20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Serbët aspironin të shtrijnë territoret e tyre në Durrës, qëllimi kryesor i tyre ishte të kenë dalje në

Detin Adriatik dhe të kenë një skele detare. “Mbasi Durrësi nuk mund të futej në kallëpin e Serbis së

Vjetër (Stara Serbia), qeveria e Belgradit vuri përpara argumenta ekonomike, tue thanë se kishte

nevojë me eksportue derrat përmes detit për të shpëtue nga monopoli tregtar i Austro-Hungarisë”. 356

Kjo ishte vetëm një farsë fallco e qeverisë serbe.

Mali i Zi dëshironte t’i shtinte në dorë ato territore të cilat nuk kishte arritur t’i merrte në vitin 1878, si

Hotin, Grudën, Plavën, Gusinë. Kësaj radhe shkoi edhe më larg me ambicie. Kralj Nikolla e kërkoi

Shkodrën. Argumenti i tij për këtë ishte i pabazë dhe qesharak. Ai thoshte se në Shkodër qenë varrosë

paraardhësit e tij. “Kjo ishte një rrenë me bisht mbase dihet mirëfilli se familja Petroviç kishte ardhur

prej Hercegovine”. 357

Konferenca e Ambasadorëve

Lufta e Parë Ballkanike nxori mjaft probleme për diplomacinë botërore. Për të shqyrtuar këto

probleme politike që nxorën ngjarjet e Ballkanit, gjashtë Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Gjermania,

Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) u morën vesh për të mbajtur në Londër një konferencë në nivel

ambasadorësh.

“E ardhmja e Shqipërisë u diskutua ne Konferencën e ambasadorëve të mbledhur në ngut në Londër

në dhjetor 1912. Konferenca e cila u kryesua nga ministri i jashtëm britanik Eduard Grej (Edward

Grey), diskutoi tri çështje kryesore: statusin ndërkombëtar të Shqipërisë; organizimin e një shteti të ri

shqiptar; si dhe vendosjen e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht”. 358

Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë

Çështja shqiptare u mor në shqyrtim që në seancën e parë të Konferencës së Ambasadorëve në Londër

më 17 dhjetor 1912. Kjo ndodhi për shkak të ngatërrimit keqas të kontradiktave të Fuqive të Mëdha e

bashkë me to edhe lakmitë e fqinjëve, e jo nga kujdesi i diplomacisë evropiane për të zgjidhur të

vetmen çështje kombëtare që mbetej pezull në Ballkan në fillim të shek.XX. 359

Eduard Grej në cilësinë e kryetarit të Konferencës, më 20 dhjetor e dha komunikatën për shtyp me sa

vijon: “Ambasadorët u rekomanduan qeverive të tyre, dhe këto e pranuan, parimin e autonomisë

shqiptare, si dhe propozimin për t’i garantuar Serbisë një dalje tregtare në Adriatik. Të gjashtë

qeveritë ranë dakord për këto dy pika. 360

Rreth statusit të Shqipërisë Ambasadorët vendosën që në këtë mbledhje “të krijohej” një Shqipëri

“autonome, e aftë për të jetuar”, “nën sovranitetin apo suzerenitetin e Sulltanit”. 361

“Lidhur me statusin e Shqipërisë, në mbledhjen e parë të Konferencës së Londrës u prek edhe një

çështje tjetër, e cila në komunikatën e 20 dhjetorit nuk është pasqyruar fare. Është fjala për statusin e

Shqipërisë në raport jo me Turqinë, por me fuqitë evropiane. Raportet e ambasadorëve janë unanime

kur thonë se ditën e parë të punimeve Konferenca vendosi që Shqipëria autonome të vihej “nën

garancinë dhe kontrollin e Fuqive” dhe të ishte “neutrale”. 362

Organizimi i brendshëm i Shqipërisë

Temë preokupimi e Ambasadorëve në Londër rreth çështjes shqiptare ishte organizimi i brendshëm i

Shqipërisë. Në seancën e parë të Konferencës së Ambasadorëve, atëherë kur u vendos që Shqipëria të

356

Tajar Zavalani, op.cit, p.226

357

Ibid, p.226

358

Miranada Vickers, Shqiptarët një histori moderne, Bota Shqiptare, Tiranë 2008, p.115

359

Arben Puto, op.cit., p.43

360

Brititish documents of the origins of the war (1818-1914), vol.IX part II, d.nr.403, pp.302-303

361 Arben Puto, op.cit., p.44

362 Ibid, p.47

~ 456 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!