Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 ishte me vete, autonome (edhe ose në kuadrin e Perandorisë Turke), ambasadorët e panë të nevojshëm që të mendonin për ngritjen e administratës së re shtetërore. 363 Konferenca vendosi që të jetë mospërfillëse ndaj çdo veprimi që do të ndërmerrte struktura udhëheqëse shqiptare e krijuar pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. “Kështu ajo ngarkoi Austro-Hungarinë e Italinë, si një lëshim për “interesat e tyre të posaçme” në Shqipëri, që të hartonin dhe ti paraqitnin një projekt më të hollësishëm të organizimit të shtetit shqiptar”. 364 Austro-Hungaria dhe Italia e hartuan projektin për një Shqipëri autonome, kur e paraqitën në Konferencë në maj të vitit 1913 ambasadorët e tyre u shprehën për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Ky ndryshim diplomatik ndodhi për faktin e thjeshtë se ndryshoi situata në teren. Përkundër rezistencës së fortë të ushtrisë turke të udhëhequr nga kryekomandanti i sapoemëruar Shefqet Pasha, ushtritë ballkanike, ishin shumë më superiore, pushtuan njërën pas tjetrës qendrat e rezistencës osmane: më 6 mars grekët hynë në Janinë. 365 Në veri malazezët hynë në Shkodër, prandaj Vjena dhe Roma e panë se ishte e pamundur të qeveriste në këto rrethana mbi tokat shqiptare Perandoria Otomane. Prandaj Austro-Hungaria dhe Italia paraqitën një projekt të ri për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. “Në prill qeveria e Enver beut vendosi të rihapte konferencën e paqes. Këtë herë bisedimet vazhduan vaj dhe më 30 maj 1913, u nënshkrua Traktati i Londrës sipas të cilit Turqia përjashtohej përfundimisht nga Evropa. Sulltani mundi të ruaj vetëm Konstadinopojën dhe një rrip tokësor nga Enosi ne detin Egje deri në Midia në detin e Zi. Pjesa tjetër e territoreve iu dorëzua vendeve ballkanike. Natyrisht Shqipëria nuk ishte pjesë e këtyre territoreve pasi pavarësia e saj ishte njohur nga fuqitë e mëdha. 366 Sipas Georges Castellan, pasi që grekët hynë në Janinë më 6 mars 1913, bullgarët e gjeneralit Ivanov morën Edrenën, pas betejës së përgjakshme të Bulait dhe malazezët hynë në veri, respektivisht në Shkodër nga fundi i prillit, Shefqet pasha u detyrua të përulej. :Konferenca e Londrës (30 maj 1913) i imponoi Perandorisë Osmane të lëshonte të gjitha territoret në Ballkan, në perëndim të vijës Midia në Detin e Zi, Enos në Detin Egje, e kësaj i shtihet edhe humbja e Kretës, që i kalonte Greqisë. Fuqive u lihej detyrë të rregullonin statusin e Shqipërisë dhe të ishujve të Detit Egje. Shefqet Pasha, patriot i Bashkimit dhe progresit, e pagoi me jetën e tij nënshkrimin e kësaj tërheqjeje të re: më 11 qershor, ai u vra në rrugë, ndërkohë që po përgatitej një grusht shteti. 367 Sipas projektit të ri që sollën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Austro-Hungaria dhe Italia, Konferenca e Ambasadorëve vendosi më 29 korrik 1913, që Shqipëria të bëhej shtet i pavarur, asnjanës dhe nën garancinë e Fuqive të Mëdha. 368 Ky shtet do të mbikëqyrej nga përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha dhe nga një përfaqësues nga Shqipëria. Ky kontroll do të vazhdonte për 10 vjet dhe në rast nevoje edhe më gjatë. Në krye të shtetit shqiptar do të vihej një princ i cili do të caktohej brenda 6 muajve nga Fuqitë e Mëdha gjë që u bë me emërimin e princ Vilhem Vidit në vitin 1914, por që nuk qëndroi gjatë në pushtet. Organizimi dhe drejtimi i xhandarmërisë do t’u besohej oficerëve të huaj. 29 korriku i vitit 1913 edhe pse jo në nivelin e dëshirueshëm për shqiptarët, përbën aktin kryesor ndërkombëtar mbi pavarësinë e Shqipërisë, me të cilën Fuqitë e Mëdha e njohën shtetin e ri shqiptar. Vendosja e kufijve të pranuar ndërkombëtar “Aspekti i tretë i çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës ka qenë caktimi i kufijve midis Shqipërisë dhe shteteve fqinjë”. 369 363 Ibid, p.48 364 Historia e Popullit Shqiptar, op.cit., p.20 365 Georges Castelan, Historia e Ballkanit, Çabej, Tiranë 1991, p.394 366 Ferdinand Schevil, Ballkani- Historia dhe qytetërimi, Uegen, Tiranë 2002, p.286 367 Georges Castelan, op.cit., p.394 368 Historia e Popullit Shqiptar, op.cit., p217 369 Arben Puto, op.cit., p.48 ~ 457 ~

