Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Shqiptarët-Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë Misioni i parë diplomatik i qeverisë së Vlorës ishte kërkesa e dërguar Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinjë ballkanike për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Mirëpo kjo nuk gjeti jehonë në asnjërën nga gjashtë fuqitë evropiane. Të gjitha qeveritë e Evropës e lanë në heshtje çështjen e shtetit të sapoformuar shqiptar dhe përçapjen e Qeverisë së Përkohshme. Këtu bën përjashtim Porta e Lartë, e cila u përgjigj drejt për së drejti për të kundërshtuar shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Otomane. 352 Meqë qeveria turke nuk ishte në gjendje të përballoi dhe të rezistoi Luftës Ballkanike e cila kishte filluar dy muaj më parë, u detyrua të nënshkruaj armëpushim më 3 dhjetor 1912. Shqipëria tanimë u bë mollë sherri në diplomacinë e kohës. Shtetet ballkanike këmbëngulnin kategorikisht se të gjitha tokat e Perandorisë Otomane në Gadishullin Ballkanik do t’u takonin atyre me pretekst se kishin dalë fitues ndaj Turqisë. Qëllimet ekspansioniste dhe hegjemoniste të tyre shkonin aq lartë sa që nuk donin të dinë se ekziston një komb shqiptar, i cili duhej të gëzonte pavarësinë në emër të parimit të kombësive. Më brutal në këtë çështje ishte shtypi grek i cili shkruante: “Asht një gja e pa mundun me lejue Shqiptarët barbar të jetojnë të pamvarun në djepin e qytetnimit grek”. 353 Diplomacia evropiane ishte e interesuar dhe mjaft e preokupuar për çështjen shqiptare. Ajo ishte e ndarë në dy grupime të fuqishme si Austro-Hungaria dhe Italia të cilat e përbënin “Aleancën Trepalëshe” dhe Rusia nga “Antanta Kordiale”. Këto dy grupime kishin interesa kontradiktore. Austro-Hungaria dhe Italia nuk ishin ende të përcaktuara qartë për një Shqipëri të pavarur apo autonome, por me një shtrirje territoriale të mjaftueshme që të mund të ekzistonte si shtet më vete (Shqipëria “Viable”). Këto të dyja ishin të interesuara t’iu pamundësohej zgjerimi i territoreve dhe i shteteve sllave drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe mundësia e krijimit të një “urë lidhëse” drejt detit Egje. Po ashtu edhe Italia i shikonte prioritetet e saj ndaj shtetit shqiptar. Ajo e shikonte në perspektiv, si “bregun e pestë” (“quinta sponda”), si pjesë e domosdoshme të Perandorisë së saj koloniale, krijimi i së cilës tanimë ishte bërë ideja fikse e klasës sunduese të Italisë. Në kundërshtim me shtetet e Aleancës Trepalëshe qëndronte fortë Rusia Cariste e cila kishte planet e saj. Ajo synonte shtrirjen e influencës së saj në Ballkan. Mënyrë e përshtatshme për këtë ishte krijimi dhe zmadhimi i shteteve të reja sllave. 354 Qëndrimi i shteteve fqinjë ndaj Shqipërisë Në Ballkan ishte formuar një aleancë në mes të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Këta aleatë ishin të interesuar dhe të vendosur për të pushtuar të gjitha tokat shqiptare, gjë që ishte në kundërshtim të plotë me krijimin e shtetit shqiptar. Qeveria greke ishte mjaft e zëshme në fushatën propagandistike brenda dhe jashtë Greqisë. Ajo kërkonte krahinat e Shqipërisë së Jugut të banuara historikisht me popullsi shqiptare. Popullin shqiptar e quante “barbar”, ndërsa territoret shqiptare i quante “djep të qytetnimit grek”. Këto ishin teza të kalbura të shovenistëve grekë të cilat nuk ndihmonin në arritjen e paqes, por në de stabilizimin e Ballkanit. Qeveria serbe ishte e pangopshme ndaj territoreve shqiptare. Ajo kërkonte gjithë trevën e Kosovës. Nuk u ngop me kaq, kërkoi tokat shqiptare që sot gjenden në Maqedoni dhe vise të tjera të Shqipërisë së Veriut. 355 352 Arben Puto, Pavarësia e Shqipërisë në Tryezat e Diplomacisë, WESO, Tiranë 2008, p.38 353 Tajar Zavalani, op.cit., p.225 354 Arben Puto, op.cit., p.38 355 Historia e popullit Shqiptar III, op.cit., p.215 ~ 455 ~

