20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Etleva LALA: MBRETËRIA E ARBËRISË DHE SHQIPTARËT

Shekulli XIV është konsideruar si shekulli kur katoliçizmi arriti kulmin në territoret

arbërore. 406 E në fakt, një gjë e tillë mund të indentifikohet lehtësisht nga përhapja e urdhërave

monastikë (benediktinët) dhe mendikanë (françeskanët dhe dominikanët), si dhe nga kishat e

manastiret e shumta katolikë që zunë vend në të gjithë territorin e Shqipërisë së sotme politike e më

gjërë. Katoliçizmi arriti shtrirjen më të madhe në këto territore, por gjithashtu edhe intensitetin më të

madh gjë që vihet re edhe nga dokumentacioni i dendur me Selinë e Shenjtë. E gjithë kjo ndodhi në

sajë të kushteve politike pro-katolike që u krijuan nga riafirmimi i Regnum Albaniae gjatë këtij

shekulli, jo vetëm nga Selia e Shenjtë dhe forcat perëndimore, por edhe nga vetë shqiptarët.

Në librin e tij The King’s Two Bodies Kantorowicz argumenton, 407 që posti i mbretit është i

përbërë nga trupi fizik dhe trupi politik, e ndërsa i pari mund të vdesë e të shuhet, i dyti është i

përjetshëm. Nëse ndjekim këtë logjikë politike edhe për Regnum Albaniae 408 që ishte një mbretëri

perëndimore nga mënyra se si ishte krijuar në vitin 1272, duhet të pranojmë që edhe Regnum

Albaniae ishte e përjetshme, pavarësisht nëse kishte apo nuk kishte mbretër e pasardhës të mbretit që

do të merrnin fronin mbretëror. Duhet të ketë qenë pikërisht kjo logjikë politike që ka përligjur

vendimin e Selisë së Shenjtë për t’iu adresuar fisnikëve të kësaj mbretërie gjatë shekullit XIV në

korrespondencën e saj. Qëllimi është sigurisht politik: Selia e Shenjtë dëshironte të fuqizojë një

mbretëri “fantazmë” për ta pasur si bazë në brigjet juglindore të Detit Adriatik, në mënyrë që të

përligjte përpjekjet për t’u shtrirë në Ballkan.

Është tashmë i njohur fakti që Mbretëria e Arbërisë u shpall zyrtarisht si formacion politik

më 21 shkurt të vitit 1272, nga Karli I Anzhu, 409 i cili e kishte projektuar dhe ndërtuar atë si bërthamë

406

Millan Šufflay, ‘Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die orthodoxe Durchbruchzone im

katolischen Damme,’ në Illyrisch-albanische Forschungen 2 vëll. (Munich dhe Leipzig: Verlag von Duncken and

Humlot, 1916), 188-282.

407

Ernst H. Kantorowicz, The King’s Two Bodies: A Study in Medieval Political Theology (N.J.: Princenton

University Press, 1997.

408

Disa nga studiuesit më në zë që janë marrë me Mbretërinë e Arbërisë janë Émile Léonard, Les Angevins de

Naples (Paris, 1954); G. del Giudice, La famiglia di re Manfredi (Napoli 1880); Francesco Carabellese, Carlo

d’Angio nei rapporti politici e commerciali con Venezia e l’Oriente (Bari, 1911); Gennaro Maria Monti, Nuovi

Studi Angioini (Trani, 1937); po ai, “La dominazione napoletana in Albania - Carlo I, d’Angio, primo re degli

Albanesi në Rivista d’Albania I (1940); po ai, “Ricerche sul Dominio Angioino in Albania,” në Studi Albanesi,

vol. V-VI (Roma, 1935-1936); Alain Ducellier, La façade maritime de l’Albanie au moyen âge (Selanik, 1981), f.

230-323; J. Boucart, L’Albanie et les Albanais (Paris, 1921); Pëllumb Xhufi, “Shqiptarët përballë Anzhuinëve

(1267-1285)” Studime Historike XLI/1 (1987): 199-222. Andreas Kiesewetter, “I principi di Taranto e la Grecia

(1294-1373/83”, Archivio Storico Pugliese LIV, fasc. I-IV (janar-dhjetor 2001).

409

Sipas Donald Nicol si dhe G. M. Montit, ishin “ipeshkvët, kontët, baronët, ushtarët dhe qytetarët” shqiptarë

ata që e zgjodhën dhe e pranuan Karlin I Anzhu si mbretin e tyre. Si rrjedhim Karli u premtoi që do t’i mbronte

ata nga armiqtë e tyre dhe do të respektonte privilegjet e vjetra që u ishin dhënë nga perandorët Bizantinë në të

kaluarën. Shih: Donald Nicol, The Despotate of Epiros 1267-1479: A Contribution to the History of Greece in the

Middle Ages (Londër, New York, New Rochelle, Melbourne, Sydney: Cambridge University Press, 1984), 15; G.

M. Monti, Mezzogiorno d’Italia nel medioevo: Studi Storici (Bari: Laterza, 1930), 80. Për më shumë në lidhje me

~ 471 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!