20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Me emrin Kaonë u pagëzuan banorët e kësaj zone. Edhe sot në majën e kalasë së Himarës,

një majë shkëmbi quhet Maja e Kaonisë. Ka qenë vend vullkanik. Virgjili, poeti antik romak, i

përmend në kohën e vet malet e Akrokeraunëve (të Vetëtimave), duke i cilësuar si “thithës të rrufeve”.

Straboni në veprën e tij “Gjeografika” shkruan: “I ngrohtë dhe frytdhënës është ky vend, se është plot

me ullishta e me vreshta”.

Stefan Bizantini është i fundit që e përmend krahinën e Bregdetit të Jonit me emrin Kaonia, në

fjalorin e madh gjeografik Mbi qytetet dhe popujt, të bërë në vitet 528 – 548.

KAONËT SI NJË NGA FISET KRYESORE TË EPIRIT

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para Kr., ishin formuar bashkësi fisnore dhe në

përgjithësi ato kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Nga burimet historiko-epigrafike rezulton se

fisi i Kaonëve u bë pjesë përbërëse e Epirit të lashtë. Kaonia zinte pjesën veriperëndimore të tij dhe

përbëhej nga 17 fise, ku tre prej tyre përmenden me dy emra: Antigone – Argjirinë, Foinate – Kaonë,

Omfale - Ofylë. Që prej autorëve të mësipërm e deri te Straboni, si fise të Epirit përgjatë brigjeve të

Jonit përmenden kaonët, thesprotët dhe kasiopët. 336 Ndërsa Pukëvili kur shprehet për Epirin, citon:

“Të gjithë këta janë të një kombësie, vendas dhe madje stërnipër të një populli fillestar të lashtë

autokton që sipas historianëve të antikitetit, rronte në këtë vend të Evropës para grekërve”.

Kaonët si në shtrirjen gjeografike dhe në kontributin që kanë dhënë në fuqizimin e shtetit të

Epirit kanë qenë më kryesorët. Kaonia si fis tepër i rëndësishëm për shtrirjen gjeografike dhe si model

i një organizimi të brendshëm të veçantë, përmendet shpesh nga historianë të antikitetit. Herë

përmendet për ekonominë, herë për strategjinë mbrojtëse, herë për trimërinë, për rolin tregëtar në

shumë porte të Mesdheut, herë për rolin ndihmues ndaj trevave kur ato rrezikonin. “Ky fis i madh i

Epirit ka pasur një organizëm federativ të Kaonëve. Ishte një ndërtim politiko-shoqëror e me familjen

ishte ndërtimi i shoqërisë patriarkale. 337

Autorët e vjetër grekë vënë në dukje se kaonët “qeverisin pa mbretër” që do të thotë se ata

nuk e njihnin pushtetin e mbretit, po qeveriseshin nga dy funksionarë të zgjedhur që quheshin

prostatë. Kështu në vitin 430 para Kr. sipas Tukididit në krye të tyre “ishin prostatë për një vit Foti e

Nikonidhi, që rridhnin nga fisi i parë” 338 d.m.th. nga familjet e larta të fisit që kryesonte koinonin. Me

kalimin e kohës forma e qeverisjes u reformua, veçse jo drejt përqendrimit të pushtetit në sa më pak

duar, siç mund të pritej, po duke rritur shkallën e demokracisë. Sundimi i përbashkët i dy personave

dhe ndërrimi i tyre në krye të çdo viti tregon për një regjim qeverisjeje mjaft të përparuar te kaonët,

qeverisje që mund të krahasohet me regjimin republikan të Romës, ku në krye të shtetit qëndronin dy

konsuj. 339

Në gjysmën e dytë të shekullit V para Kr. kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në

ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut, siç ishte Lufta e Peloponezit. Tukididi në

vitin e tretë të luftës së Peloponezit shkruan: “Në gjirin e Ambrakisë, komandanti Spartan mori edhe

një përforcim nga barbarët. Këta ishin në radhë të parë Kaonët, një popull që nuk sundohej nga

mbretër dhe që dërguan 1000 burra nën komandën e dy prej fisnikëve të tyre. 340

Skylaki kur flet për Ilirinë sqaron: “Fqinjë me gjithë këta në viset e brendshme janë atintanët,

sipas Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë...” Në këto vise janë malet Keraune (Epir) dhe aty afër

është një ishull i vogël që quhet “Sason”. 341 Ndërsa Plini ka saktësuar: “Epiri i marrë në përgjithësi

fillon në malet Keraune. Ai përfshin në fillim kaonët prej nga vjen dhe Kaoni, thesprotët...mollosët, ku

336

Strabon Geography, Book 7 f. 5-8 (N. Hammond, Epirus, f. 458-460).

337

Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja greke” Tiranë 2002 f. 144.

338

Tukididi “Le storie”, Torino 1982 Libro II f. 80.

339

H. Ceka, N. Ceka “Mbi zhvillimin e shtetit te ilirët” ndodhet tek “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve” bot. 1998 f.

42.

340

W. M. Lik “Udhëtimi në Shqipërinë e Vezirëve” Tiranë 2008 f. 228-229.

341

Skilaksi “Lundrimi” “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë ”v.1965, f. 36.

~ 449 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!