Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip – Veprimtaria Veprimtaria patriotike e klubeve dhe shoqërive atdhedashëse ka pasur si synim që të ruajë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Kërkesat për gjuhën dhe kulturën shqiptare ishin pjesë përbërëse e programit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit. Në të kërkohej njohja zyrtare e gjuhës shqipe, përdorimi i saj në administratën dhe në shkollat e Shqipërisë si dhe përdorimi i një pjese të të ardhurave të vendit për zhvillimin e arsimit. 396 Inisiativën për këtë e mori Komiteti i Stambollit, i cili krijoi një komision të veçantë për të zgjidhur dy detyra të ngutshme dhe të rëndësishme: caktimin e një alfabeti të përbashkët për shqiptarët dhe formimin e një shoqërie qëndrore kulturore. Meqënëse deri atëherë për shkrimin e shqipes përdoreshin alfabete të ndryshme, në vitet e Lidhjes rifilluan përpjekjet e nisura qysh më parë për t’a njësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Në fillim të vitit 1879, përpara komisionit të krijuar u paraqitën katër projektalfabete. Pas shumë diskutimesh, komisioni miratoi alfabetin e propozuar nga Sami Frashëri. Ky alfabet i njohur me emrin alfabeti i Stambollit, bazohej në alfabetin latin dhe ishte ndërtuar mbi parimin fonetik, për çdo tingull një shkronjë. 397 Ky alfabet ishte i pari i vendosur kolegjialisht. Nuk kaluan as dy-tre muaj pas caktimit të alfabetit të Stambollit dhe me të u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe’’ me 136 faqe. Në faqet e para të saj jepet alfabeti i ri dhe mënyra e përdorimit të tij. Alfabetarja shërbeu për të mësuar shkrimin e leximin e shqipes dhe për të përhapur idetë kombëtare e demokratike të Rilindjes. Në The Turkish Language Reform, nga Geoffrey Lewis, Alfabeti i Stambollit paska ndikuar, tërthorazi, edhe në reformat që përfshinë çdo aspekt të turqishtes, në fillim të shekullit XX, me synim europianizimin e saj. Lewis përmend, pa e specifikuar me emrin e vet si Alfabet i Stambollit, alfabetin me 36 shkronja “latine dhe greke” që sipas tij Sami Frashëri dhe vëllai i tij Abdyl Frashëri kishin krijuar, për gjuhën e tyre amtare, shqipen – një gjuhë, thotë ai, së cilës alfabeti arab i rrinte po aq keq për shtat sa edhe turqishtes. Për shqiptarët myslimanë gati gjysmë shekulli më parë, adoptimi i shkronjave latine ishte njëkohësisht edhe një hap i guximshëm përpara, drejt laicizimit të kulturës dhe, për pasojë, edhe të jetës sociale. Në një kuptim, mund të thuhet se shqiptarët e Shoqërisë së Stambollit, e cila operonte në një mjedis kulturor osman, u treguan turqve se ishte e mundshme që një gjuhë të fillonte të shkruhej me një alfabet të sajuar posaçërisht për të, ose të krijuar në epruvetë. 398 Krahas punës për njësimin e alfabetit dhe për përgatitjen e alfabetares vazhdonin edhe përpjekjet për të formuar një shoqëri kulturore kombëtare. Patriotët shqiptarë organizuan në Stamboll një konferencë më 12 tetor 1879. Në të përfaqësoheshin shqiptarët e të tri besimeve fetare dhe të krahinave të ndryshme të vendit. Kjo konferencë themeloi shoqërinë kulturore shqiptare me emrin “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip’’, ose shkurtimisht Shoqëria e Stambollit dhe miratoi statusin e saj. Kryetar u zgjodh Sami Frashëri. 399 Drejtuesit e kësaj shoqërie morën nga Porta e Lartë lejen për botimin e një organi, me të cilën zë fill botimi i gazetave në gjuhën shqipe. Numri i parë i revistës, që fillimisht u quajt Drita, por në numrin e saj të tretë u quajt Dituria, doli në gusht 1884. Por vetëm pak kohë më pas, nxjerrja e kësaj reviste në Stamboll u pezuallua; për rrjedhojë, që nga viti 1885, ajo filloi të botohet në Bukuresht. 400 “Shoqëria e Stambollit” hartoi e miratoi statutin e saj, kanonizmën, shkruar nga Jani Vreto. Kjo kanonizmë, e shtypur në një shtypshkronjë të Stambollit, fliste për detyrat e Shoqërisë për zhvillimin me sukses të veprimtarisë arsimore e kulturore. Se sa rëndësi i japin themeluesit e Shoqërisë kësaj veprimtarie, del nga këto fjalë të thirrjes së kanonizmës: “Gjithësa kompe janë të ndriturë dhe të 396 Histori e Shqiperise dhe e shqiptareve, Prizren 2001, f. 131 397 Buda, Aleks, Shkrime Historike, Tirane, 8 Nentori, 1986, f. 142 – 143 398 Oxford University Press, 1999, f. 32 399 Edwin E. Jacques, Shqiptarët, veper e cituar, f. 423 400 dr. Bozbora, Nuray, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Dituria 2002, f. 197 ~ 463 ~

