Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 duhet të marri vendime, të cilat kanë kundër interesave ma të shenjta të vendit tem. Madhnija e juej ka nënshkrue një marrëveshje qi len Shkodrën brenda kufijve të Shqipnis”. 378 Pas shqyrtimit të kufirit verior dhe verilindor, më në fund, më 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi të copëtonte rëndë trojet shqiptare duke shkëputur nga Shqipëria gjithë Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, si Tetovën, Dibrën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën etj., të cilat duhej të kalonin nga zgjedha osmane në zgjedhën e re serbe-malazeze. 379 U deshtë të bëhen diskutime të gjata deri më 11 gusht 1913 kur Konferenca e Ambasadorëve vendosi për kufirin jugor e juglindor të Shqipërisë. “Sipas këtij vendimi, Korça përfshihet brenda Shqipërisë dhe në bregdet kufiri do të dilte në Kepin Stillo, përballë Korfuzit. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe e Çamërisë dhe vise të tjera shqiptare në jug mbeteshin jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu mbetej i papërcaktuar fati i Gjirokastrës. Për këtë do të vendosej gjatë përcaktimit në vend të vijës së kufirit, që do të bëhet nga dy komisione ndërkombëtare që krijoi Konferenca, njëri për kufijtë e Shqipërisë me Malin e zi e Serbinë, dhe tjetri për kufirin me Greqinë. 380 Rezyme Konferenca e Ambasadorëve u mbajt në Londër në vitet 1912-1913. Siç u pa nga materia e shtjelluar, Konferenca e Ambasadorëve nuk përfilli as parimin e kombësisë dhe as interesat kombëtare të popullit shqiptar por plotësoi në vija të përgjithshme pretendimet shoviniste të agresorëve ballkanikë: grekë, serbë, malazezë, etj. Shembull shumë i mirë për këtë është qëndrimi kundërshtues i Rusisë ndaj Shkodrës e cila ishte ende e rrethuar nga trupat malazeze e që mbështeteshin diplomatikisht nga Rusia cariste. Po ashtu Britania dhe Gjermania mbanin qëndrim indiferent për fatet e trojeve të Shqipërisë veriore. Kjo më së miri kuptohet nga letra e shkruar ambasadorit britanik në San Peterburg nga zëvendës sekretari i përhershëm i shtetit për punë të jashtme Sir Artur Nikolson (Arthur Nicolson) 381 : “Jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çështja e Shkodrës do të bëhet problematike. Po të flasim hapur, logjikisht nuk ka dyshim se ajo i përket Shqipërisë, por Rusia këmbëngul së tepërmi që ajo (Shkodra) t’i jepet Malit të Zi dhe ne duhet ta mbështesim në këtë pikë. Sipas mendimit tim për këtë çështje, po të shprehem me egoizëm, për ne do të jetë më mirë të rrimë indiferent për çështjen se kush do të jetë zotëruesi i Shkodrës, por ajo është e një rëndësie të madhe, kështu që ne na duhet të mbajmë një qëndrim që në asnjë mënyrë të mos dobësojë apo të prishë mirëkuptimin tonë me Rusinë. 382 Austria ishte plotësisht e bindur se Shkodra duhet t’i takojë Shqipërisë, por, duke dëshiruar që mos të vjen deri te dështimi i Konferencës së Ambasadorëve për shkak të kundërshtisë së fortë ruse dhe indiferencës së Britanisë dhe Gjermanisë, u detyrua të bëj mjaftë lëshime derisa më në fund Rusia ra dakord që Shkodra të përfshihej në Shqipëri. Austria mendonte se edhe qyteti i Gjakovës duhet t’i takoi Shqipërisë, mirëpo këtë e kundërshtinë e fortë Rusia. Populli rus e urrente Austrinë dhe kërkonte të solidarizohej me si vëllezërit ortodoks sllav serb. Sipas tyre Gjakova duhet t’i takojë Serbisë, një absurd. Për javë të tëra paqja e Evropës varej nga fati i Gjakovës, një qytet i vogël tregtar i Kosovës e i banuar kryesisht me shqiptar. 383 Me vendimet e padrejta që u ndërmorën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, brenda kufijve të shtetit shqiptar u përfshi vetëm afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare (rreth 28 mijë km2 me një popullsi prej 740 mijë banorë), kurse gjysma tjetër mbeti jashtë kufijve shtetëror dhe u shkëput në mënyrë arbitrare nga trungu i atdheut, si Kosova, Çamëria dhe territore tjera nën Serbinë dhe malin e Zi. 378 Emile Solai, Les documents secrets publies par les Bolsheviks, p.69 379 Historia e Popullit Shqiptar, op.cit., p.216 380 Ibid, p.216 381 Miranda Vickers, op.cit., p.117 382 Richard Crampton, The hollow Détente, Anglo-German Realitions in the Balkans 1911-1914, London 1979, p.83 383 Joan Kontos, Red Cross Black Eagle, A Biography of Albanian-American School, New York 1981, p.5 ~ 459 ~

KUMTESA Qeveria kombëtare e Vlorës dhe populli shqiptar në përgjithësi mbanin shpresa në vendimet pozitive që do t’i ndërmerrte Konferenca e Londrës. Mirëpo ndodhi e kundërta, ata u zhgënjyen nga këto vendime andaj organizuan mitingje e manifestime proteste. Vet kryetari i qeverisë Ismail Qemali, së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin ndërmorën një udhëtim në Romë, Vjenë, në Paris dhe në Londër për të mbrojtur të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Me gjithë të padrejtat dhe copëtimi i trojeve shqiptare që u bë në këtë konferencë, vendimi i 29 korrikut të vitit 1913 përbën aktin kryesor ndërkombëtar mbi pavarësinë e Shqipërisë, me të cilën Fuqitë e Mëdha e njohën shtetin e ri shqiptar, i cili i përgjysmuar në territor dhe popull u përball me një sërë vështirësish ekonomike e kulturore. ~ 460 ~ Recenzenë: Prof.dr. Jahja Drançolli Prof. dr. Ibrahim Gashi

