20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Në shtetet evropiane ilegalja shqiptare në diasporë luajti një rol të madh dhe të rëndësishëm

për përhapjen e idesë së çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Gjatë asaj kohe ajo kishte organizuar

demonstratat dhe demarshe para ambasadave jugosllave, duke ushtruar presion lidhur me gjendjen e

rëndë në Kosovë.

Ndërsa vitet 1981-1990, përfshihen në fazën e katërt të ilegales në Kosovë, dhe mund të

thuhet se ishte njëra nga fazat më të bujshme kur do të formohen grupe e organizata ilegale, me

ngjyrime të ndryshme ideologjike, të cilat i kishte ofruar koha. Ndërsa sa i përket vlerësimit se të

gjitha organizatat dhe grupet ilegale që vepronin në Kosovë në këtë periudhë kanë pasur orientime

marksiste-leniniste, duhet të kihet parasysh rrethanat konkrete të kohës si dhe fakti se në Shqipëri

sundonte një regjim i tillë. Andaj, këtyre organizatave në Kosovë u nevojitej një mbështetje e

natyrshme në një aleat të qëndrueshëm e të pranueshëm. Sigurisht që po të mos kishin orientim majtist

ato do të rrezikonin për të mbetur pa përkrahjen e Shqipërisë së asaj kohe.

Ndërsa faza e pestë e lëvizjes ilegale në Kosovë fillon në vitet e kthesës më të madhe

historike me 1981 dhe përfundon në fillim të viteve të ’90, në kohën kur zë fill formimi i Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës. Kjo edhe është faza më e rëndësishme e saj: është përmbyllje kulminante e një

lëvizjeje të gjatë ilegale në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare të ish- Jugosllavisë. Demonstratat e

vitit 1981 ishin një kushtrim i madh për popullin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Është karakteristik e kësaj etape se në këtë kohë organizimi i ilegales kishte pësuar

ndryshime të mëdha. Grupe të vogla që vepronin ilegalisht pas demonstratave studentore të ’81 filluan

të bashkohen dhe të formonin organizata më të mëdha po që kryesisht vepronin në interes të zhvillimit

të Kosovës dhe të krijimit të kushteve të reja, qoftë në ngritjen e pozitës kushtetuese të saj, qoftë për

përmbushjen e idealit të ilegales- për bashkim kombëtar. Organizatat ilegale që vepruan në këtë

periudhë, që të gjitha mund të thuhet se punonin në bazë të Programeve politike dhe kishin Statutet e

tyre, që synimet e tyre ishin thjesht të karakterit kombëtar dhe qëllimi suprem ishte mëvetësia e

Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë.

Dhe krejt në fund, mund të themi se të gjitha organizatat ilegale atdhetare që nga viti 1945-

1990, angazhoheshin për një Shqipëri të bashkuar në hapësirën e saj historike e etnike, të një shteti

sovran, të lirë e demokratike, të përcaktuar sipas vullnetit të qytetarëve, në të cilin do të jetonin të lirë,

të barabartë e në mirëqenie gjithë qytetarët, pa dallim feje, kombësie, gjuhe, krahine apo çfarëdo

përkatësie tjetër qofshin.

Recenzentë:

Prof.dr. Izber Hoti

MA. Teuta Shala – Peli

~ 469 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!