Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Dr. Shpresa HOXHA: PËRKTHIMI I PERFEKTIT TË TASHËM TË ANGLISHTES NË SHQIPEN Përkthimi është i rëndësishëm jo vetëm në gjuhësi por edhe në të gjitha sferat tjera shoqërore. Ka shumë shkrime që kanë të bëjnë me përkthimin dhe kontrastivitetin si degë më e re gjuhësore, të shkruara nga autorë të ndryshëm në tërë botën, të cilët përkthimin e marrin si art letrar. Sipas veprës së J.C. Catford “ A Lingiistic Theory of Translation” (Teoria gjuhësore e përkthimit) , del se përkthimi është një veprim që ka karakter gjuhësor; proces i zëvendësimit të tekstit në një gjuhë të caktuar me tekstin tjetër. Përkitazi me këtë secila teori e përkthimit duhet të nxirret nga teoria gjuhësore – teoria e përgjithshme e përkthimit. 43 Etimologjia e fjalës përkthim rrjedh prej fjalës latine translatio (e cila vetë vjen nga fjalët trans dhe fero 44 që dmth. trans = tej, përtej, andej, matanë dhe fere = mbart një barrë. 45 Përkthimi gramatikor është ngushtë i lidhur me përkthimin leksikor, që është përkthim i përkufizuar leksikor, në të cilin fjalët e gjuhës burimore të një teksti zëvendësohen me ekuivalentin e fjalëve të gjuhës së shenjave, por pa zëvendësim gramatikor. Andaj, analiza kontrastive është e vlershme për vijimin e mësimit të gjuhëve të huaja në përgjithësi dhe jo vetëm të atyre që janë të njohura në botë, por pa përjashtim. Njëkohësisht, është ndihmë pedagogjike për arsimtarin e gjuhës së huaj të bëjë dallimin në mes të ndryshimeve dhe ngjashmërive të dy gjuhëve të cilat ngandonjëherë çojnë edhe kah gabimet eventuale, sidomos kur një strukturë e njohur e gjuhës amtare paraqitet me disa struktura në gjuhën e huaj. Kështu përfundimet e analizës kontrasteve vërtetohen me analizën e gabimeve. 46 Lidhur me gjerësinë gjuhësore të analizës kontrasteve temat mund të jenë të ndryshme. Në të vërtetë mund të kufizohemi në një fushë të veçantë gramatikore dhe të bëjmë analizën konkrete kontrasteve midis dy gjuhëve: gjuhës A dhe gjuhës B. Në këtë punim jam kufizuar në analizën komparative të perfektit të tashëm të gjuhës angleze (Present Perfect Tense) në tekstin origjinal / romani “Oliver Twist” të Charles Dickens- it 47 dhe 43 G. N. Leech, Meaning and the English Verb, 1980, 30. 44 http://en.wikipedia.org/wiki/Translation 45 Fjalor latinisht – shqip, Rilindja, Prishtinë 1980, 529, 180. 46 Isa Zymberi, Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhë shqipe dhe angleze, punim i magjistraturës, Prishtinë 1979, XIII. 47 Charles Dickens, Oliver Twist, London 1966. ~ 45 ~

