Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Prof. dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA: PAVARËSIA E SHQIPËRISË, PIKË REFERIMI PËR VEPRIMTARINË ILEGALE NË KOSOVË (1945-1990) Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në botën shqiptare ekzistonte një program kombëtar i ruajtjes së tërësisë tokësore të atdheut dhe i bashkimit kombëtar, mbi bazën e të cilit ishin hartuar gjithë programet e Lëvizjes Kombëtare në vijim. Ky qëllim programor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare mbeti i pandryshuar në thelb, sepse buronte nga e drejta legjitime dhe e natyrshme e tyre për të qenë të barabartë me popujt tjerë. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912), problemi i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara nga shqiptarët në ish-Jugosllavi, jo vetëm që nuk u zgjidh, por përkundrazi, atyre iu mohua çdo e drejt për të vetëvendosur, si rrugën e vetme për zgjidhjen përfundimtare të problemit kombëtar. Pas aneksimit të Kosovës, për popullin shqiptar filloi një etapë e errët, një kalavar i vërtetë. Filluan përsëri masakrat masive mbi popullatën e pafajshme, dhe likuidoheshin patriotët dhe intelektualët e paktë. Edhe pse ishte pushtuar, Kosova trajtohej vazhdimisht si zonë e rrezikshme dhe e pa sigurt për shkak se banohej me një popullsi jo sllave. Me këtë gjendje të imponuar, ku “liria” dhe “barazia” e popullit shqiptar ishin shndërruar në robëri nga një pakicë kombëtare- serbët dhe malazezët, kuptohet se populli liridashës nuk ishte i kënaqur. Meqë shqiptarët e Kosovës përgjatë tërë kufirit me shtetin amë, edhe zyrtarisht ishin shpallur si element i pabesueshëm, për këtë arsye edhe ndiqeshin, burgoseshin, torturoheshin, detyroheshin të shpërnguleshin, madje edhe vriteshin dhe askush nuk merrej në përgjegjësi. Fundja të gjitha masakrat, që iu bënë shqiptarëve , ishin të zyrtarizuara nga organet shtetërore, që si bazë u shërbenin “Naçërtania” e Garashaninit, Elaboratet e I. Andriqit, I. Vukotiqit, Elaboratet I e II të Vasa Çubrilloviqit. Të cilat vazhduan të zbatohen me përpikëri deri më 1999. Veprimtarin politike-kombëtare ilegale të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që nga viti 1945- 1990, e kam ndarë në pesë faza të zhvillimit: Faza e parë, përfshinë periudhën 1944-1948, e cila përkufizohej kryesisht me veprimtarinë e LNDSH-së. Si e tillë kjo lëvizje kishte karakter politiko- ushtarak, dhe ishte e përcaktuar për luftë të armatosur kundër robërisë së re jugosllave dhe formimit të një shteti shqiptar me territoret e veta. Kishte një politik nacionale e demokratike pro-perëndimore, dhe kryesisht udhëhiqej nga patriot dhe intelektual të shquar si Ymer Berisha, Halim Spahiu, Selman Riza, Gjon Serreqi e shumë të tjerë. Menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, në vitin 1948, fillon faza e dytë e organizimit ilegal. Në emër të politikës së gabuar të IB-së, në burg bien intelektualët më të mirë të popullit shqiptar, duke u akuzuar se po mbanin anën e politikës së shtetit shqiptar dhe të politikës ruse. Kjo nuk ishte asgjë tjetër pos një shkas që sa më shumë shqiptarë intelektualë të futeshin në burgjet jugosllave dhe të akuzoheshin si elementë armiqësorë. Deri më 1948 lidhjet ideologjike ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë e kishin lënë çështjen e Kosovës jashtë rendit të ditës. Mirëpo, pas prishjes së marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, me përkrahjen e Stalinit shtypi shqiptar do t’i kushtojë një vëmendje më të shtuar persekutimit dhe padrejtësive të shumta që u bëheshin shqiptarëve në Jugosllavinë titiste. Në këtë kthesë të madhe politike në Jugosllavi shqiptarët menduan se ishte momenti i ~ 467 ~

