Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 karakterizohet nga konflikte të brendshme e të jashtme u bënë jo vetëm qendra të rëndësishme politike, por dhe më të mbrojturat e krahinës. Në rrethanat e krijuara këto qendra u shndërruan në pika tërheqëse të shtresave të ndryshme të popullsisë së shpërndarë të fshatrave përreth tyre. Duke u vendosur pranë këtyre vendbanimeve, këto shtresa produktive hyn në marrëdhënie të reja prodhimi me aristokracinë lokale dhe në bazë të këtyre raporteve ata organizuan dhe ekonominë. U krijuan kështu kushte të favorshme për zhvillimin e një komuniteti të qëndrueshëm prodhuesish dhe konsumatorësh me interesa të përbashkëta ekonomike e politike. Lindi kështu bashkësia qytetare. Në zhvillimin e qyteteve kaone dallojmë tri etapat kryesore: 1. Etapa e lindjes dhe formimit të tyre (shek. V- fundi shek. IV p.l.K.) 2. Etapa e intesifikimit dhe e lulëzimit të tyre më të madh (fundi i shek. IV – gjysma e shek. II p.l.K.) 3. Etapa e zhvillimit të qyteteve dhe rrethanat e krijuara pas pushtimit romak (shek. I p.l.K. – shek. III pas K.) 344 PIKAT ARKEOLOGJIKE TË QYTETËRIMIT KAON Kaonia ishte zona më e pasur në materiale. Mbi 300 pika arkeologjike qysh prej paleolitit me vendbanimin prehistorik të Shpellës së Kërçmoit, Xarrës, tumat e Bajkajt e deri në periudhat e vonëta japin mundësinë për të njohur qytetërimin antik në Kaoni. Vendbanimi i Badhrës ngrihet në një kodër me pozitë zotëruese në Bregdetin Jon. Materiali arkeologjik paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë 1500-1200 para Kr.. Të kësaj periudhe janë rrathët e Qiroflekasit, midis fshatrave Vergo e Senicë, si dhe vendbanimi i Shqevit në veri të fshatit Tatzat, Gjashnjari pranë Lukovës që dëshmojnë se konceptimi i jetës është zhvilluar brenda fortifikimit si një vendbanim fisnor. Foinike (Finiqi), Onhezmi, Metoqi e Çuka zotëronin zonat pjellore të lumenjve Kalasë e Bistricë. Fushën e begatë të rrjedhës së poshtme të Pavllës dhe liqenin e Butrintit i zotëronte qyteti antik i Butrintit, Kalivoi e Çuka e Ajtoit. Mbi bazën e këtyre vendbanimeve të fortifikuara të kohës së hekurit u ndërtuan dhe qytetet antike Malçani me Paleomanastron e Ripësin, të cilët zotëronin një territor mbi luginën e sipërme të lumit Pavlla, që kontrollonte krahas luginës dhe rrugët që lidhnin Kaoninë me Thesprotinë. Bregdeti Jonian përfshihej në qytezën e Himarës, Sopotit, Karosit e Kalasë së Dhoknës (Qafa e Pazarit). Karakterin blegtoral të këtij territori e shpreh niveli kulturor e arkitekturor i qytezave. Një nivel i lartë ekonomik, arkitekturor e kulturor është zbuluar dhe në territorin e Antigonesë, në luginën pjellore të Drinos. Krahas qyteteve të Antigonesë e Melanit janë edhe qytetet e Leklit, Labovës e Selosë që kontrollonin rrugët që kalonin në këtë luginë dhe lidhnin Kaoninë me Molosinë. Ndërsa Kardhiqi që dyshohet të jetë qyteti antik i Fanotës kontrollonte rrugët që lidhnin pjesën e brendshme të Labërisë me Gjirokastrën, Janinën e Korkyrën nëpërmjet Qafës së Skërficës dhe luginës së lumit Belicë (lugina e Lumit të Bardhë). Orikumi e Amantia zotëronin zonën bregdetare të Adriatikut dhe rrugët e brendshme për lidhjen e zonës veriore me atë jugore. Ndërsa Himera-Himara ishte kryeqendra e Bregdetit, nëpër të cilën kalonte rruga që vinte nga Brindizi – Aulona – Akrokeraunia – Llogora – Foinike – Buthrot – Pelod - Nikopojë. Monedhat e gjetura në gërmimet arkeologjike në këtë territor flasin për një qendër të madhe zejtare, bujqësore dhe tregëtare, e lidhur me zonat mesdhetare dhe perëndimore. Vlen të përmendet një përcaktim i Ciceronit se “limani që shërbente për të lidhur Finiqin me Korkyrën quhej Onhezmi. Kjo ishte pikë tranziti midis Ilirisë dhe Italisë”. Për këtë ka shkruar dhe Straboni e Ptolemeu si një qendër e banuar gjatë shek. IV para Kr.. Në krye të të gjithë qyteteve qëndronte Foinike me muret impozante të rrethimit që mbronin një sipërfaqe prej 70 ha. Edhe vetë Buthroti (Butrinti) për një kohë bënte pjesë në sistemin shtetëror të kaonëve. Vartësinë e Buthrotit nga kaonët e vërtetojnë gjetja në gërmime e një tog mbishkrimesh që mbajnë emrat e kryetarëve të kaonëve. Disa ndër to flasin për faljen e lirisë nga ana e pronarëve skllevërve të tyre, të përmendur një për një me emër. Këto 344 Frano Prendi “Urbanizimi I Ilirisë së Jugut” tek “Kuvendi I studimeve ilire” 15-20 shtator 1972, f. 109, 110, 112. ~ 451 ~

