20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Shumë historianë, filozofë, arkeologë, etnologë, gjuhëtarë, dramaturgë, muzikologë kanë

folur e shkruar për qytetërimin antik në Kaoni. Përqëndrimi i tyre më interesant ka qenë në

hershmërinë e krijimit, vazhdimësinë e lulëzimit të tyre.

Territori kaon, nga eksplorimi që i është bërë, është një thesar i rrallë i historisë sonë

kombëtare. Jeta urbane e kësaj krahine nuk është ndërprerë për mbi 2500 vjet duke evidentuar një

pasuri të konsiderueshme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Janë evidentuar gjurmë të lashtësisë në mbi 300 vendbanime si: qytete, qyteza, kështjella,

kala, mure fortifikues, banesa, ura, ujësjellësa, tuma etj..

Shumë qytete e qyteza në Kaoni kanë lulëzuar njëkohësisht, të tjera ia kanë lënë vendin

njëra - tjetrës. Disa kanë pasur jetëgjatësi njëzet a tridhjetë shekullore, të tjerë jo më shumë se shtatë -

tetë shekullore. Disa i kanë ruajtur mirë gjurmët e ekzistencës së tyre, disa janë braktisur e rrafshuar

në vite nga banorët përreth.

Kaonia dallohet për njëkohësinë e saj me antikitetin ilir e helen. Historia shqiptare krenohet kur

argumenton se Butrinti është një Trojë në miniaturë, kur thotë se Foinike, qendra kryesore e Kaonisë u

bë kryeqyteti i një shteti të fuqishëm të Epirit, kur thekson se Saranda e sotme ka historinë portuale

këtu e 2500 vjet më parë.

VENDNDODHJA E KAONËVE

Toponimi Kaoni përfshinte e shtrihej nga brigjet e detit Jon në perëndim e deri në Vjosë në

lindje dhe me një shtrirje gjatësore veri-jug nga Akrokeraunet deri në lumin Thyamis (Kallama) që e

ndante nga Thesprotia. 330

Hershmëria e përmendjes së kaonëve nis qysh me Homerin në veprën e tij “Odiseu”, kur

thotë: “Në Kimerë, përkundrejt Korkyrës, rron një popull trim, i pamposhtur, luftarak”. 331 Më tej

përmend kimerët: “...nga Perëndimi, kur rrugët i mbulojnë hijet e natës,/ arritëm ndër kufijtë e

oqeanit,/ ku truall e banesa kanë kimerët./ Jeton ky popull krejt mbuluar me mjergull/ edhe me re,

pëlhurë që kurrë s'e çan/ të thuash një rreze dielli.” 332

Kaonët përmenden për herë të parë prej Hekateut, dijetar grek i fundit të shek. VI p. l. K. dhe

fillimit të shek. V p. l. K. në librin e tij Udhëtim rreth botës. 333 I përmend edhe Pseudo – Skylaksi,

bashkëkohës i Hekateut. Ai shprehet: “Pas ilirëve vijnë kaonët, pas Kaonisë vjen fisi i Thesprotëve”.

Pseudo Skilaksi thotë se “kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra d.m.th. një familje e

madhe patriarkale ose një grup familjesh të tilla të një vëllazërie”. Përsëri ai thotë: “Pas ilirëve vijnë

kaonët. Kaonia ka limane të mira, lundrimi anës Kaonisë mban gjysmë dite. Kaonët jetonin nëpër

katunde (kata-komas). 334 Ky pohim edhe po të merret në kuptimin që në atë kohë nuk kishim qytete,

përsëri do të thotë se ata e kishin kapërcyer fazën e jetës endacake pas bagëtive dhe kishin kaluar në

jetën sendentare, duke u ngulur në qendra banimi. Por ky proces nuk duhet të ketë ndodhur në të gjithë

territorin e Kaonisë në të njëjtën kohë. Pas tyre kaonët i përmend Tuqiditi në fund të shek. V para

Krishtit, si aleatë të spartanëve e të ambrakasve kundër Athinës. 335 Kaoninë e përmendin edhe

dijetarët të tjerë antikë si: Skymni shek. III p. l. K, Straboni shek. I p. l. K.

Sipas Plinit shek I p. l. K. (Natyral History, Libri IV, 4) emri Kaoni vinte nga kaonët e

bregdetit të Akrokerauneve, ku ndodheshin fortesat Himairai dhe poshtë saj ndodheshin burimi i ujit

hyjnor dhe Meandria.

330 Dhimosten Budina, Disa rezultate të gjurmimeve në vendbanimet e lashta ilire të Kaonisë: Konferenca II e

Studimeve Albanologjike II, Tiranë 1972, f. 322- 323

331 Homeri “Odisea” bot V 1960 f. 166.

332 Homeri, Odisea, Onufri, Tiranë 2006: Kënga XI. v.15, f.188 (përkthimi në shqip P. Gjeçit).

333 N. Hammond, Epirus, Oxford 1967, f. 458.

334 Selim Islami etj., Iliria dhe ilirët tek autorët antikë, Tiranë 1965, f. 36.

335 Tucidide, Le storie I, Torino 1982, f. 396-401.

~ 448 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!