20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr. sc Klodian GJONI 1 : EKZISTENCA DHE FUNKSIONIMI I QYTETËRIMIT ANTIK NE

KAONI

1 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Sarandë

Përmbledhje

Objekti i këtij studimi është historia e egzistencës dhe e funksionimit të qytetërimit antik në

Kaoni me tipologjinë origjinale, me dhëniet, me marrjet dhe me ndikimet e tij. Këtë trevë që ka qenë e

banuar qysh në shekullin XII p. l. K., e përmend për herë të parë Homeri te “Odisea”. Jeta urbane e

kësaj krahine nuk është ndërprerë për mbi 2500 vjet duke evidentuar një pasuri të konsiderueshme të

trashëgimisë kulturore shqiptare.

Synohet të studiohen qytetet dhe qytetërimi antik në Kaoni, të hulumtohet mbi mënyrën se si

e paraqitin njerëzit veten e tyre dhe marrëdhëniet me botën ku jetonin. Të zbërthehet dhe të analizohet

një qytetërim antik, duke bërë kërkime mbi funksionin që ai kryen në shoqërinë dhe qytetet antike, në

të cilat ai është shfaqur.

Përmes metodës induktive, sheshtohen teori dhe mendime të ndryshme të autorëve e

studiuesve që nga antikiteti e deri ata modernë.

Konsiderohet e pamundur për t’u ngjitur deri tek origjina primare. Megjithatë, prirja është të

shkoj sa më në thellësi të mugëtirave të kohërave, gjithmonë përmes hulumtimeve dhe analizave

pluridisiplinare.

1. Në këtë studim akumulohen prurjet e deritanishme në lidhje me qytetet dhe qytetërimin antik në

Kaoni, me ambicien afirmative për të bërë përgjithësime dhe për të nxjerrë deduksione që lënë

mbresë, jo vetëm tek lexuesit e thjeshtë, por edhe tek studiuesit e trashëgimisë kulturore dhe

arkeologjike.

2. Janë përcaktuar ç’është dhe si nisi ky qytetërim dhe këto qytete sipas këndvështrimeve të ndryshme

në ide, në kohë e në hapësirë duke u përpjekur përmes hulumtimeve të pasqyroj dhe të evidentoj ato

më interesantet, natyrisht mbi këndvështrimin tim.

3. Është zbërthyer dhe analizuar zhvillimi i qyteteve, duke bërë kërkime mbi lidhjet midis tyre dhe

formës së evoluimit të tyre, që për çdo qytet të zbulohet mënyra e zhvillimit dhe lidhjet e tyre me njëri

– tjetrin.

4. Është bërë kërkimi dhe përcaktimi i një modeli referimi, duke filluar nga vendosja e një numri

shembujsh ose konkretizimesh të qytetërimeve të ndryshme. Ndërsa rrjedha e kërkimit ka ecur përmes

përafrimeve të njëpasnjëshme.

Për të arritur më pas në një mendim-sintezë, në përfundimin se si qytetërimi antik në Kaoni e

bart kulturën e kësaj zone, dëshminë autoktone për qytetërimin, kulturën, ekonominë dhe zhvillimin

politik të tyre që kanë karakterizuar gjithë historinë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Fjalët çelës: qytetërim antik, Kaoni, trashëgimi kulturore, autokton, shqiptare.

HYRJE

~ 447 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!