KUMTESA dokumente mbishkrimore vërtetojnë njëkohësisht se zhvillimi ekonomik që mori Kaonia në shek. V para Kr. e këtej, i detyrohej në radhë të parë përdorimit me shumicë të skllevërve në prodhim. 345 Pra si përfundim, qytetërimi antik në Kaoni e bart kulturën e kësaj zone, dëshminë autoktone për qytetërimin, kulturën, ekonominë dhe zhvillimin politik të tyre që kanë karakterizuar gjithë historinë e trashëgimisë kulturore shqiptare. 345 Hasan Ceka “Në kërkim të historisë ilire” bot. V 1998 f. 286-288. ~ 452 ~ Recensues: Prof. Dr. Lorenc Bejko Universiteti i Tiranës Prof. Dr. Abaz Mullai, Universiteti i Gjirokastrës

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

karakterizohet nga konflikte të brendshme e të jashtme u bënë jo vetëm qendra të rëndësishme

politike, por dhe më të mbrojturat e krahinës. Në rrethanat e krijuara këto qendra u shndërruan në pika

tërheqëse të shtresave të ndryshme të popullsisë së shpërndarë të fshatrave përreth tyre. Duke u

vendosur pranë këtyre vendbanimeve, këto shtresa produktive hyn në marrëdhënie të reja prodhimi me

aristokracinë lokale dhe në bazë të këtyre raporteve ata organizuan dhe ekonominë. U krijuan kështu

kushte të favorshme për zhvillimin e një komuniteti të qëndrueshëm prodhuesish dhe konsumatorësh

me interesa të përbashkëta ekonomike e politike. Lindi kështu bashkësia qytetare.

Në zhvillimin e qyteteve kaone dallojmë tri etapat kryesore:

1. Etapa e lindjes dhe formimit të tyre (shek. V- fundi shek. IV p.l.K.)

2. Etapa e intesifikimit dhe e lulëzimit të tyre më të madh (fundi i shek. IV – gjysma e shek. II p.l.K.)

3. Etapa e zhvillimit të qyteteve dhe rrethanat e krijuara pas pushtimit romak (shek. I p.l.K. – shek. III

pas K.) 344

PIKAT ARKEOLOGJIKE TË QYTETËRIMIT KAON

Kaonia ishte zona më e pasur në materiale. Mbi 300 pika arkeologjike qysh prej paleolitit me

vendbanimin prehistorik të Shpellës së Kërçmoit, Xarrës, tumat e Bajkajt e deri në periudhat e vonëta

japin mundësinë për të njohur qytetërimin antik në Kaoni. Vendbanimi i Badhrës ngrihet në një kodër

me pozitë zotëruese në Bregdetin Jon. Materiali arkeologjik paraqet një nga fazat më të hershme të

ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë 1500-1200 para Kr..

