20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ma.sc.Shefqet DINAJ: VENDIMET E KONFERENCËS SË AMBASADORËVE NË

LONDËR PËR COPËTIMIN E SHQIPËRISË DHE NJOHJEN E SHTETIT TË

CUNGUAR SHQIPTAR

Konteksti historiko-shoqëror para Konferencës së Londrës

Pas përfundimit me sukses të negociatave për krijimin e një Shqipërie të vetëqeverisur në

suazën e Perandorisë Otomane, Ismail Qemali u nis nga Vlora për në Stamboll që të ndikonte në

zbatimin e përpikt të kushteve të marrëveshjes.

Në udhëtim e sipër, në Porto Rose, Ismail Qemali u takua me të birin e Krajl Nikollës,

Princin Mirko, i cili e përkrahu Ismail Qemalin që të bëhet sundimtar i Shqipërisë së Jugut, me

kushtqë të heq dorë nga Shqipëria e Veriut. Kjo ishte një aspiratë e kamotshme e malazezëve dhe

serbëve. Malazezët dëshironin që t’i zgjeronin territoret e shtetit të tyre në dëm të tokave shqiptare,

ndërsa serbët dëshironin të kishin dalje në Detin Adriatik.

Një ofertë të tillë të Princit Mirko të Malit të Zi, e refuzoi kategorikisht Ismail Qemali, i cili e vazhdoi

rrugën për në Stamboll.

Posa arriti në Stamboll, diplomati shqiptar Ismail Qemali e vërejti situatën e cila ishte mjaft e

pavolitshme për Shqipërinë, prandaj me mendjemprehtësi gjykoi se nuk duhej të merrte pjesë në

Kabinetin e Qamil Pashës.

Meqë më parë Ismail Qemali ishte deklaruar se në rast të shpërthimit të ndonjë lufte e cila ishte në

prag të shpërthimit, Shqipëria do të qëndronte në pozitë neutrale, ai vendosi që t’i telegrafojë klubeve

shqiptare kudo që gjendeshin në Evropë, që të dërgojnë delegat në Vlorë, të shpallin pavarësinë e

Shqipërisë që njëherë e përgjithmonë të shkëputen nga zgjedha e huaj otomane, të jenë të pavarur.

Prej Stambollit Ismail Qemali arriti në Bukuresht, ku u takua me krerët e kolonisë shqiptare të cilët i

emëruan 15 delegatë për ta shoqëruar Ismail Qemalin në Vlorë. Pas Bukureshtit, vend ndalja e dytë

ishte Budapesti, ku takohet me qeveritarët austriak, kontët Andrassy dhe Berchtold. 346 Aty u bisedua

gjerë e gjatë, mendimet e të cilëve u aprovuan nga austriakët. Si shenjë ndihme për delegacionin

shqiptar, ata ia siguruan një anije për të lundruar deri në Vlorë ku do të mbahej kuvendi.

Meqë porti i Vlorësishte bllokuar nga flota greke, anija austriake me delegacionin shqiptar të kryesuar

nga Ismail Qemali u ndodh në portin e Durrësit. Aty mbretëronte konfuzion i madh. Në njërën anë

ishte perandoria otomane, në anën tjetër ushtria serbe po afrohej gjithnjë e më tepër duke djegur e

vrarë shqiptarët e pafajshëm të Kosovës. Propaganda greke e kishte bërë të veten, andaj edhe populli

ishte i hutuar dhe i frikësuar me veprimet që po ndodhnin dhe atë që do të ndodhë së shpejti.

“Por çetat e patriotëve e kuptuan randësin historike të inciativës së Ismail Qemajlit dhe u nisën me

grupin e krerëve nacinalistë për në Vlorë. Atje kishin mbërrijtë 83 delegatë nga të gjitha krahinat

shqiptare tue kapërcye vështirësi të shumta nga shkaku i luftës që zjente në të katër anët. 347

Më 28 nëntor të vitit 1912, në ballkonin e Bashkisë paraqitet Ismail Qemali, i cili kishte në dorë

flamurin me shkabën e zezë dy krenare. Ai u prit me entuziazëm të paparë deri atëherë nga një turmë e

madhe njerëzish që qëndronin pran kësaj ndërtese.

346 Tajar Zavalani, , Histori e Shqipnis, Phoenix, Tiranë 1998, p.224

347 Ibid, p.224

~ 453 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!