KUMTESA përshtatshëm që edhe një herë të ngrinin zërin për padrejtësitë që iu bënë më 1945 (në Kuvendin e Prizrenit). Filluan dhe shtuan intensitetin e formimit të grupeve e organizatave ilegale në Kosovë që kishin për qëllim demaskimin e politikës okupuese jugosllave dhe shkëputjen e trojeve shqiptare për t’iu bashkuar Shqipërisë. Grupet dhe organizatat që u formuan gjatë asaj periudhe mbi të gjitha kishin karakter kombëtar, por për qëllime të tjera politike, ishin pro-komuniste. Dhe, mu për këtë arsye gjatë proceseve gjyqësore të organizuara pas zbulimit të tyre u quajtën “grupe informbyroistë”. Faza e tretë, përfshinte vitet 1953-1968. Brenda këtyre viteve organizimet ilegale ishin të llojllojshme duke filluar nga vazhdimësia e LNDSH-së, e deri me formimin e organizatave të ndryshme ilegale që gjithashtu kishin karakter çlirimtar por me koncepte të reja politike e kombëtare. Mbas krijimit të rrethanave të reja në Kosovë, mbas një stabilizimi kushtimisht relativ të pushtuesit të ri në Kosovë, mbas përshtatjes së një pjese të shqiptarëve me këto rrethana të reja, këto grupe ilegale e kishin orientuar një pjesë të madhe të veprimit në bindjen e popullit se lufta kundër pushtetit jugosllav, megjithatë, ishte i vetmi mjet dhe e vetmja rrugë e lirisë. Në këtë periudhë edhe pse ishte konsoliduar deri diku LNDSH-ja, më 1957 u formuan dhe vepruan si: Organizata ilegale e atdhetarit Metush Krasniqit me emrin simbolik “Partia revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amë”. Në qershor të të njëjtit vit, Metush Krasniqi para anëtarëve të vet kishte paraqiti Programin e punës dhe projektin (skicën) e statutit të Partisë, ku pos angazhimeve të tjera, ai si kusht themelor e parimor kishte paraqitur rendësin e lirisë, por mbi të gjitha atë të bashkimit kombëtar me shtetin amë, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat. Në këtë drejtim kishte hartuar planin për propagandimin e idesë për bashkimin me Shqipërinë. Ndërsa, më 1963 formohet një organizatë tjetër me emrin “Lëvizja revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, e udhëhequr nga Adem Demaqi. I cili më vonë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare hartuan Statutin dhe Programin e saj. Statuti i saj kishte përmbledhur në dhjetë nene e tërë objektivin dhe qëllimin e organizatës. Në nenin e parë të saj theksohej se: “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë është sigurimi i të drejtës për Vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banuese në shumicë prej shqiptarëve që gjinden ende nën administrimin e Jugosllavisë, domethënë qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht- Çlirimi i krahinave, të aneksuara prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyre krahinave me nënën e vet- Shqipërisë”. Veç këtyre në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi do të formohen dhe do të vepronin edhe disa grupime më të vogla ilegale-politike që për qëllim parësorë do të kenë bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nga viti 1968-1981, fillon faza e katërtë e organizimeve ilegale, të cilat do të artikulojnë koncepte të reja politike e kombëtare. Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët që kishin shkuar në perëndim për të punuar për një kothere bukë, edhe atje nuk qëndruan duarkryq, në këtë kohë u formuan shumë parti që mbanin lidhje me ilegalen që vepronte në Kosovë. Deri në vitin 1968, ndonëse të gjitha grupimet politike ilegale kishin si synim çlirimin e Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, pa hequr dorë nga ky qëllim, do të angazhohen edhe për jetësimin e opsionit të Republikës, të përfshirë këtu në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi dhe kjo do të jetë shkalla e parë për realizimin e bashkimit kombëtar. Mbas demonstratave të vitit 1968, shumë atdhetar e intelektual rënë në burg. Por, gjatë viteve të 70-80, ilegalja e Kosovës përsëri u këndell dhe mori veten. Gjatë kësaj periudhe u formuan organizata të reja që po ashtu u angazhonin dhe luftonin për lirimin e tokave shqiptare nën ish- Jugosllavi. Në këtë kohë u organizua dhe veproi organizata ilegale “Grupi Revolucionar i Kosovës” që më vonë u shndërrua në “Organizatë Marksiste- Leniniste të Kosovës”. GRK programin e tij e ndërtonte mbi bazë të çlirimit kombëtar dhe të bashkimit të atdheut të copëtuar padrejtësisht. Ky përkufizim i programit përjashtonte çdo mundësi cilësimi të tij si ekstremist, majtist a reaksionar. Më 1968, në Kosovë nga ilegalja shqiptare u organizuan edhe demonstratat studentore që kërkuan forma të reja të organizimit ilegal, kërkuan unifikimin e organizatave dhe grupeve ilegale për të ndërtuar një platformë politike të veprimit, duke shtruar nevojën që programet politike të ilegales ti përshtatën kohës dhe proceseve politike që u zhvillonin në rajon e më gjerë. ~ 468 ~

KUMTESA

përshtatshëm që edhe një herë të ngrinin zërin për padrejtësitë që iu bënë më 1945 (në Kuvendin e

Prizrenit). Filluan dhe shtuan intensitetin e formimit të grupeve e organizatave ilegale në Kosovë që kishin

për qëllim demaskimin e politikës okupuese jugosllave dhe shkëputjen e trojeve shqiptare për t’iu

bashkuar Shqipërisë. Grupet dhe organizatat që u formuan gjatë asaj periudhe mbi të gjitha kishin karakter

kombëtar, por për qëllime të tjera politike, ishin pro-komuniste. Dhe, mu për këtë arsye gjatë proceseve

gjyqësore të organizuara pas zbulimit të tyre u quajtën “grupe informbyroistë”.

