20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

ndodhet tempulli i Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Talar me njëqind burimet që

gurgullojnë në këmbët e tij. 342

Për vërtetësinë historike të Kaonisë dëshmon me theksimet e tij Straboni, ku shprehet:

“Theopompi thotë se fiset e Epirit janë katërmbëdhjetë, më të dëgjuara janë kaonët dhe mollosët.

Kaonët, thesprotët e pas këtyre me radhë kasiopët... banojnë në anëdetjen që nga malet Keraune deri

tek Gjiri i Ambrakisë... dhe më tej një tjatër liman, i quajtur Onhezmi. Kundrejt të cilit ndodhet bregu

perëndimor i Korkyrës...”. 343

Sipas poetit të famshëm Virgjili në veprën “Gjeorgjikat” “Lisat qenë pasuri e mbretit të

Kaonëve”. Edhe në librin III të poemës “Eneida”, Virgjili përmend mbretërinë kaone nga e cila i ra

një pjesë Helenit pas vdekjes së Neoptolemit që këto fise i quajti Kaoni, legjendë që përmendet nga

Pompei Trogu.

ZHVILLIMI I QYTETEVE ANTIKE SI DHE QYTEZAT RRETH TYRE NË KAONI

Në historinë shumëshekullore të ekzistencës së fisit Kaon është pasqyruar denjësisht dhe

qytetërimi autokton antik. Ky qytetërim është i lidhur ngushtësisht me ekzistencën e një numri të

madh të qyteteve e qytezave në gjithë territorin ku shtrihej Kaonia. Shumë vendbanime kanë lindur, të

tjerë janë zhdukur, kanë lulëzuar për shumë shekuj, a janë venitur për pak kohë. Kaonia ka pasë qytete

të rëndësishme ku përmendim: Butrintin, Foiniken, Onhezmin, Antigonenë, Çukën e Ajtoit, Sopotin,

Himarën, Panormin, Orikumin, Kardhiqin, Amantian e të tjerë. Janë kryeqendrat më të mëdha të

Kaonisë, që me vendndodhjen e tyre, historinë, organizimin, zhvillimin, kordinimin mes trevave të

banuara dhe kontributin që kanë dhënë në mbrojtjen e vendit, zhvillimin ekonomik dhe në zgjerim të

besimit e të kulturës brenda qytetit a qytezës, por dhe më tej, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.

Kur flasim për qytete e qyteza në Kaoni, ne kemi parasysh jo çfarëdo fortifikimi të banuar

me mure, por vetëm ato qendra, të cilat, pavarësisht nga sipërfaqja që zenë, shprehin praninë e një

bashkësie të organizuar qytetare me funksione ekonomike dhe marrëdhënie sociale tipike urbane, me

mënyrë të re jetese, me një organizim të veçantë politiko – administrativ etj.. Vendbanime me tipare të

tilla urbane nuk kanë qenë të pakta në Kaoni. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë në shumë

prej këtyre qyteteve godina shoqërore dhe kulti, banesa, vepra të artit monumental dhe të vogël,

objekte të ndryshme të përdorimit të përgjithshëm si dhe një tok mbishkrimesh të rëndësishme që i

paraqesin këto vendbanime qendra të zhvilluara tregtare, politike, administrative dhe kulturore. Duke

pranuar një urbanizim në përgjithësi intensiv të trevës kaone përpara pushtimit romak, duhet thënë se

ky urbanizim nuk u zhvillua me një ritëm të barabartë dhe nuk pati të njëjtën shtrirje kudo. Në Kaoni

ai u zhvillua më herët dhe përfshiu dhe zonat e brendshme të tij. Ky proces urbanizimi, i shkallëzuar

në kohë dhe në hapësirë, është pa dyshim shprehje e një zhvillimi të barabartë social, ekonomik e

politik të qyteteve e qytezave antike kaone.

Fakti që në Kaoni kishte zhvillime të qendrave urbane, bile të rëndësishme që në gjysmën e

parë të shekullit I p.l.K. siç ishte Butrinti, Foinike, Himara apo Meandra, le të kuptohet se zanafilla e

tyre duhet kërkuar më përpara, meqënëse qyteti nuk është fenomen që shfaqet menjëherë në formën e

tij të përmbaruar, por është produkt i një procesi zhvillimi të gjatë historik. Për këtë janë shprehur si

arkeologët shqiptarë dhe ata të huaj.

Këto qytete lidheshin me rrugë të rëndësishme të komunikacionit tregëtar. Këtu ekzistonin

dhe premisat ekonomike për zhvillimin e jetës urbane. Këto marrëdhënie tregtare pasqyrojnë një

zgjerim të mëtejshëm të prodhimit lokal të mallrave si dhe stabilizimin e shtresave të reja sociale gjatë

antikitetit në Kaoni. Në varret e kësaj periudhe janë gjetur artikuj të importit grek dhe enë lokale gri

me forma tipike të qeramikes greke si: kanthares, kylikse, kotone etj.. Prodhimet vendase në Foinike,

Buthrot apo Antigone organizuan shtresat e reja të zejtarëve e të tregtarëve që do të përbënin në

vazhdimësi edhe komponentët kryesorë socialë të qyteteve kaone. Në këtë periudhë historike, e cila

342 Plini “Historia e Natyrës” libri IV f. 195.

343 Straboni V C f 158.

~ 450 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!