kishte njohur atë si formacion politik nuk na janë treguar asgjëkundi në mënyrë ekplicite. papati nuk e kishte njohur atë si formacion politik. Arsyet nuk na janë treguar asgjëkundi në mënyrë ekplicite. Në vitin 1317 fillon një korrespondencë e dendur midis Selisë së Shenjtë dhe fisnikëve të Mbretërisë së Arbërit, dhe termi Regnum Albaniae fillon të shfaqet rregullisht në kancelarinë papnore. Që nga viti 1272, kur kishte filluar të ekzistonte “Mbretëria e Arbërit”, dokumenti i parë papnor që e përmend atë vjen nga viti 1317. Ky dokumenti i parë, kur fillon të përdoret termi Regnum Albaniae (Mbretëri e Arbrit) në kancelarinë papnore, është një dokument i veçantë dhe vjen pikërisht nga 10 maji i vitit 1317. Në të papa Gjoni XXII kërkon që Guljelm Montegrano, ipeshkvi i Kunavisë, në kryeipeshkvinë e Durrësit, në mbretërinë e Arbërisë të paraqitet në Avinjon. 415 Megjithatë kjo përmendje nuk është as lapsus dhe as rastësi. Muk mund të konsiderohet lapsus apo rastësi një dokument i tillë, sepse papati ishte pushteti qendror, dhe po ta krahasojmë me kohën në të cilën jetojmë do të ishte sikur Këshilli i Bashkimit Evropjan t’i drejtohej me emër një shteti që nuk ekziston. Megjithatë që papati ishte i ndërgjegjshëm për një adresim të tillë, këtë e vërteton vargu i dokumenteve papnore që ndjekin këtë të parë. Pas kësaj bule, vijon një numër i konsiderueshëm bulash papnore që datojnë nga viti 1317 deri në vitin 1320, në të cilat përmendet pothuajse gjithmonë Regnum Albaniae. Përsa i përket kontekstit të këtyre bulave, duhet thënë që të gjitha ato, direkt apo indirekt kanë lidhje me një kryengritje që po përgatitet kundër mbretërisë serbe, e cila po u shkakton shumë vuajtje katolikëve të territoreve që mbretërit serbë kanë pushtuar dhe sidomos shqiptarëve katolikë. Dashje pa dashje, në të gjitha këto bula vihet re një figurë shumë e rëndësishme, por fare e pastudiuar shqiptare e kësaj periudhe: Ndreu, ipeshkvi i Krujës. Analizën e këtyre dokumentave do ta fillojmë me këtë figurë, sepse bula e dytë që regjistrohet pas asaj të mësipërmes flet pikërisht për dëbimin e Ndreut më 17 shtator të vitit 1317 nga posti i tij si ipeshkv i Krujës. 416 Është pikërisht Uroshi (1282-1321) mbreti serb, ai që e detyron Ndreun, ipeshkvin e Krujës të largohet nga posti i tij, sepse i martuar me Simonën në vitin 1299, vajzën e perandorit bizantin Andronikut II-të, 417 ai kërkon që të bëjë politikën bizantine, megjithëse është rritur nga një nënë katolike siç ishte Helena e Francës dhe bashkë me të kishte themeluar dhe ndihmuar shumë manastire katolike në veri të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. 418 Rëndësia që kanë lidhjet martesore, del qartë menjëherë kur vëmë përballë vëllanë e Uroshit, Stefan Dragutin i cili ishte martuar me Katerinën, vajzën e Stefanit V-të, mbretit të Hungarisë, dhe motrën e Ladislaut IV-të, trashëgimtarit të fronit të Hungarisë, dhe ndiqte rigorozisht politikën e perëndimit. 419 Në vitin 1319 do të ndeshemi me shumë bula papnore në të cilat adresohet Regnum Albaniae, dhe të gjitha këto bula janë në kontekstin e një kryqëzate. Më 17 qershor të vitit 1319, papa Gjoni XXII-të, fillon përpilimin e një plani për kryqëzatë kundër mbretit Serb. Në fakt përpilimi i këtij plani kishte filluar kur Filipi, princi i Tarentit, 420 i kishte parashtruar atij, gjendjen e keqe të katolikëve shqiptarë nën sundimin e mbretërve serbë, dhe i kërkonte papës që t’i mbronte ata me ndihmën e një koalicioni. 421 Papa i kthen përgjigje Filipit më 12 maj të vitit 1319 422 duke e siguruar që është i 415 ASV, Reg. Aven. 2, fol. 183 dhe Reg. Vat. 63, fol. 363v. 416 Kjo letër gjendet në ASV, Reg. Aven. 8 fol. 70 ep. 96 dhe Reg. Vat. 67, fol. 26, ep. 96. 417 Jirecek, Geschichte der Serben I (Gotha: Friedrich Andreas Perthes A.-G. 1911), 347-348. 418 Jirecek, Geschichte der Serben I, 348. 419 Ibid. 420 Filipi, princi i Tarentit (1294-1331) ishte biri i katërt i Karlit II, mbretit të Sicilisë. Ishte martuar me Tamara Duka Domnenën, vajzën e Nikeforit, dhespotit the Romanias (Bizantit), dhe morit titullin princ i Akaiës në vititn 1304. Për shkak të një martese të dytë me Katerinën, vajzën e Karl de Valois, u bë trashëgimtar potencial i fronit perandorak të Konstantinopojës në vitin 1312, dhe pas kësaj filloi pretendimet për titullin e perandorit. 421 Letra e Filipit nuk ekziston më, por këtë informacion e marrim vesh nga përgjigjja që papa Gjoni XXII i jep atij në letrën e regjistruar në ASV, Reg. Vat. 109, fol. 162v, ep. 671. Kjo letër përmendet edhe në Acta Albaniae I, no. 648, si dhe nga Theiner, Monumenta Hungariae I, 830, n. 1263. ~ 473 ~