Faza e tretë, përfshinte vitet 1953-1968. Brenda këtyre viteve organizimet ilegale ishin të

llojllojshme duke filluar nga vazhdimësia e LNDSH-së, e deri me formimin e organizatave të

ndryshme ilegale që gjithashtu kishin karakter çlirimtar por me koncepte të reja politike e kombëtare.

Mbas krijimit të rrethanave të reja në Kosovë, mbas një stabilizimi kushtimisht relativ të pushtuesit të

ri në Kosovë, mbas përshtatjes së një pjese të shqiptarëve me këto rrethana të reja, këto grupe ilegale e

kishin orientuar një pjesë të madhe të veprimit në bindjen e popullit se lufta kundër pushtetit

jugosllav, megjithatë, ishte i vetmi mjet dhe e vetmja rrugë e lirisë.

Në këtë periudhë edhe pse ishte konsoliduar deri diku LNDSH-ja, më 1957 u formuan dhe

vepruan si: Organizata ilegale e atdhetarit Metush Krasniqit me emrin simbolik “Partia

revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amë”. Në qershor të të njëjtit vit,

Metush Krasniqi para anëtarëve të vet kishte paraqiti Programin e punës dhe projektin (skicën) e

statutit të Partisë, ku pos angazhimeve të tjera, ai si kusht themelor e parimor kishte paraqitur rendësin

e lirisë, por mbi të gjitha atë të bashkimit kombëtar me shtetin amë, duke përdorur të gjitha mjetet dhe

metodat. Në këtë drejtim kishte hartuar planin për propagandimin e idesë për bashkimin me

Shqipërinë. Ndërsa, më 1963 formohet një organizatë tjetër me emrin “Lëvizja revolucionare për

Bashkimin e Shqiptarëve”, e udhëhequr nga Adem Demaqi. I cili më vonë në bashkëpunim me

inteligjencën kosovare hartuan Statutin dhe Programin e saj. Statuti i saj kishte përmbledhur në dhjetë

nene e tërë objektivin dhe qëllimin e organizatës. Në nenin e parë të saj theksohej se: “Qëllimi i parë

dhe i fundit i Lëvizjes sonë është sigurimi i të drejtës për Vetëvendosje deri në shkëputje për viset e

banuese në shumicë prej shqiptarëve që gjinden ende nën administrimin e Jugosllavisë, domethënë

qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht- Çlirimi i krahinave, të aneksuara prej Jugosllavisë dhe

bashkimi i këtyre krahinave me nënën e vet- Shqipërisë”.

Veç këtyre në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi do të formohen dhe do

të vepronin edhe disa grupime më të vogla ilegale-politike që për qëllim parësorë do të kenë

bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Nga viti 1968-1981, fillon faza e katërtë e organizimeve ilegale, të cilat do të artikulojnë

koncepte të reja politike e kombëtare. Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët që kishin shkuar në

perëndim për të punuar për një kothere bukë, edhe atje nuk qëndruan duarkryq, në këtë kohë u

formuan shumë parti që mbanin lidhje me ilegalen që vepronte në Kosovë.

Deri në vitin 1968, ndonëse të gjitha grupimet politike ilegale kishin si synim çlirimin e

Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, pa hequr dorë nga ky qëllim, do

të angazhohen edhe për jetësimin e opsionit të Republikës, të përfshirë këtu në Kosovë dhe viset tjera

shqiptare nën ish-Jugosllavi dhe kjo do të jetë shkalla e parë për realizimin e bashkimit kombëtar.

Mbas demonstratave të vitit 1968, shumë atdhetar e intelektual rënë në burg. Por, gjatë viteve

të 70-80, ilegalja e Kosovës përsëri u këndell dhe mori veten. Gjatë kësaj periudhe u formuan

organizata të reja që po ashtu u angazhonin dhe luftonin për lirimin e tokave shqiptare nën ish-

Jugosllavi. Në këtë kohë u organizua dhe veproi organizata ilegale “Grupi Revolucionar i Kosovës”

që më vonë u shndërrua në “Organizatë Marksiste- Leniniste të Kosovës”. GRK programin e tij e

ndërtonte mbi bazë të çlirimit kombëtar dhe të bashkimit të atdheut të copëtuar padrejtësisht. Ky

përkufizim i programit përjashtonte çdo mundësi cilësimi të tij si ekstremist, majtist a reaksionar.

Më 1968, në Kosovë nga ilegalja shqiptare u organizuan edhe demonstratat studentore që

kërkuan forma të reja të organizimit ilegal, kërkuan unifikimin e organizatave dhe grupeve ilegale për

të ndërtuar një platformë politike të veprimit, duke shtruar nevojën që programet politike të ilegales ti

përshtatën kohës dhe proceseve politike që u zhvillonin në rajon e më gjerë.

~ 468 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!