KUMTESA qytetëruarë prej shkronjash ndë gjuhët e veta. Cdo komp që nuk ka shkruarë gjuhën e vet, dhe s’ka shkronja ndë gjuhë të vet është ndë t’errëtë”. 401 Karakteri politik i Shoqerise Përpjekjet për arsimin e kulturën kombëtare u gërshetuan me luftën politike dhe i shërbyen luftës së Lidhjes për mbrojtjen nga copëtimi dhe për çlirimin kombëtar. Arsimi dhe kultura ndikonin në rritjen e vetëdijes kombëtare, për bashkimin dhe mobilizimin e popullit në luftën e udhëhequr nga Lidhja e Prizrenit. Përveç kësaj, arsimi e kultura kombëtare do të ndihmonin për ta bërë të njohur kombin shqiptar përpara opinionit të huaj publik e diplomatik dhe për të mbrojtur të drejtat e tij, aq më tepër kur atij i mohoheshin qëllimisht historia e kultura e deri edhe ekzistenca e tij. Ndonëse Shoqëria e Stambollit nuk varej drejtpërdrejt nga Lidhja e Prizrenit, qëllimet i kishte të përbashkëta me të. Edhe pse kishin synime të qarta politike, për të përgatitur çlirimin e atdheut nga robëria dhe mbrojtjen e tij nga copëtimi, ajo paraqitej si shoqëri kulturore, gjë që pasqyrohej edhe në programin e statutin e saj. Kjo bëhej për të shfrytëzuar mjetet legale në të mirë të lëvizjes shqiptare dhe për të shmangur çdo pengesë që mund të nxirrej, nën presionin e qeverisë osmane, nga organet qeveritare të vendit ku vepronte. Në një shikim të përgjithshëm, botimet e krerëve të Shoqërisë jo vetëm që u shumëfishuan, por mbi të gjitha morën karakter politiko – historik, në të cilat mbronin çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. 402 Aktivitetet e ndryshme artistike e argëtuese, si edhe përhapja e mësimit shqip, ndihmuan si për bashkimin e shqiptarëve, ashtu edhe për ngritjen e tyre politike e kulturore. Rrethanat e vështira, që po kalonte vendi ynë në vitet para dhe gjatë Lidhjes së Prizrenit, tronditën ndërgjegjen e kombit. Por, shqiptarët nuk ishin në gjendje të përpunonin strategji dhe taktika në këto momente kaq delikate. Këto dalin nga pena dhe mendja e mendimtarëve dhe ideologëve të kombit. Situatat kërkonin luftëtarë, por ato kërkonin edhe mendimtarë që t’i frymëzonin, t’i organizonin dhe t’i drejtonin. 403 Këto mendimtarë ishin drejtuesit e Shoqërisë së Stambollit. Atyre u ra barra e rëndë për të argumentuar teorikisht të drejtën e kombit shqiptar për pavarësi dhe për të formuar ndërgjegjen kombëtare tek populli shqiptar. Nuk ka vepër të Sami Frashërit, Pashko Vasës, Jani Vretos të shkruar në shqip që të mos ketë një tingull të theksuar politik. Shkrimet publicistike dhe traktatet politike të këtyre patriotëve trajtojnë po atë temë që frymëzuan protestat e memorandumet e kësaj periudhe – njohjen e shqiptarëve në arenën ndërkombetare si një komb formuar plotësisht dhe miratimin e të drejtës së tyre supreme për të pasur shtetin kombëtar në kufijtë e tyre etnikë. 404 PËRFUNDIM Gjatë vitit 1880, Porta e Lartë ndërhyri me ashpërsi dhe me kërcënime për të ndaluar veprimtarinë e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. Në të njëjtën kohë edhe përfaqësues turkomanë e grekomanë, të institucioneve klerikale islamike e ortodokse, ndërmorën një fushatë të egër kundër veprimtarëve të lëvizjes kulturore shqiptare. Në këto rrethana Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip nuk pati mundësi ta zhvillonte veprimtarinë e saj kulturore brenda Perandorisë Osmane dhe ca më pak në Shqipëri. Madje ajo u detyrua të kalonte në ilegalitet. 405 E gjithe veprimtaria e Shoqërisë ndihmoi në bashkimin e mëtejshëm të shqiptarëve. Komiteti Organizativ i Stambollit dhe Shoqëria Kulturore kishin arritur të ushtronin një ndikim të madh jo vetëm në aktivitetin politik, por edhe në atë kulturor-letrar, në të gjitha shoqëritë dhe kolonitë e tjera shqiptare, të cilat u formuan në Bukuresht, Kajro, Sofje etj. 401 Studime Historike me karakter shkencor dhe recensione veprash, veper e cituar, fq. 26 402 Kleyer, Nathalie, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, fq. 304 403 Xholi, Zija, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, 8 Nëntori 1987, f. 9 – 10 404 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, veper e cituar, f. 208 405 Po aty, f. 212 – 213 ~ 464 ~