KUMTESA gatshëm për çfarëdo lloj iniciative, dhe të tillë ishin edhe Karli I-rë Roberti, mbreti i Hungarisë (1308- 1342), si dhe Mladeni II-të, bani i Kroacisë dhe Bosnjës. 423 Më 17 qershor të vitit 1319 papa Gjoni XXII u dërgon letra Muzakajve: 424 Mentul Muzakës, kontit të Këlcyrës, Ndre Muzakës, marshallit të mbretërisë së Arbërit (regni Albaniae marescalco), Theodor Muzakës, protosevastor-it të mbretërisë së Arbërit, të cilët i kishin pronat e tyre në jug të Shqipërisë së sotme; princërve të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut: 425 Guljelm Blinishtit, protosevaston, Guljelm Aranitit, protholegaturo, Kalgjon (Calojohanni) Blinishtit, Pal Matrangës dhe baronëve të tjerë të mbretërisë së Arbërit (ceterisque baronibus regni Albaniae), si dhe Ladislavit, kontit të Arbërit, 426 duke i vënë në dijeni që ai ishte i informuar se ata po vuanin nën tiraninë e rëndë të mbretit të Serbisë (sub gravi tirannide illius regis perfidi Rascie nedum scismatici et religionis christiane totaliter inimici), 427 dhe duke i nxitur që t’i bëjnë rezistencë, si dhe duke i siguruar që ai do t’i ndihmojë me gjitha mundësitë. Nga këto dokumente kuptojmë që kuria papnore e papës Gjoni XXII (1316-1334), jo vetëm që njihte statusin e Mbretërisë së Arbërisë si mbretëri legjitime, por madje njihte dhe saktësonte kufijtë e kësaj mbretërie, njihte mirë edhe klasën udhëheqëse të saj që në sytë e papatit ishte fisnikëria vendase. Duke u nisur nga këto dokumente papnore që kanë si qëllim që të arrijnë të gjithë forcat politike shqiptare, Shuflaj ka arritur të përcaktojë thelbin e Shqipërisë etnike të mesjetës. Si kufirin jugor ka marrë territoret që posedonte Mentul Muzaka që shkonin deri në Këlcyrë, 428 si lindorë ka marrë territoret e Ohrit dhe të Dibrës, ku shtrinin sundimin e tyre Matrangët dhe si veriorë territoret e Blenishtëve që posedonin Mirditën deri në Ulqin dhe Danjë. Do të ishte më e saktë nëse këto territore do t’i konsideronim si territoret e mbretërisë së Arbërisë si formacion politik dhe jo si territoret e Shqipërisë etnike që shtriheshin shumë më gjerë se kaq. Kjo kuptohet akoma më mirë po të kemi parasysh që papati në përgjithësi në mesjetë zhvillonte korrespondencë ose me vartësit e tij: subjekte religjioze si kryeipeshkvë, ipeshkvë, kryedhjakë, dhjakë, abatë, etj), ose me pushtete politike të njohura prej tij si të tilla, dhe jo me kombe (koncept i cili nuk ishte i zhvilluar në atë masë në mesjetën e shek. XIV-të sa të kërkonte adresim si i tillë 429 ). Duke pasur parasysh këtë, duhet tërhequr vëmendja tek fakti që papa Gjoni XXII-të, në dokumentet e tij i drejtohet formacionit politik të njohur prej tij dhe pikërisht Mbretërisë së Arbërisë, që këtej dhe kufijtë e këtij formacioni politik nuk duhen identifikuar me kufijtë etnikë të kombit shqiptar. Nuk ndodh shpesh që papati t’i drejtohet me emër dhe me titull secilit nga fisnikët e një mbretërie. Rasti më i zakonshëm është që papa i drejtohet me bulë mbretit, dhe fisnikëve në përgjithësi, pa përmendur emrat e fisnikëve. Me këtë akt papa Gjon XXII donte njëkohësisht të tregonte që ai e njihte Mbretërinë e Arbrisë me këto kufij, dhe si forca politike udhëheqëse të saj këta fisnikë, më shumë se një mbret cilidoqoftë qoftë ai. Nëse Filipi i Tarentit, i biri i Karlit II Anzhu, të cilin shqiptarët e njihnin si zotin e tyre, do të ishte konsideruar nga papati mbret i Arbërit, kjo patjetër 422 Ibid. 423 Mladeni II ishte Ban i Kroacisë dhe i Bosnjës deri në vitin 1322. Pas këtij viti ai u dëbua nga mbreti i Hungarisë, për shkak të ambicjeve të tij që preknin interesat e fronit hungarez. Për këtë sugjerojmë lexim të mëtejshëm te Michael Madil, Historiarum, cc. 17-19, në Schwantner, Scriptores re. Hungaric., III 646 .ss. 424 ASV, Reg. Vat. 109, fol. 140r, ep. 571. Është dhënë edhe në Acta Albaniae I, no. 648, nga Tautu, Acta Joannis XXII, no. 22a; Theiner, Mon. Hung. I, 831 n. 1264; Farlati, Illyricum Sacrum VII, fq. 64B, dhe një fragment edhe nga Raynald, Annales Ecclesiastique (vol. XV, 178) 1318 & 35; 425 ASV, Reg. Vat. 109, fol. 140-140v, ep. 572, (shënjuar si letër sekrete). Përshkruhet pjesërisht nga Raynaldi, Ann. Eccl. 1318 & 35; përmendet nga Farlati, Illyricum sacrum 7, 63; dhe jepet edhe nga Theiner Mon. Hung. I, 831, n. 1264; si dhe në Acta Albaniae I, 649: 426 ASV, Reg. Vat. 109, fol. 140v, ep. 573. 427 Ibid. 428 K. Hopf, „Storia e genealogia della casa Musachia scritta da Giovani Musachio despoto d’Epiro a suoi figli nel 1510.” Në Chroniques Greco-Romannes inedites ou peu connues, (Berlin, 1873), pp. 270-366. 429 Elementet e kombformimit kishin filluar tashmë që në shekullin e 12-të pas kryqëzatave të para, megjithatë ndërgjegjësimi për kuptimin dhe përdorimin e këtij koncepti filloi vetëm në shekullin e XVII dhe të XVIII. ~ 474 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