KUMTESA Që në mbledhjen e parë të Konferencës së Ambasadorëve, më 17 dhjetor 1912 u vendos që Shqipëria autonome do të kufizohet në veri me Malin e Zi dhe në jug me Greqinë. Serbia u përjashtua nga mundësia që të ketë dalje në Detin Adriatik. Mirëpo Serbia do të kishte mundësi që të kishte një dalje tregtare në det nëpërmjet një skele shqiptare “të lirë dhe të neutralizuar”. 370 Kjo pikë e marrëveshjes praktikisht nuk do të jetë e zbatueshme prandaj mbeti vetëm në letër. Në ditët e më pastajme të mbledhjes filloi acarimi i situatës në mes të ambasadorëve për caktimin e kritereve që do të shërbenin si bazë për caktimin e kufijve. Më të zëshmit ishin ambasadori i Austro- Hungarisë dhe ai i Rusisë të cilët kishin pikëpamje kontradiktore. Ambasadori i Austro-Hungarisë paraqiti pikëpamjen e qeverisë së tij se “asnjë territor i banuar krejtësisht nga shqiptarët nuk duhej të shkëputej nga Shqipëria e ardhshme autonome”. 371 Sipas kësaj shihet qartë se Vjena ishte gati të bënte lëshime të territoreve shqiptare aty ku kishte ndonjë grup etnik të kombësive tjera. Përkundër kësaj ambasadori i Rusisë nuk u kënaq me kaq. Ai thirrej në fitoren e aleatëve ballkanikë ndaj Perandorisë Osmane, prandaj kërkonte maksimumin për shtetet sllave. Cari rus përpiqej ta kufizonte rolin e Konferencës së Ambasadorëve në caktimin e kufijve në mes të Shqipërisë dhe shteteve fqinje. Prandaj Benkendorfi deklaroi aty për aty se kjo ishte një “ndërhyrje në bisedimet që po zhvilloheshin midis Malit të Zi dhe Turqisë” për kufirin verior. 372 Edhe Qeveria e Vlorës dërgoi në Londër një delegacion, i cili në fillim të janarit 1913 i paraqiti konferencës një memorandum me anë të cilit kërkohej që brenda shtetit të Shqipërisë të përfshiheshin të gjitha viset më popullsi shqiptare. Projekti Austro-Hungarez përfshinte një pjesë të mirë të trojeve shqiptare, ndër të cilat edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Dibrën, Ohrin etj., por linte jashtë Prishtinën, Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, etj. 373 “Projekti rus parashikonte një copëtim të madh të tokave shqiptare. Sipas tij vija kufitare në veri dhe në lindje të Shqipërisë do të ishte lumi i Drinit dhe Drini i Zi, kurse në jug linte jashtë Shqipërisë Korçën, Delvinën, Sarandën, Çamërinë etj.” 374 “Ambasadori anglez Eduard Grej doli hapur kundër lakmisë sllave, por Rusia nguli këmbë që Shkodra ose Gjakova t’u jepej sllavëve, megjithëse Gjakova, një qytet me dy-tre mijë shtëpi nuk kishte më tepër se njëqind familje serbe dhe asnjë fshat serb përreth”. 375 “Situata rreth Gjakovës ndryshoi në pjesën e dytë të marsit, kur Fuqitë e Mëdha gjithnjë e më shumë bën presion mbi Serbinë e Malin e Zi, duke u bërë të ditur atyre se Shkodra në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepej Malit të Zi. Në këto rrethana Serbia përpiqej që të zgjidhte sa më parë çështjen Gjakovës dhe të rrethinës së saj. Pashiqi gjithnjë e më shpesh theksonte se zvarritja e problemit të Gjakovës e komplikonte çështjen e Shkodrës”. 376 Më në fund Beogradi e kuptoi se duhet të respektohet vendimi i Fuqive të Mëdha që Shkodra t’i mbetej Shqipërisë. Lidhur me këtë Petri I i shkruante mbretit Nikolla se “ne atëherë duhet t’i nënshtrohemi kërkesës së Fuqive të Mëdha dhe të çojmë duart rreth mbrojtjes së Shkodrës, ashtu siç kemi qenë të detyruar të heqim dorë nga dalja në Detin Adriatik”. 377 Kral Nikolla, i pikëlluar, i dërgoi Carit të Rusisë një mesazh personal ku i thoshte: “Zemra e madhe sllave e madhnis Tuej do të jetë krenue me triumfet e ushtarve të mij, por duket se Madhnija e juej 370 Ibid, p.49 371 Raportet e Mensendorff-it dt.17.12. e 18.12.1912, OUA, përkatësisht nr. 4944 372 Ibid, 373 Historia e Popullit Shqiptar, vep.cit., p.216 374 Ibid, 216 375 Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera pë Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë 1990, p.319 376 Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë në fund të shek.XIX dhe fillim të shek.XX (1878-1912), Prishtinë 1998, p.301 377 Milovan Sekuliq, Kosovo od 1912-1918 godine, Tezë doctorate e mbrojtur në Prishtinë më 1980, p.199 ~ 458 ~

KUMTESA

Që në mbledhjen e parë të Konferencës së Ambasadorëve, më 17 dhjetor 1912 u vendos që Shqipëria

autonome do të kufizohet në veri me Malin e Zi dhe në jug me Greqinë. Serbia u përjashtua nga

mundësia që të ketë dalje në Detin Adriatik. Mirëpo Serbia do të kishte mundësi që të kishte një dalje

tregtare në det nëpërmjet një skele shqiptare “të lirë dhe të neutralizuar”. 370

Kjo pikë e marrëveshjes praktikisht nuk do të jetë e zbatueshme prandaj mbeti vetëm në letër.