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

duhet të marri vendime, të cilat kanë kundër interesave ma të shenjta të vendit tem. Madhnija e juej ka

nënshkrue një marrëveshje qi len Shkodrën brenda kufijve të Shqipnis”. 378

Pas shqyrtimit të kufirit verior dhe verilindor, më në fund, më 22 mars 1913, Konferenca e

Ambasadorëve në Londër vendosi të copëtonte rëndë trojet shqiptare duke shkëputur nga Shqipëria

gjithë Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, si Tetovën, Dibrën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën etj., të

cilat duhej të kalonin nga zgjedha osmane në zgjedhën e re serbe-malazeze. 379

U deshtë të bëhen diskutime të gjata deri më 11 gusht 1913 kur Konferenca e Ambasadorëve vendosi

për kufirin jugor e juglindor të Shqipërisë. “Sipas këtij vendimi, Korça përfshihet brenda Shqipërisë

dhe në bregdet kufiri do të dilte në Kepin Stillo, përballë Korfuzit. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe

e Çamërisë dhe vise të tjera shqiptare në jug mbeteshin jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu mbetej i

papërcaktuar fati i Gjirokastrës. Për këtë do të vendosej gjatë përcaktimit në vend të vijës së kufirit, që

do të bëhet nga dy komisione ndërkombëtare që krijoi Konferenca, njëri për kufijtë e Shqipërisë me

Malin e zi e Serbinë, dhe tjetri për kufirin me Greqinë. 380

Rezyme

Konferenca e Ambasadorëve u mbajt në Londër në vitet 1912-1913. Siç u pa nga materia e shtjelluar,

Konferenca e Ambasadorëve nuk përfilli as parimin e kombësisë dhe as interesat kombëtare të

popullit shqiptar por plotësoi në vija të përgjithshme pretendimet shoviniste të agresorëve ballkanikë:

grekë, serbë, malazezë, etj.

Shembull shumë i mirë për këtë është qëndrimi kundërshtues i Rusisë ndaj Shkodrës e cila ishte ende

e rrethuar nga trupat malazeze e që mbështeteshin diplomatikisht nga Rusia cariste.

Po ashtu Britania dhe Gjermania mbanin qëndrim indiferent për fatet e trojeve të Shqipërisë veriore.

Kjo më së miri kuptohet nga letra e shkruar ambasadorit britanik në San Peterburg nga zëvendës

sekretari i përhershëm i shtetit për punë të jashtme Sir Artur Nikolson (Arthur Nicolson) 381 :

“Jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çështja e Shkodrës do të bëhet problematike. Po të flasim

hapur, logjikisht nuk ka dyshim se ajo i përket Shqipërisë, por Rusia këmbëngul së tepërmi që ajo

(Shkodra) t’i jepet Malit të Zi dhe ne duhet ta mbështesim në këtë pikë. Sipas mendimit tim për këtë

çështje, po të shprehem me egoizëm, për ne do të jetë më mirë të rrimë indiferent për çështjen se kush

do të jetë zotëruesi i Shkodrës, por ajo është e një rëndësie të madhe, kështu që ne na duhet të mbajmë

një qëndrim që në asnjë mënyrë të mos dobësojë apo të prishë mirëkuptimin tonë me Rusinë. 382

Austria ishte plotësisht e bindur se Shkodra duhet t’i takojë Shqipërisë, por, duke dëshiruar që mos të

vjen deri te dështimi i Konferencës së Ambasadorëve për shkak të kundërshtisë së fortë ruse dhe

indiferencës së Britanisë dhe Gjermanisë, u detyrua të bëj mjaftë lëshime derisa më në fund Rusia ra

dakord që Shkodra të përfshihej në Shqipëri.

Austria mendonte se edhe qyteti i Gjakovës duhet t’i takoi Shqipërisë, mirëpo këtë e kundërshtinë e

fortë Rusia. Populli rus e urrente Austrinë dhe kërkonte të solidarizohej me si vëllezërit ortodoks sllav

serb. Sipas tyre Gjakova duhet t’i takojë Serbisë, një absurd. Për javë të tëra paqja e Evropës varej nga

fati i Gjakovës, një qytet i vogël tregtar i Kosovës e i banuar kryesisht me shqiptar. 383

Me vendimet e padrejta që u ndërmorën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, brenda kufijve

të shtetit shqiptar u përfshi vetëm afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare (rreth 28 mijë

km2 me një popullsi prej 740 mijë banorë), kurse gjysma tjetër mbeti jashtë kufijve shtetëror dhe u

shkëput në mënyrë arbitrare nga trungu i atdheut, si Kosova, Çamëria dhe territore tjera nën Serbinë

dhe malin e Zi.

378 Emile Solai, Les documents secrets publies par les Bolsheviks, p.69

379 Historia e Popullit Shqiptar, op.cit., p.216

380 Ibid, p.216

381 Miranda Vickers, op.cit., p.117

382 Richard Crampton, The hollow Détente, Anglo-German Realitions in the Balkans 1911-1914, London 1979,

p.83

383 Joan Kontos, Red Cross Black Eagle, A Biography of Albanian-American School, New York 1981, p.5

~ 459 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!