Të kësaj periudhe janë rrathët e Qiroflekasit, midis fshatrave Vergo e Senicë, si dhe vendbanimi

i Shqevit në veri të fshatit Tatzat, Gjashnjari pranë Lukovës që dëshmojnë se konceptimi i jetës është

zhvilluar brenda fortifikimit si një vendbanim fisnor. Foinike (Finiqi), Onhezmi, Metoqi e Çuka

zotëronin zonat pjellore të lumenjve Kalasë e Bistricë. Fushën e begatë të rrjedhës së poshtme të

Pavllës dhe liqenin e Butrintit i zotëronte qyteti antik i Butrintit, Kalivoi e Çuka e Ajtoit. Mbi bazën e

këtyre vendbanimeve të fortifikuara të kohës së hekurit u ndërtuan dhe qytetet antike Malçani me

Paleomanastron e Ripësin, të cilët zotëronin një territor mbi luginën e sipërme të lumit Pavlla, që

kontrollonte krahas luginës dhe rrugët që lidhnin Kaoninë me Thesprotinë. Bregdeti Jonian përfshihej

në qytezën e Himarës, Sopotit, Karosit e Kalasë së Dhoknës (Qafa e Pazarit). Karakterin blegtoral të

këtij territori e shpreh niveli kulturor e arkitekturor i qytezave. Një nivel i lartë ekonomik, arkitekturor

e kulturor është zbuluar dhe në territorin e Antigonesë, në luginën pjellore të Drinos. Krahas qyteteve

të Antigonesë e Melanit janë edhe qytetet e Leklit, Labovës e Selosë që kontrollonin rrugët që kalonin

në këtë luginë dhe lidhnin Kaoninë me Molosinë. Ndërsa Kardhiqi që dyshohet të jetë qyteti antik i

Fanotës kontrollonte rrugët që lidhnin pjesën e brendshme të Labërisë me Gjirokastrën, Janinën e

Korkyrën nëpërmjet Qafës së Skërficës dhe luginës së lumit Belicë (lugina e Lumit të Bardhë).

Orikumi e Amantia zotëronin zonën bregdetare të Adriatikut dhe rrugët e brendshme për lidhjen e

zonës veriore me atë jugore. Ndërsa Himera-Himara ishte kryeqendra e Bregdetit, nëpër të cilën

kalonte rruga që vinte nga Brindizi – Aulona – Akrokeraunia – Llogora – Foinike – Buthrot – Pelod -

Nikopojë.

Monedhat e gjetura në gërmimet arkeologjike në këtë territor flasin për një qendër të madhe

zejtare, bujqësore dhe tregëtare, e lidhur me zonat mesdhetare dhe perëndimore. Vlen të përmendet

një përcaktim i Ciceronit se “limani që shërbente për të lidhur Finiqin me Korkyrën quhej Onhezmi.

Kjo ishte pikë tranziti midis Ilirisë dhe Italisë”. Për këtë ka shkruar dhe Straboni e Ptolemeu si një

qendër e banuar gjatë shek. IV para Kr.. Në krye të të gjithë qyteteve qëndronte Foinike me muret

impozante të rrethimit që mbronin një sipërfaqe prej 70 ha. Edhe vetë Buthroti (Butrinti) për një kohë

bënte pjesë në sistemin shtetëror të kaonëve. Vartësinë e Buthrotit nga kaonët e vërtetojnë gjetja në

gërmime e një tog mbishkrimesh që mbajnë emrat e kryetarëve të kaonëve. Disa ndër to flasin për

faljen e lirisë nga ana e pronarëve skllevërve të tyre, të përmendur një për një me emër. Këto

344

Frano Prendi “Urbanizimi I Ilirisë së Jugut” tek “Kuvendi I studimeve ilire” 15-20 shtator 1972, f. 109, 110,

112.

~ 451 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!