KUMTESA përkthimit të tij në gjuhën shqipe sipas tekstit të përkthyer nga S. Luarasi / romani “Oliver Tuisti” 48 . Qëllimi kryesor në punën e kësaj analize është shpjegimi kontrastiv i funksioneve të perfektit të tashëm të mënyrës dëftore, duke i krahasuar ato në të dy gjuhët: në anglishte dhe në shqipe në bazë të materialit të përbashkët konkret. Perfekti i tashëm i gjuhës angleze Present Perfect Tense) Funksionet Perfekti i tashëm i gjuhës angleze është një trajtë e veçantë e kohës së shkuar, e cila shpreh një veprim ose gjendje të një kohe të kaluar, mirëpo veprimi i shprehur përmban lidhje edhe me kohën e tashme, me fjalë të tjera pasojat vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në momentin e ligjërimit. Për këtë arsye kësaj kohe të shkuar i shtohet atributi i tashëm. G.N. Leech thekson se gjuha angleze ka dy mënyra me anë të së cilave ndodhitë e shkuara mund të lidhen me prezentin me kuptim të perfektit: a) mund të përfshihet periudha kohore që ka filluar në të kaluarën por zgjat edhe në të tashmen; b) mund të përfshihet vetëm periudha kohore e shkuar pa arritur në të tashmen, mirëpo pasojat kanë mbetur edhe në të tashmen. Ky autor vëren katër funksione kryesore të perfektit të tashëm të gjuhës angleze. Njëri përdoret me folje “të gjendjes” dhe tre të tjerët me “folje të ndodhive (të veprimeve)”. We’ve lived in London since last September. Ne jetojmë në Londër që nga shtatori i vitit të kaluar. Përkthimi fjalë për fjalë do të ishte kështu: Ne kemi jetuar në Londër që nga shtatori i kaluar. (që do të thotë se Londra është vendi ku jetojmë tani.) Fjalia e sipërshënuar vijon nga e shkuara deri ne momentin e tashëm, me mundësi që të kalojë edhe në kohën e ardhme. Një funksion të tillë zakonisht e kryejnë foljet që tregojnë zgjaturi të kohës së gjendjes. Ja edhe një shembull: We’ve lived here all our lives, and mean to live here for many years to come. Jetojmë këtu gjatë tëre jetës dhe mendojmë të jetojmë këtu edhe gjatë shumë viteve të ardhshme. Përdorimi i perfektit të tashëm rregullisht mund të shoqërohet me një ndajfolje ose me një togfjalësh që tregojnë zgjaturi kohe si: this week, always, ever, recently, lately, yet, etj. Have you ever been to America? A keni qenë ndonjëherë në Amerikë? Has the dustman called yet? A ka thirrur pastruesi ende? Perfekti i tashëm përdoret edhe si e shkuar e pacaktuar (Indefinite Past), zakonisht me disa folje që tregojnë gjendje të pacaktuara nga pikëpamja kohore: He’s a man who has experienced suffering. 48 Çarlls Dikens, Oliver Tuisti, (përkthyes: Skender Luarasi) Prishtinë 1961. ~ 46 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Shpresa HOXHA: PËRKTHIMI I PERFEKTIT TË TASHËM TË ANGLISHTES

NË SHQIPEN

Përkthimi është i rëndësishëm jo vetëm në gjuhësi por edhe në të gjitha sferat tjera

shoqërore. Ka shumë shkrime që kanë të bëjnë me përkthimin dhe kontrastivitetin si degë më

e re gjuhësore, të shkruara nga autorë të ndryshëm në tërë botën, të cilët përkthimin e marrin

si art letrar.

Sipas veprës së J.C. Catford “ A Lingiistic Theory of Translation” (Teoria gjuhësore

e përkthimit) , del se përkthimi është një veprim që ka karakter gjuhësor; proces i

zëvendësimit të tekstit në një gjuhë të caktuar me tekstin tjetër. Përkitazi me këtë secila teori

e përkthimit duhet të nxirret nga teoria gjuhësore – teoria e përgjithshme e përkthimit. 43

Etimologjia e fjalës përkthim rrjedh prej fjalës latine translatio (e cila vetë vjen nga

fjalët trans dhe fero 44 që dmth. trans = tej, përtej, andej, matanë dhe fere = mbart një barrë. 45

Përkthimi gramatikor është ngushtë i lidhur me përkthimin leksikor, që është

përkthim i përkufizuar leksikor, në të cilin fjalët e gjuhës burimore të një teksti

zëvendësohen me ekuivalentin e fjalëve të gjuhës së shenjave, por pa zëvendësim

gramatikor.

Andaj, analiza kontrastive është e vlershme për vijimin e mësimit të gjuhëve të huaja

në përgjithësi dhe jo vetëm të atyre që janë të njohura në botë, por pa përjashtim.

Njëkohësisht, është ndihmë pedagogjike për arsimtarin e gjuhës së huaj të bëjë dallimin në

mes të ndryshimeve dhe ngjashmërive të dy gjuhëve të cilat ngandonjëherë çojnë edhe kah

gabimet eventuale, sidomos kur një strukturë e njohur e gjuhës amtare paraqitet me disa

struktura në gjuhën e huaj. Kështu përfundimet e analizës kontrasteve vërtetohen me

analizën e gabimeve. 46

Lidhur me gjerësinë gjuhësore të analizës kontrasteve temat mund të jenë të

ndryshme. Në të vërtetë mund të kufizohemi në një fushë të veçantë gramatikore dhe të

bëjmë analizën konkrete kontrasteve midis dy gjuhëve: gjuhës A dhe gjuhës B. Në këtë

punim jam kufizuar në analizën komparative të perfektit të tashëm të gjuhës angleze (Present

Perfect Tense) në tekstin origjinal / romani “Oliver Twist” të Charles Dickens- it 47 dhe

43

G. N. Leech, Meaning and the English Verb, 1980, 30.

44

http://en.wikipedia.org/wiki/Translation

45

Fjalor latinisht – shqip, Rilindja, Prishtinë 1980, 529, 180.

46

Isa Zymberi, Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhë shqipe dhe angleze, punim i magjistraturës,

Prishtinë 1979, XIII.

47

Charles Dickens, Oliver Twist, London 1966.

~ 45 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!