KUMTESA

qytetëruarë prej shkronjash ndë gjuhët e veta. Cdo komp që nuk ka shkruarë gjuhën e vet, dhe s’ka

shkronja ndë gjuhë të vet është ndë t’errëtë”. 401

Karakteri politik i Shoqerise

Përpjekjet për arsimin e kulturën kombëtare u gërshetuan me luftën politike dhe i shërbyen luftës së

Lidhjes për mbrojtjen nga copëtimi dhe për çlirimin kombëtar. Arsimi dhe kultura ndikonin në rritjen

e vetëdijes kombëtare, për bashkimin dhe mobilizimin e popullit në luftën e udhëhequr nga Lidhja e

Prizrenit. Përveç kësaj, arsimi e kultura kombëtare do të ndihmonin për ta bërë të njohur kombin

shqiptar përpara opinionit të huaj publik e diplomatik dhe për të mbrojtur të drejtat e tij, aq më tepër

kur atij i mohoheshin qëllimisht historia e kultura e deri edhe ekzistenca e tij.

Ndonëse Shoqëria e Stambollit nuk varej drejtpërdrejt nga Lidhja e Prizrenit, qëllimet i kishte të

përbashkëta me të. Edhe pse kishin synime të qarta politike, për të përgatitur çlirimin e atdheut nga

robëria dhe mbrojtjen e tij nga copëtimi, ajo paraqitej si shoqëri kulturore, gjë që pasqyrohej edhe në

programin e statutin e saj. Kjo bëhej për të shfrytëzuar mjetet legale në të mirë të lëvizjes shqiptare

dhe për të shmangur çdo pengesë që mund të nxirrej, nën presionin e qeverisë osmane, nga organet

qeveritare të vendit ku vepronte.

Në një shikim të përgjithshëm, botimet e krerëve të Shoqërisë jo vetëm që u shumëfishuan, por mbi të

gjitha morën karakter politiko – historik, në të cilat mbronin çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e

tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. 402

Aktivitetet e ndryshme artistike e argëtuese, si edhe përhapja e mësimit shqip, ndihmuan si për

bashkimin e shqiptarëve, ashtu edhe për ngritjen e tyre politike e kulturore.

Rrethanat e vështira, që po kalonte vendi ynë në vitet para dhe gjatë Lidhjes së Prizrenit, tronditën

ndërgjegjen e kombit. Por, shqiptarët nuk ishin në gjendje të përpunonin strategji dhe taktika në këto

momente kaq delikate. Këto dalin nga pena dhe mendja e mendimtarëve dhe ideologëve të kombit.

Situatat kërkonin luftëtarë, por ato kërkonin edhe mendimtarë që t’i frymëzonin, t’i organizonin dhe

t’i drejtonin. 403 Këto mendimtarë ishin drejtuesit e Shoqërisë së Stambollit. Atyre u ra barra e rëndë

për të argumentuar teorikisht të drejtën e kombit shqiptar për pavarësi dhe për të formuar ndërgjegjen

kombëtare tek populli shqiptar.

Nuk ka vepër të Sami Frashërit, Pashko Vasës, Jani Vretos të shkruar në shqip që të mos ketë një

tingull të theksuar politik. Shkrimet publicistike dhe traktatet politike të këtyre patriotëve trajtojnë po

atë temë që frymëzuan protestat e memorandumet e kësaj periudhe – njohjen e shqiptarëve në arenën

ndërkombetare si një komb formuar plotësisht dhe miratimin e të drejtës së tyre supreme për të pasur

shtetin kombëtar në kufijtë e tyre etnikë. 404

PËRFUNDIM

Gjatë vitit 1880, Porta e Lartë ndërhyri me ashpërsi dhe me kërcënime për të ndaluar veprimtarinë e

Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. Në të njëjtën kohë edhe përfaqësues turkomanë e

grekomanë, të institucioneve klerikale islamike e ortodokse, ndërmorën një fushatë të egër kundër

veprimtarëve të lëvizjes kulturore shqiptare. Në këto rrethana Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

nuk pati mundësi ta zhvillonte veprimtarinë e saj kulturore brenda Perandorisë Osmane dhe ca më pak

në Shqipëri. Madje ajo u detyrua të kalonte në ilegalitet. 405 E gjithe veprimtaria e Shoqërisë ndihmoi

në bashkimin e mëtejshëm të shqiptarëve.

Komiteti Organizativ i Stambollit dhe Shoqëria Kulturore kishin arritur të ushtronin një ndikim të

madh jo vetëm në aktivitetin politik, por edhe në atë kulturor-letrar, në të gjitha shoqëritë dhe kolonitë

e tjera shqiptare, të cilat u formuan në Bukuresht, Kajro, Sofje etj.

401 Studime Historike me karakter shkencor dhe recensione veprash, veper e cituar, fq. 26

402 Kleyer, Nathalie, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, fq. 304

403 Xholi, Zija, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, 8 Nëntori 1987, f. 9 – 10

404 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, veper e cituar, f. 208

405 Po aty, f. 212 – 213

~ 464 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!