20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Tekstin e shpalljes së pavarësisë e botoi më vonë Lef Nosi, i cili përbëhej prej katër rreshtave në

alfabetin e turqishtes së vjetër dhe nënshkrimin delegatëve që dinin të shkruanin shqip, një delegat

kishte nënshkruar me shkronja turqishte. Data e dokumentit është dhënë në dy shifra: 1912 sipas

kalendarit gregorian dhe 1328 sipas kalendarit arab.

Teksti i deklaratës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është formuluar kështu:

“Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilën

ndodhet sot Shqipëria, të gjith delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet me vehte, e

lirë e mosvarme”. 348

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, pas 445 vjetësh të nënshtrimit të Shqipërisë nga ordhitë

otomane, formohet qeveria e parë shqiptare me Ismail Qemalin se Kryetar; Nikoll Kaçorrin si

Nënkryetar dhe një këshill i ministrave i përbërë nga: Myfit Libohova, Ministër i Punëve të Jashtme;

Mehmet Pashë Dërralla, i Luftës; Petër Poga, i Drejtëisë; Luigj Gurakuqi, i Arsimit; Abdi Toptani, i

Financave; Pandeli Cale, i Bujqësisë; Lef Nosi, i Post telegrafëve. 349

Në burimet tjera historike, Myfit Libohova- na del si ministër e Punëve të Brendshme, e jo i Punëve të

Jashtme si te autori Tajar Zavalani. Po ashtu, aty nuk përmendet fare edhe zotëriu Mithat Frashëri, i

biri i patriotit kombëtar Abdyl Frashëri, i cili ishte mandatuar nga Gjakova me krahinat përreth saj që

t’i përfaqësonte në Kuvendin e Madh të Vlorës, e i cili ishte zgjedhur Ministër i Punëve Botore,

ndërsa Ismail Qemali mbajti edhe portofolin e ministrit të Punëve të Jashtme. 350

Meqë nëse tokat shqiptare po invadoheshin nga të tria anët nga ushtritë e huaja, qeveria e re duhej që

sa më parë të ndërmerrte masa për mbrojtjen e tokave të saj dhe t’i njoftonte Fuqitë e Mëdha për

veprimin e bërë. Po ashtu ishte e nevojshme që të kishte njohje nga fuqitë evropiane për shtetin e ri të

sapo krijuar.

Qeveria e re shqiptare i njoftoi me telegram fuqitë e mëdha se kombi shqiptar e kishte marrë më në

fund fatin e tij në duart e veta si shtet i pavarur dhe neutral.

Në muajin mars të vitit 1913, nga Evropa na vjen një kandidat i quajtur Ferdinand de Bourbon, Duc de

Montpensier për t’u vënë në krye të shtetit shqiptar.

Ai arriti të depërtoi bllokadën greke në skelën e Vlorës me vaporin e tij privat dhe me flamurin

britanik në shtizë.

Ismail Qemali si kryetar i qeverisë nuk dëshironte në atë kohë të bëhej kryetari i shtetit dhe në njëfarë

mënyre shfaqi ambicie për aristokratin francez që të jetë në shërbim të çështjes kombëtare.

Dihej se po përgatitej Konferenca e Londrës në të cilën do të lozej fati i Shqipërisë, u formua një

delegacion i përbërë nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini për të udhëhequr me vaporin

e Duc de Montpensierit për në kryeqytetet e Evropës.

Delegacioni shqiptar fillimisht arriti në Romë, e pastaj në Vjenë, i cili u prit mirë ndërsa në Francë

nuk u prit mirë. Shtypi francez u shpreh hapur kundër pavarësisë së Shqipërisë.

Përkundër Francës, në Londër kishte përkrahës të vlefshëm të çështjes sonë kombëtare si koloneli

Aubrey Herbert dhe Miss Edith Durham, të cilët kishin përgatitë sheshin, duke krijuar simpati

dashamirëse në favor të Shqipërisë në mes të opinionit e deri diku edhe tek zyrtarët dhe qeveritarët

britanik.

Isa Boletini kishte shkuar në Londër me kostume shqiptare si Tirq të Zi me gajtan dhe Qeleshe të

Bardhë në kokë gjë që paraqiti një pamje imponuese dhe me plot dinjitet. Kjo gjë për shumë qeveritar

dhe të tjerë anglez krijoi një përshtypje të mirë dhe ndikoi mjaft pozitivisht në forcimin e rrymës së

favorshme që kishin krijuar orvatjet e palodhshme të miqve të Shqipërisë. 351

348 Ibid, p.224

349 Ibid, p.224

350 Historia e popullit Shqiptar III, , Akademia w Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2007, p.18

351 Tajar Zavalani, op.cit., p.225

~ 454 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!