20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

ishte me vete, autonome (edhe ose në kuadrin e Perandorisë Turke), ambasadorët e panë të nevojshëm

që të mendonin për ngritjen e administratës së re shtetërore. 363

Konferenca vendosi që të jetë mospërfillëse ndaj çdo veprimi që do të ndërmerrte struktura

udhëheqëse shqiptare e krijuar pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. “Kështu ajo ngarkoi

Austro-Hungarinë e Italinë, si një lëshim për “interesat e tyre të posaçme” në Shqipëri, që të hartonin

dhe ti paraqitnin një projekt më të hollësishëm të organizimit të shtetit shqiptar”. 364

Austro-Hungaria dhe Italia e hartuan projektin për një Shqipëri autonome, kur e paraqitën në

Konferencë në maj të vitit 1913 ambasadorët e tyre u shprehën për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Ky ndryshim diplomatik ndodhi për faktin e thjeshtë se ndryshoi situata në teren. Përkundër

rezistencës së fortë të ushtrisë turke të udhëhequr nga kryekomandanti i sapoemëruar Shefqet Pasha,

ushtritë ballkanike, ishin shumë më superiore, pushtuan njërën pas tjetrës qendrat e rezistencës

osmane: më 6 mars grekët hynë në Janinë. 365

Në veri malazezët hynë në Shkodër, prandaj Vjena dhe Roma e panë se ishte e pamundur të qeveriste

në këto rrethana mbi tokat shqiptare Perandoria Otomane. Prandaj Austro-Hungaria dhe Italia

paraqitën një projekt të ri për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

“Në prill qeveria e Enver beut vendosi të rihapte konferencën e paqes. Këtë herë bisedimet vazhduan

vaj dhe më 30 maj 1913, u nënshkrua Traktati i Londrës sipas të cilit Turqia përjashtohej

përfundimisht nga Evropa. Sulltani mundi të ruaj vetëm Konstadinopojën dhe një rrip tokësor nga

Enosi ne detin Egje deri në Midia në detin e Zi. Pjesa tjetër e territoreve iu dorëzua vendeve

ballkanike. Natyrisht Shqipëria nuk ishte pjesë e këtyre territoreve pasi pavarësia e saj ishte njohur

nga fuqitë e mëdha. 366

Sipas Georges Castellan, pasi që grekët hynë në Janinë më 6 mars 1913, bullgarët e gjeneralit Ivanov

morën Edrenën, pas betejës së përgjakshme të Bulait dhe malazezët hynë në veri, respektivisht në

Shkodër nga fundi i prillit, Shefqet pasha u detyrua të përulej. :Konferenca e Londrës (30 maj 1913) i

imponoi Perandorisë Osmane të lëshonte të gjitha territoret në Ballkan, në perëndim të vijës Midia në

Detin e Zi, Enos në Detin Egje, e kësaj i shtihet edhe humbja e Kretës, që i kalonte Greqisë. Fuqive u

lihej detyrë të rregullonin statusin e Shqipërisë dhe të ishujve të Detit Egje. Shefqet Pasha, patriot i

Bashkimit dhe progresit, e pagoi me jetën e tij nënshkrimin e kësaj tërheqjeje të re: më 11 qershor, ai

u vra në rrugë, ndërkohë që po përgatitej një grusht shteti. 367

Sipas projektit të ri që sollën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Austro-Hungaria dhe Italia,

Konferenca e Ambasadorëve vendosi më 29 korrik 1913, që Shqipëria të bëhej shtet i pavarur,

asnjanës dhe nën garancinë e Fuqive të Mëdha. 368 Ky shtet do të mbikëqyrej nga përfaqësuesit e

gjashtë Fuqive të Mëdha dhe nga një përfaqësues nga Shqipëria. Ky kontroll do të vazhdonte për 10

vjet dhe në rast nevoje edhe më gjatë. Në krye të shtetit shqiptar do të vihej një princ i cili do të

caktohej brenda 6 muajve nga Fuqitë e Mëdha gjë që u bë me emërimin e princ Vilhem Vidit në vitin

1914, por që nuk qëndroi gjatë në pushtet.

Organizimi dhe drejtimi i xhandarmërisë do t’u besohej oficerëve të huaj. 29 korriku i vitit 1913 edhe

pse jo në nivelin e dëshirueshëm për shqiptarët, përbën aktin kryesor ndërkombëtar mbi pavarësinë e

Shqipërisë, me të cilën Fuqitë e Mëdha e njohën shtetin e ri shqiptar.

Vendosja e kufijve të pranuar ndërkombëtar

“Aspekti i tretë i çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës ka qenë caktimi i kufijve midis

Shqipërisë dhe shteteve fqinjë”. 369

363 Ibid, p.48

364 Historia e Popullit Shqiptar, op.cit., p.20

365 Georges Castelan, Historia e Ballkanit, Çabej, Tiranë 1991, p.394

366 Ferdinand Schevil, Ballkani- Historia dhe qytetërimi, Uegen, Tiranë 2002, p.286

367 Georges Castelan, op.cit., p.394

368 Historia e Popullit Shqiptar, op.cit., p217

369 Arben Puto, op.cit., p.48

~ 457 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!