shkruara të regjistruara në regjistrat e Kancelarisë Apostolike. Kjo mungesë dokumentesh mund të

sugjeronte edhe një lloj mosnjohje apo mospranim të Mbretërisë së Shenjtë nga Selia e Shenjtë gjatë

kësaj periudhe të parë të ekzistencës së Mbretërisë së Shenjtë. Arsyet pse papati nuk e kishte njohur

atë si formacion politik nuk na janë treguar asgjëkundi në mënyrë ekplicite. papati nuk e kishte njohur

atë si formacion politik. Arsyet nuk na janë treguar asgjëkundi në mënyrë ekplicite. Në vitin 1317

fillon një korrespondencë e dendur midis Selisë së Shenjtë dhe fisnikëve të Mbretërisë së Arbërit, dhe

termi Regnum Albaniae fillon të shfaqet rregullisht në kancelarinë papnore. Që nga viti 1272, kur

kishte filluar të ekzistonte “Mbretëria e Arbërit”, dokumenti i parë papnor që e përmend atë vjen nga

viti 1317. Ky dokumenti i parë, kur fillon të përdoret termi Regnum Albaniae (Mbretëri e Arbrit) në

kancelarinë papnore, është një dokument i veçantë dhe vjen pikërisht nga 10 maji i vitit 1317. Në të

papa Gjoni XXII kërkon që Guljelm Montegrano, ipeshkvi i Kunavisë, në kryeipeshkvinë e Durrësit,

në mbretërinë e Arbërisë të paraqitet në Avinjon. 415

Megjithatë kjo përmendje nuk është as lapsus dhe as rastësi. Muk mund të konsiderohet

lapsus apo rastësi një dokument i tillë, sepse papati ishte pushteti qendror, dhe po ta krahasojmë me

kohën në të cilën jetojmë do të ishte sikur Këshilli i Bashkimit Evropjan t’i drejtohej me emër një

shteti që nuk ekziston. Megjithatë që papati ishte i ndërgjegjshëm për një adresim të tillë, këtë e

vërteton vargu i dokumenteve papnore që ndjekin këtë të parë.

