Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Në gjirin e Shoqërisë së Stambollit bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut. Një fenomen i tillë ishte i rrallë në historinë e popujve të tjerë, sepse shqiptarët, të cilët u takonin tri besimeve të ndryshme, vepronin bashkarisht për një ideal. Rasti i "Alfabetares së gjuhësë Shqip", ose Abetares së Stambollit është unikal në jetën mbi 150- vjeçare të abetareve shqipe, në këndvështrimin e lidhjes së ngushtë me kushtet historiko - shoqërore dhe të botimit; të rolit që luajti për njësimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe; në hedhjen e themeleve të tekstologjisë shqiptare, të frymës atdhetare që ngjalli. "Alfabetarja..." padyshim, ndikoi fuqishëm në tekstet e mëvonshme e veçanërisht në abetaret. Nga kjo u mor modeli që në hyrje të disa teksteve të vihej një pasqyrë krahasuese e alfabetit shqip me alfabete te tjera si turqisht, greqisht, frëngjisht, italisht, bullgarisht, për të ndihmuar dhe lehtësuar edhe ata që njihnin qofte edhe njërën nga këto gjuhë. Kundër ABC-së së "Shoqërisë së Stambollit" u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, carizmi rus, qeveritë frënge, greke, serbe, etj. Komiteti i Stambollit me detyrën kryesore hartimin e platformës ideologjike, politike dhe kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga njëra anë, Shoqeria e të Shtypurit Shkronja Shqip me synimin e saj të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia, nga ana tjetër, nuk i dhanë mundësi letërsisë shqiptare të zhvillohej ashtu si dhe letërsia europiane e fundit të shek. XIX. Në kohën kur vendi ynë rrezikohej nga coptimi i tërësisë territoriale dhe kur shkolla dhe gjuha shqipe ishte zëvendësuar me shkollën dhe gjuhën turke, greke e latine, letërsia e kësaj kohe nuk mund të përshkohej nga muza apo nga frymëzimi lirik e stilistik. Në fund, Shqipëria e shek. XX nuk mund të kuptohet aspak pa kuptuar periudhën e Rilindjes dhe kulturën e saj. Recenzentë: Prof,dr. Petrika Thëngjilli Prof.aso. Kseonela Sotirofski ~ 465 ~

KUMTESA ~ 466 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Në gjirin e Shoqërisë së Stambollit bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit

Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto:

ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut.

Një fenomen i tillë ishte i rrallë në historinë e popujve të tjerë, sepse shqiptarët, të cilët u takonin tri

besimeve të ndryshme, vepronin bashkarisht për një ideal.

Rasti i "Alfabetares së gjuhësë Shqip", ose Abetares së Stambollit është unikal në jetën mbi 150-

vjeçare të abetareve shqipe, në këndvështrimin e lidhjes së ngushtë me kushtet historiko - shoqërore

dhe të botimit; të rolit që luajti për njësimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe; në hedhjen e

themeleve të tekstologjisë shqiptare, të frymës atdhetare që ngjalli. "Alfabetarja..." padyshim, ndikoi

fuqishëm në tekstet e mëvonshme e veçanërisht në abetaret. Nga kjo u mor modeli që në hyrje të disa

teksteve të vihej një pasqyrë krahasuese e alfabetit shqip me alfabete te tjera si turqisht, greqisht,

frëngjisht, italisht, bullgarisht, për të ndihmuar dhe lehtësuar edhe ata që njihnin qofte edhe njërën nga

këto gjuhë. Kundër ABC-së së "Shoqërisë së Stambollit" u sulën në një front të përbashkët armiqësor

që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, carizmi rus, qeveritë frënge, greke,

serbe, etj.

Komiteti i Stambollit me detyrën kryesore hartimin e platformës ideologjike, politike dhe kulturore të

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga njëra anë, Shoqeria e të Shtypurit Shkronja Shqip me synimin e saj

të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit

kombëtar nga Turqia, nga ana tjetër, nuk i dhanë mundësi letërsisë shqiptare të zhvillohej ashtu si dhe

letërsia europiane e fundit të shek. XIX. Në kohën kur vendi ynë rrezikohej nga coptimi i tërësisë

territoriale dhe kur shkolla dhe gjuha shqipe ishte zëvendësuar me shkollën dhe gjuhën turke, greke e

latine, letërsia e kësaj kohe nuk mund të përshkohej nga muza apo nga frymëzimi lirik e stilistik.

Në fund, Shqipëria e shek. XX nuk mund të kuptohet aspak pa kuptuar periudhën e Rilindjes dhe

kulturën e saj.

Recenzentë:

Prof,dr. Petrika Thëngjilli

Prof.aso. Kseonela Sotirofski

~ 465 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!