20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mirela LAZIMI : LËVIZJA KULTURORE SHQIPTARE NË VITET E LIDHJES

SHQIPTARE TË PRIZRENIT - SHOQËRIA E TË SHTYPURIT SHKRONJA SHQIP

HYRJE

Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar një epokë të re, atë të Rilindjes. Kjo epokë përshkohet nga

lëvizje kombëtare, që çuan në çlirimin popullit shqiptar nga zgjedha e osmane dhe në formimin e

shtetit të pavarura. Shqipëria që në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, nisi të zhvillohej

nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore e politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë.

Vështirësitë e ritmet e ngadalshme të këtij zhvillimi të Shqipërisë, të diktuara nga kushtet e rënda e të

ndërlikuara, nuk e penguan shoqërinë shqiptare që në fillim të shek. XIX të kishte, krahas

ndryshimeve, edhe mjaft gjëra të përbashkëta me shtetet fqinje, të krijonte premisat që çuan në

konsolidimin e shqiptarëve si komb, në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare dhe në

zhvillimin e lëvizjes kombëtare. 384

Lëvizja Kombëtare Shqiptare ka pasur si objektiv çlirimin e trevave shqiptare dhe ribashkimin e tyre

në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëri. Ideologët e saj kanë qenë të vetëdijshëm për

rrezikun e copëtimit të trevave shqiptare midis fqinjeve, prandaj kanë përdorur si levë, jo vetëm luftën

politike, diplomatike dhe ushtarake, por ajo u shfaq, në të njëjtën kohë, edhe me zhvillimin e

vrullshëm të mendimit politik, filozofik e shoqëror, si edhe të veprimtarisë publicistike, letrare e

shkencore.

Rilindasit ndërmorën një revolucion kulturor nëpërmjet themelimit të shoqërive kombëtare dhe

sponsorizimin e programeve politike e kulturore për arsimin dhe zhvillimin. Disa prej këtyre

shoqërive u krijuan në Shqipëri në fshehtësi, kurse shumica ishin përqëndruar ndër shqiptarët në

mërgim. Qëllimi i përbashkët i këtyre shoqërive patriotike ishte nxitja e përdorimit të gjuhës shqipe

dhe, përmes saj, zgjimi i ndërgjegjes kombëtare dhe forcimi i lidhjeve të unitetit midis shqiptarëve. 385

Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare nënkuptonte nevojën e përdorimit të shqipes në të gjitha fushat e jetës,

sidomos në shkrim e në shkollim në gjuhën shqipe, të ndaluara nga Porta. 386

Nga viti 1858-1875 dalin në skenën politike e kulturore Vaso Pasha, Kristoforidhi, Hoxhë Hasan

Tahsini, Jani Vreto, vellezerit Frashëri, të cilët bënë përpjekje për formimin e një alfabeti të

përbashkët të gjuhës shqipe dhe të shoqërive kulturore. 387 Penat e kulturuara të ketyre viteve

mendonin se emancipimi kulturor dhe politik i shqiptarëve kishte nevojë për një kulturë militante,

kombëtare nga forma, patriotike nga ndjenjat, iluministe nga përmbajtja. Laicizmi i ndërgjegjes

politike kombëtare dhe mendimi iluminist në fushën e kulturës janë gjithashtu tipare dalluese të

ideologjisë, të cilën ata e zbatuan jo vetëm me shkrimet individuale, por edhe me institucione të

organizuara. 388 Një e tillë ishte Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip.

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip (1879 – 1891), shoqëri patriotike, kulturore, arsimore e

themeluar me nismën e “Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”.

Platforma e kësaj Shoqërie, në krye të së cilës u zgjodh Sami Frashëri, u përcaktua në statutin e saj

themeltar (kanonizmën). 389

384 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, botimet Toena 2002, f. 17

385 Edwin E. Jacques, Shqiptarët, vëll. I, Stamboll, Turqi, botimet Kartë e Pendë, 1996, f. 419

386 Elsie Robert, Histori e Letërsisë Shqiptare, Tirane – Peje, Dukagjini, 1997, f. 162

387 Historia e popullit shqiptar, vëll. II, Prishtinë, 1969, f. 117 – 120.

388 Frashëri, Kristo, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tirane, Toena, 1997, f. 423

389 Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2009, f. 2509 – 2510

~ 461 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!