20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Prof. dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA: PAVARËSIA E SHQIPËRISË, PIKË

REFERIMI PËR VEPRIMTARINË ILEGALE NË KOSOVË (1945-1990)

Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në botën shqiptare ekzistonte një program kombëtar i

ruajtjes së tërësisë tokësore të atdheut dhe i bashkimit kombëtar, mbi bazën e të cilit ishin hartuar

gjithë programet e Lëvizjes Kombëtare në vijim. Ky qëllim programor i Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare mbeti i pandryshuar në thelb, sepse buronte nga e drejta legjitime dhe e natyrshme e tyre për

të qenë të barabartë me popujt tjerë.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912), problemi i Kosovës dhe i viseve të tjera të

banuara nga shqiptarët në ish-Jugosllavi, jo vetëm që nuk u zgjidh, por përkundrazi, atyre iu mohua

çdo e drejt për të vetëvendosur, si rrugën e vetme për zgjidhjen përfundimtare të problemit kombëtar.

Pas aneksimit të Kosovës, për popullin shqiptar filloi një etapë e errët, një kalavar i vërtetë.

Filluan përsëri masakrat masive mbi popullatën e pafajshme, dhe likuidoheshin patriotët dhe

intelektualët e paktë. Edhe pse ishte pushtuar, Kosova trajtohej vazhdimisht si zonë e rrezikshme dhe

e pa sigurt për shkak se banohej me një popullsi jo sllave. Me këtë gjendje të imponuar, ku “liria” dhe

“barazia” e popullit shqiptar ishin shndërruar në robëri nga një pakicë kombëtare- serbët dhe

malazezët, kuptohet se populli liridashës nuk ishte i kënaqur. Meqë shqiptarët e Kosovës përgjatë tërë

kufirit me shtetin amë, edhe zyrtarisht ishin shpallur si element i pabesueshëm, për këtë arsye edhe

ndiqeshin, burgoseshin, torturoheshin, detyroheshin të shpërnguleshin, madje edhe vriteshin dhe

askush nuk merrej në përgjegjësi. Fundja të gjitha masakrat, që iu bënë shqiptarëve , ishin të

zyrtarizuara nga organet shtetërore, që si bazë u shërbenin “Naçërtania” e Garashaninit, Elaboratet e

I. Andriqit, I. Vukotiqit, Elaboratet I e II të Vasa Çubrilloviqit. Të cilat vazhduan të zbatohen me

përpikëri deri më 1999.

Veprimtarin politike-kombëtare ilegale të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që nga viti 1945-

1990, e kam ndarë në pesë faza të zhvillimit:

Faza e parë, përfshinë periudhën 1944-1948, e cila përkufizohej kryesisht me veprimtarinë e

LNDSH-së. Si e tillë kjo lëvizje kishte karakter politiko- ushtarak, dhe ishte e përcaktuar për luftë të

armatosur kundër robërisë së re jugosllave dhe formimit të një shteti shqiptar me territoret e veta.

Kishte një politik nacionale e demokratike pro-perëndimore, dhe kryesisht udhëhiqej nga patriot dhe

intelektual të shquar si Ymer Berisha, Halim Spahiu, Selman Riza, Gjon Serreqi e shumë të tjerë.

Menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, në vitin 1948, fillon faza e dytë e

organizimit ilegal. Në emër të politikës së gabuar të IB-së, në burg bien intelektualët më të mirë të

popullit shqiptar, duke u akuzuar se po mbanin anën e politikës së shtetit shqiptar dhe të politikës ruse.

Kjo nuk ishte asgjë tjetër pos një shkas që sa më shumë shqiptarë intelektualë të futeshin në burgjet

jugosllave dhe të akuzoheshin si elementë armiqësorë. Deri më 1948 lidhjet ideologjike ndërmjet

Jugosllavisë dhe Shqipërisë e kishin lënë çështjen e Kosovës jashtë rendit të ditës. Mirëpo, pas prishjes së

marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, me përkrahjen e Stalinit shtypi shqiptar do t’i

kushtojë një vëmendje më të shtuar persekutimit dhe padrejtësive të shumta që u bëheshin shqiptarëve në

Jugosllavinë titiste. Në këtë kthesë të madhe politike në Jugosllavi shqiptarët menduan se ishte momenti i

~ 467 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!