Pas kësaj bule, vijon një numër i konsiderueshëm bulash papnore që datojnë nga viti 1317

deri në vitin 1320, në të cilat përmendet pothuajse gjithmonë Regnum Albaniae. Përsa i përket

kontekstit të këtyre bulave, duhet thënë që të gjitha ato, direkt apo indirekt kanë lidhje me një

kryengritje që po përgatitet kundër mbretërisë serbe, e cila po u shkakton shumë vuajtje katolikëve të

territoreve që mbretërit serbë kanë pushtuar dhe sidomos shqiptarëve katolikë. Dashje pa dashje, në të

gjitha këto bula vihet re një figurë shumë e rëndësishme, por fare e pastudiuar shqiptare e kësaj

periudhe: Ndreu, ipeshkvi i Krujës. Analizën e këtyre dokumentave do ta fillojmë me këtë figurë,

sepse bula e dytë që regjistrohet pas asaj të mësipërmes flet pikërisht për dëbimin e Ndreut më 17

shtator të vitit 1317 nga posti i tij si ipeshkv i Krujës. 416 Është pikërisht Uroshi (1282-1321) mbreti

serb, ai që e detyron Ndreun, ipeshkvin e Krujës të largohet nga posti i tij, sepse i martuar me

Simonën në vitin 1299, vajzën e perandorit bizantin Andronikut II-të, 417 ai kërkon që të bëjë politikën

bizantine, megjithëse është rritur nga një nënë katolike siç ishte Helena e Francës dhe bashkë me të

kishte themeluar dhe ndihmuar shumë manastire katolike në veri të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. 418

Rëndësia që kanë lidhjet martesore, del qartë menjëherë kur vëmë përballë vëllanë e Uroshit, Stefan

Dragutin i cili ishte martuar me Katerinën, vajzën e Stefanit V-të, mbretit të Hungarisë, dhe motrën e

Ladislaut IV-të, trashëgimtarit të fronit të Hungarisë, dhe ndiqte rigorozisht politikën e perëndimit. 419

Në vitin 1319 do të ndeshemi me shumë bula papnore në të cilat adresohet Regnum Albaniae,

dhe të gjitha këto bula janë në kontekstin e një kryqëzate. Më 17 qershor të vitit 1319, papa Gjoni

XXII-të, fillon përpilimin e një plani për kryqëzatë kundër mbretit Serb. Në fakt përpilimi i këtij plani

kishte filluar kur Filipi, princi i Tarentit, 420 i kishte parashtruar atij, gjendjen e keqe të katolikëve

shqiptarë nën sundimin e mbretërve serbë, dhe i kërkonte papës që t’i mbronte ata me ndihmën e një

koalicioni. 421 Papa i kthen përgjigje Filipit më 12 maj të vitit 1319 422 duke e siguruar që është i

415

ASV, Reg. Aven. 2, fol. 183 dhe Reg. Vat. 63, fol. 363v.

416

Kjo letër gjendet në ASV, Reg. Aven. 8 fol. 70 ep. 96 dhe Reg. Vat. 67, fol. 26, ep. 96.

417

Jirecek, Geschichte der Serben I (Gotha: Friedrich Andreas Perthes A.-G. 1911), 347-348.

418

Jirecek, Geschichte der Serben I, 348.

419

Ibid.

420

Filipi, princi i Tarentit (1294-1331) ishte biri i katërt i Karlit II, mbretit të Sicilisë. Ishte martuar me Tamara

Duka Domnenën, vajzën e Nikeforit, dhespotit the Romanias (Bizantit), dhe morit titullin princ i Akaiës në vititn

1304. Për shkak të një martese të dytë me Katerinën, vajzën e Karl de Valois, u bë trashëgimtar potencial i fronit

perandorak të Konstantinopojës në vitin 1312, dhe pas kësaj filloi pretendimet për titullin e perandorit.

421

Letra e Filipit nuk ekziston më, por këtë informacion e marrim vesh nga përgjigjja që papa Gjoni XXII i jep

atij në letrën e regjistruar në ASV, Reg. Vat. 109, fol. 162v, ep. 671. Kjo letër përmendet edhe në Acta Albaniae I,

no. 648, si dhe nga Theiner, Monumenta Hungariae I, 830, n. 1263.

~ 473 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!