Në ditët e më pastajme të mbledhjes filloi acarimi i situatës në mes të ambasadorëve për caktimin e

kritereve që do të shërbenin si bazë për caktimin e kufijve. Më të zëshmit ishin ambasadori i Austro-

Hungarisë dhe ai i Rusisë të cilët kishin pikëpamje kontradiktore. Ambasadori i Austro-Hungarisë

paraqiti pikëpamjen e qeverisë së tij se “asnjë territor i banuar krejtësisht nga shqiptarët nuk duhej të

shkëputej nga Shqipëria e ardhshme autonome”. 371

Sipas kësaj shihet qartë se Vjena ishte gati të bënte lëshime të territoreve shqiptare aty ku kishte

ndonjë grup etnik të kombësive tjera.

Përkundër kësaj ambasadori i Rusisë nuk u kënaq me kaq. Ai thirrej në fitoren e aleatëve ballkanikë

ndaj Perandorisë Osmane, prandaj kërkonte maksimumin për shtetet sllave. Cari rus përpiqej ta

kufizonte rolin e Konferencës së Ambasadorëve në caktimin e kufijve në mes të Shqipërisë dhe

shteteve fqinje. Prandaj Benkendorfi deklaroi aty për aty se kjo ishte një “ndërhyrje në bisedimet që

po zhvilloheshin midis Malit të Zi dhe Turqisë” për kufirin verior. 372

Edhe Qeveria e Vlorës dërgoi në Londër një delegacion, i cili në fillim të janarit 1913 i paraqiti

konferencës një memorandum me anë të cilit kërkohej që brenda shtetit të Shqipërisë të përfshiheshin

të gjitha viset më popullsi shqiptare.

Projekti Austro-Hungarez përfshinte një pjesë të mirë të trojeve shqiptare, ndër të cilat edhe Pejën,

Gjakovën, Prizrenin, Dibrën, Ohrin etj., por linte jashtë Prishtinën, Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin,

Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, etj. 373

“Projekti rus parashikonte një copëtim të madh të tokave shqiptare. Sipas tij vija kufitare në veri dhe

në lindje të Shqipërisë do të ishte lumi i Drinit dhe Drini i Zi, kurse në jug linte jashtë Shqipërisë

Korçën, Delvinën, Sarandën, Çamërinë etj.” 374

“Ambasadori anglez Eduard Grej doli hapur kundër lakmisë sllave, por Rusia nguli këmbë që Shkodra

ose Gjakova t’u jepej sllavëve, megjithëse Gjakova, një qytet me dy-tre mijë shtëpi nuk kishte më

tepër se njëqind familje serbe dhe asnjë fshat serb përreth”. 375

“Situata rreth Gjakovës ndryshoi në pjesën e dytë të marsit, kur Fuqitë e Mëdha gjithnjë e më shumë

bën presion mbi Serbinë e Malin e Zi, duke u bërë të ditur atyre se Shkodra në asnjë mënyrë nuk

mund t’i jepej Malit të Zi. Në këto rrethana Serbia përpiqej që të zgjidhte sa më parë çështjen

Gjakovës dhe të rrethinës së saj. Pashiqi gjithnjë e më shpesh theksonte se zvarritja e problemit të

Gjakovës e komplikonte çështjen e Shkodrës”. 376

Më në fund Beogradi e kuptoi se duhet të respektohet vendimi i Fuqive të Mëdha që Shkodra t’i

mbetej Shqipërisë. Lidhur me këtë Petri I i shkruante mbretit Nikolla se “ne atëherë duhet t’i

nënshtrohemi kërkesës së Fuqive të Mëdha dhe të çojmë duart rreth mbrojtjes së Shkodrës, ashtu siç

kemi qenë të detyruar të heqim dorë nga dalja në Detin Adriatik”. 377

Kral Nikolla, i pikëlluar, i dërgoi Carit të Rusisë një mesazh personal ku i thoshte: “Zemra e madhe

sllave e madhnis Tuej do të jetë krenue me triumfet e ushtarve të mij, por duket se Madhnija e juej

370 Ibid, p.49

371 Raportet e Mensendorff-it dt.17.12. e 18.12.1912, OUA, përkatësisht nr. 4944

372 Ibid,

373 Historia e Popullit Shqiptar, vep.cit., p.216

374 Ibid, 216

375 Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera pë Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë 1990, p.319

376 Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë në fund të shek.XIX dhe fillim të shek.XX (1878-1912), Prishtinë 1998,

p.301

377 Milovan Sekuliq, Kosovo od 1912-1918 godine, Tezë doctorate e mbrojtur në Prishtinë më 1980, p.199

~ 458 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!