KUMTESA Serbët aspironin të shtrijnë territoret e tyre në Durrës, qëllimi kryesor i tyre ishte të kenë dalje në Detin Adriatik dhe të kenë një skele detare. “Mbasi Durrësi nuk mund të futej në kallëpin e Serbis së Vjetër (Stara Serbia), qeveria e Belgradit vuri përpara argumenta ekonomike, tue thanë se kishte nevojë me eksportue derrat përmes detit për të shpëtue nga monopoli tregtar i Austro-Hungarisë”. 356 Kjo ishte vetëm një farsë fallco e qeverisë serbe. Mali i Zi dëshironte t’i shtinte në dorë ato territore të cilat nuk kishte arritur t’i merrte në vitin 1878, si Hotin, Grudën, Plavën, Gusinë. Kësaj radhe shkoi edhe më larg me ambicie. Kralj Nikolla e kërkoi Shkodrën. Argumenti i tij për këtë ishte i pabazë dhe qesharak. Ai thoshte se në Shkodër qenë varrosë paraardhësit e tij. “Kjo ishte një rrenë me bisht mbase dihet mirëfilli se familja Petroviç kishte ardhur prej Hercegovine”. 357 Konferenca e Ambasadorëve Lufta e Parë Ballkanike nxori mjaft probleme për diplomacinë botërore. Për të shqyrtuar këto probleme politike që nxorën ngjarjet e Ballkanit, gjashtë Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) u morën vesh për të mbajtur në Londër një konferencë në nivel ambasadorësh. “E ardhmja e Shqipërisë u diskutua ne Konferencën e ambasadorëve të mbledhur në ngut në Londër në dhjetor 1912. Konferenca e cila u kryesua nga ministri i jashtëm britanik Eduard Grej (Edward Grey), diskutoi tri çështje kryesore: statusin ndërkombëtar të Shqipërisë; organizimin e një shteti të ri shqiptar; si dhe vendosjen e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht”. 358 Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë Çështja shqiptare u mor në shqyrtim që në seancën e parë të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 17 dhjetor 1912. Kjo ndodhi për shkak të ngatërrimit keqas të kontradiktave të Fuqive të Mëdha e bashkë me to edhe lakmitë e fqinjëve, e jo nga kujdesi i diplomacisë evropiane për të zgjidhur të vetmen çështje kombëtare që mbetej pezull në Ballkan në fillim të shek.XX. 359 Eduard Grej në cilësinë e kryetarit të Konferencës, më 20 dhjetor e dha komunikatën për shtyp me sa vijon: “Ambasadorët u rekomanduan qeverive të tyre, dhe këto e pranuan, parimin e autonomisë shqiptare, si dhe propozimin për t’i garantuar Serbisë një dalje tregtare në Adriatik. Të gjashtë qeveritë ranë dakord për këto dy pika. 360 Rreth statusit të Shqipërisë Ambasadorët vendosën që në këtë mbledhje “të krijohej” një Shqipëri “autonome, e aftë për të jetuar”, “nën sovranitetin apo suzerenitetin e Sulltanit”. 361 “Lidhur me statusin e Shqipërisë, në mbledhjen e parë të Konferencës së Londrës u prek edhe një çështje tjetër, e cila në komunikatën e 20 dhjetorit nuk është pasqyruar fare. Është fjala për statusin e Shqipërisë në raport jo me Turqinë, por me fuqitë evropiane. Raportet e ambasadorëve janë unanime kur thonë se ditën e parë të punimeve Konferenca vendosi që Shqipëria autonome të vihej “nën garancinë dhe kontrollin e Fuqive” dhe të ishte “neutrale”. 362 Organizimi i brendshëm i Shqipërisë Temë preokupimi e Ambasadorëve në Londër rreth çështjes shqiptare ishte organizimi i brendshëm i Shqipërisë. Në seancën e parë të Konferencës së Ambasadorëve, atëherë kur u vendos që Shqipëria të 356 Tajar Zavalani, op.cit, p.226 357 Ibid, p.226 358 Miranada Vickers, Shqiptarët një histori moderne, Bota Shqiptare, Tiranë 2008, p.115 359 Arben Puto, op.cit., p.43 360 Brititish documents of the origins of the war (1818-1914), vol.IX part II, d.nr.403, pp.302-303 361 Arben Puto, op.cit., p.44 362 Ibid, p.47 ~ 456 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Shqiptarët-Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj

Shqipërisë

Misioni i parë diplomatik i qeverisë së Vlorës ishte kërkesa e dërguar Fuqive të Mëdha dhe shteteve

fqinjë ballkanike për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Mirëpo kjo nuk gjeti jehonë në asnjërën nga

gjashtë fuqitë evropiane. Të gjitha qeveritë e Evropës e lanë në heshtje çështjen e shtetit të

sapoformuar shqiptar dhe përçapjen e Qeverisë së Përkohshme. Këtu bën përjashtim Porta e Lartë, e

cila u përgjigj drejt për së drejti për të kundërshtuar shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria

Otomane. 352

Meqë qeveria turke nuk ishte në gjendje të përballoi dhe të rezistoi Luftës Ballkanike e cila kishte

filluar dy muaj më parë, u detyrua të nënshkruaj armëpushim më 3 dhjetor 1912.

Shqipëria tanimë u bë mollë sherri në diplomacinë e kohës. Shtetet ballkanike këmbëngulnin

kategorikisht se të gjitha tokat e Perandorisë Otomane në Gadishullin Ballkanik do t’u takonin atyre

me pretekst se kishin dalë fitues ndaj Turqisë. Qëllimet ekspansioniste dhe hegjemoniste të tyre

shkonin aq lartë sa që nuk donin të dinë se ekziston një komb shqiptar, i cili duhej të gëzonte

pavarësinë në emër të parimit të kombësive. Më brutal në këtë çështje ishte shtypi grek i cili

shkruante: “Asht një gja e pa mundun me lejue Shqiptarët barbar të jetojnë të pamvarun në djepin e

qytetnimit grek”. 353

Diplomacia evropiane ishte e interesuar dhe mjaft e preokupuar për çështjen shqiptare. Ajo ishte e

ndarë në dy grupime të fuqishme si Austro-Hungaria dhe Italia të cilat e përbënin “Aleancën

Trepalëshe” dhe Rusia nga “Antanta Kordiale”. Këto dy grupime kishin interesa kontradiktore.

Austro-Hungaria dhe Italia nuk ishin ende të përcaktuara qartë për një Shqipëri të pavarur apo

autonome, por me një shtrirje territoriale të mjaftueshme që të mund të ekzistonte si shtet më vete

(Shqipëria “Viable”).

Këto të dyja ishin të interesuara t’iu pamundësohej zgjerimi i territoreve dhe i shteteve sllave drejt

Ballkanit Perëndimor, si dhe mundësia e krijimit të një “urë lidhëse” drejt detit Egje. Po ashtu edhe

Italia i shikonte prioritetet e saj ndaj shtetit shqiptar. Ajo e shikonte në perspektiv, si “bregun e pestë”

(“quinta sponda”), si pjesë e domosdoshme të Perandorisë së saj koloniale, krijimi i së cilës tanimë

ishte bërë ideja fikse e klasës sunduese të Italisë.

Në kundërshtim me shtetet e Aleancës Trepalëshe qëndronte fortë Rusia Cariste e cila kishte planet e

saj. Ajo synonte shtrirjen e influencës së saj në Ballkan. Mënyrë e përshtatshme për këtë ishte krijimi

dhe zmadhimi i shteteve të reja sllave. 354

Qëndrimi i shteteve fqinjë ndaj Shqipërisë

Në Ballkan ishte formuar një aleancë në mes të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Këta aleatë ishin të

interesuar dhe të vendosur për të pushtuar të gjitha tokat shqiptare, gjë që ishte në kundërshtim të plotë

me krijimin e shtetit shqiptar.

Qeveria greke ishte mjaft e zëshme në fushatën propagandistike brenda dhe jashtë Greqisë. Ajo

kërkonte krahinat e Shqipërisë së Jugut të banuara historikisht me popullsi shqiptare. Popullin shqiptar

e quante “barbar”, ndërsa territoret shqiptare i quante “djep të qytetnimit grek”. Këto ishin teza të

kalbura të shovenistëve grekë të cilat nuk ndihmonin në arritjen e paqes, por në de stabilizimin e

Ballkanit.

Qeveria serbe ishte e pangopshme ndaj territoreve shqiptare. Ajo kërkonte gjithë trevën e Kosovës.

Nuk u ngop me kaq, kërkoi tokat shqiptare që sot gjenden në Maqedoni dhe vise të tjera të Shqipërisë

së Veriut. 355

352

Arben Puto, Pavarësia e Shqipërisë në Tryezat e Diplomacisë, WESO, Tiranë 2008, p.38

353

Tajar Zavalani, op.cit., p.225

354

Arben Puto, op.cit., p.38

355

Historia e popullit Shqiptar III, op.cit., p.215

~ 455 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!