20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

e një perandorie të madhe ballkanike. Fisnikët shqiptarë qenë të pakënaqur me këtë strukturë politike

që në fillimet e saj, sepse pritshëmëria e tyre për autonomi dhe superioritet në skenën politike nuk u

mor parasysh në drejtimin e kësaj mbretërie. Karli I Anzhu u përpoq t’i mbante nën kontroll vendasit

me anë të masave të dhunshme, e kjo çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve të tij me vendasit. 410

Fisnikët shqiptarë si Pal Gropa e Gjin Muzaka, zotër përkatësisht të zonës së Dibrës dhe asaj të

Beratit, si dhe Blinishtët, Skurajt, Jonimët etj., jo vetëm që iu kundërvunë Karlit I Anzhu, por edhe

gjithë formacionit politik Regnum Albaniae, të cilin mesa duket e konsideruan si pjesë e administratës

shtypëse të Anzhuinëve. Pas kësaj, Mbretëria (anzhuine) e Arbërit u reduktua në kështjellat bregdetare

të Durrësit, Vlorës e Kaninës. 411 Megjithatë, me vdekjen e Karlit I Anzhu, filloi të ndryshonte edhe

qendrimi që kishin fisnikët vendas ndaj Mbretërisë së Arbërit.

Në vitet ’90 të shekullit të 13-të, fisnikët vendas filluan t’i rimarrin në konsideratë ndihmat

që mund t’u ofronin anzhuinët për neutralizimin e tensioneve me fqinjët sulmues: serbët dhe

bizantinët. Duke qenë të sulmuar nga mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin, që kishte ardhur deri në

vijën Mat-Ohër, në shtator të vitit 1304, bashkësia qytetare e Durrësit dhe krerët shqiptarë nga familjet

Matranga, Arianiti, Skura, Blinishti, Zenebishti, Shpata etj., njohën për kryezot princin Filip të

Tarentit, djalin e mbretit Karl I Anzhu, i cili nuk pretendoi kurrë të quante veten mbret, si pasardhës i

Karlit I Anzhu, , por përdori vetëm titullin zot i mbretërisë së Arbërisë (Dominus Regni Albaniae). 412

Ai i ndihmoi shqiptarët në luftë kundër serbëve pushtues. Megjithatë kur erdhi koha për të vendosur

pushtet real në Durrës, edhe në këtë fazë të mëvonshme të Mbretërisë e Arbërit, anzhuinët e Napolit u

konsideruan si armiq nga fisnikëria vendase. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja se përse në vitin 1311

anzhuinët e Napolit arritën deri aty sa të mendonin t’i shkëmbenin zotërimet e tyre në Shqipëri me

Sicilinë, 413 por titullari i kësaj të fundit, Frederiku i Aragonës, pasi mori vesh që në Durrës dhe në

“mbretërinë e Arbërisë është e vështirë të vendosësh pushtet real nga jashtë, nuk e pranoi ofertën e

Anzhuinëve, megjithëse e dinte që këto territore “ishin shumë të pasura e bujare”. 414

Ngjarjet morën një zhvillim të ri në dekadën e dytë të shek. XIV dhe pikërisht me daljen në

skenën politike ballkanike të Selisë së Shenjtë. Selia e Shenjtë nuk kishte pasur asnjë kontakt me

Mbretërinë e Arbërit gjatë kohës që Karl I Anzhu ishte gjallë, të paktën jo në bazë të dokumenteve të

Karlin I Anzhu, e dinastinë e tij, në përgjithsi si një ndër studimet më të fundit e më të plota ia vlen të

konsultohet: Andreas Kiesewetter, Die Anfänge der Regierung König Karls II. Von Anjou (1278-1295): das

Königreich Neapel, die Grafschaft Provence und der Mittelmeerraum zu Ausgang des 13. Jahrhunderts,

Historische Studien, vëll. 451 (Husum: Matthiesen, 1999).

410

“Privilegji” i Karlit I, për Pal Gropën më datë 18 maj 1273 shënon një moment qëndror në marrëdhëniet

shqiptaro-anzhuine. Sipas këtij privilegji, Pal Gropa duhet të kënaqej me ca fshatra në veri të Ohrit, fshatra këto

që nuk përfshihen as në interesat imediate të anzhuinëve dhe as të serbëve, gjë që tregoi se anzhuinët nuk kishin

ndërmend të mbanin anën e shqiptarëve as kur interesat e këtyre të fundit prekeshin nga serbët. P. Xhufi,

Shqiptarët…f. 212. Kur flet për marrëdhëniet e Stefan Dragutinit, mbretit të Serbëve në vitet 1276-1282, Jireček

thotë që ai u qëndroi besnik lidhjeve të të atit me Karlin e I Anzhuin, dhe se lojrat e Michaelit me unionin e

kishave nuk çudisnin asnjë njeri më, ngaqë papa Martin IV, u kishte hapur rrugë traktativave me perandorin grek.

Konstantin Jireček, Geschichte der Serben, 320.

411

Shih Monti, Ricerche, 565-568; po ai, La Dominiazione, 50-58; Xhufi, Shqiptarët, 199-222; Ducellier, La

Façade, 230.

412

Kiesewetter, I principi, 69.

413

Projekt i 28 prillit të vitit 1311, shih: H. Finke, Acta Aragonensia. Quellen zur deutschen, französischen,

spanischen, zur Kirchen- und Kulturgeschichte aus der diplomatischen Korrespondez Jaymes II. (1291-1327),

(Berlin-Lipsia 1908), vëll. II, f. 704-705, nr. 443. Shih gjithashtu: D. Abulafia, “The Aragonese Kingdom (sic!)

of Albania. An Angevin Project of 1311-1316,” në Mediterranean Historical Review X (Intercultural Contacts in

the Medieval Mediterranean. Studies in Honour of D. Jacoby) (Londër, 1955), 1-13. Arsyeja kryesore në fakt

ishte që anzhuinët të merrnin me çdo kusht ishullin e Sicilisë, që ishte në duart e Frederikut të Aragonës. Shih

Norman Housley, The Italian Crusades: The Papal-Angevin Alliance and the Crusades against Christian Lay

Pawers, 1254-1343 (Oxford: Clarendon Press, 1986), 96-97. Shih gjithashtu G. M. Monti, “L’Albania e la

Guerra di Sicilia: trattative diplomatiche,” Nuovi studi angioini.

414

Ibid.

~ 472 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!