Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Riorganizimi shtetëror i RSFj-së ishte kërkesë që dëgjohej gjithnjë e më shumë në forume të ndryshme partiake por edhe në nivelet tjera profesionale. Ndryshimet kushtetuese që filluan të proklamoheshin në kuadër të projektit “Ndërrimet dhe shtesat kushtetuese” ndodhën në tri faza gjatë viteve 1967, 1968 dhe 1971.Këto ndryshime u përqendruan në amandementimin e kushtetutës që ishte në fuqi. Amandamente e miratuara ndryshuan në një mas të konsiderueshme marrëdhëniet midis nivelit qendror federative dhe njësive të saja. Në këtë kontekst ndryshoi edhe pozita e krahinave autonome duke zgjeruar të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat e tyre. Kjo ishte një e arritur e rëndësishme edhe për Kosovën. Por, kjo nuk duhet kuptuar si një dhuratë e gatshme për Kosovën, në radhë të parë ishte meritë e angazhimeve të popullit shqiptar që u artikulua edhe në kërkesat e saja në demonstratat e vitit 1968. Kërkesa kryesore e shqiptarëve që u dëgjua në atë kohë ishte “Kosova Republikë”. Por, udhëheqja komuniste jugosllave nuk ishte e gatshme që të bënte lëshime të tilla. Megjithatë, Kosova arriti të fitonte disa të drejta shumë të rëndësishme që afirmonin pozitën e saj të përgjithëshme. Në atë kohë u lejua përdorimi i lirë i flamurit kombëtar shqiptar, u hap Universiteti i Prishtinës si dhe u përmirsua pozita kushtetuese që i hapi rrugën edhe ndryshimeve tjera që do të sanksionoheshin në Kushtetutën e Jugosllavisë, të vitit 1974. Krahas kërkesës për decentralizim në nivelin federative u përcollën edhe kërkesat për avancimin e çështjeve kombëtare. Këto u potencuan më së shumti në Kosvë dhe në Kroaci. Në njësitë tjera federale çështja kombëtare ishte rregulluar në një mas të kënaqëshme në forma të ndryshme. Gjersa në Kosovë u bënë disa lëshime me të cilat shteti mendonte se do t`i qetsonte shqiptarët, në Kroaci gjërat shkonin më ndryshe. Grupet intelektuale por edhe politikanët e rinjë kroatë e shikonon si shumë të rrezikshme idenë e jugosllavizmit. Ideja e përdorimit të gjuhës serbo-kroate si një fillesë e krijimit të një kombi jugosllav ishte shumë shqetsuese për ta. Elita intelektuale kroate këtë gjë e shikonte si një përpjekje hegjemoniste serbe për ta serbizuar gjuhën kroate. Ajo doli hapur me thirrjet që i dretonte bashkëkombasve të vet që ta refuzonin gjuhën serbo-kroate dhe alfabetin cirilik dhe të aplikonin vetëm gjuhën kroate. Por, një kërkese të tillë shumë shpejt i`u përgjegj pala serbe që kërkoi nga serbët që jetonin në Kroaci të bënin të kundërtën, të përdornin domosdo alfabetin cirilik. Çështja e gjuhës ishte vetëm njëra nga akuzat dhe kundërakuzat që shpërthyen në atë kohë në mes të serbëve dhe kroatëve. Fryma kombëtare që po rishfaqej më vrullshëm në këtë kohë në Kroaci u konkretizua me lëvizjen masive (Masovni pokret) që ndryshe njihet edhe si Pranvera Kroate e vitit 1971. Kësaj lëvizje ju bashkangjitën edhe udhëheqësit e rinjë komunist kroat Savka Dabçeviç Kuçar dhe Miko Tripalo, por rolin kryesor e luante organizata “Matica Hrvatska”. Kjo organizatë e intelektualëve kroatë që ishte themeluar qysh në shekullin XIX ishte riaktivizuar sërisht në vitin 1967. Gjendja po acarohej shumë dhe shkrimet e ndryshme që plasoheshin në shtypin dhe pamfletet e kohës nxitën çështje të ndjeshme për diskutim si ajo se kujt i takonte Kroacia dhe Bosna e Hercegovina. Gjërat shkuan deri aty sa “Matica Hrvatska” u deklarua publikisht se ishte për shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia. Me të njëjtën gjuhë u përgjigjën edhe serbët që kërkuan autonomi të një pjese të territoreve ku jetonin serbët e Kroacisë. Në këtë mënyrë po ringjalleshin ambicjet e vjetra që kishin ekzistuar më parë. Në këtë situatë ndërhyri Tito duke bërë përpjekje që përmes bisedave me udhëheqësit kroat ta qetsonte situatën dhe ta zgjidhte problemin. Po, kjo nuk pati sukses. Kërkesa për shkëputje që u dëgjua në këtë kohë nga kroatët alarmoj jo vetëm udhëheqësinë jugosllav. Vet udhëheqësi sovjetik, Leonid Brezhnjev, kishte propozuar një ndërhyrje ushtarake për ta zgjidhur këtë çështje, por Tito e kundërshtoi. Si duket në mendjen e udhëheqësit jugosllav ishte ngulitur thellë frika e rrezikut që ai e shikonte nga Bashkimi Sovjetik, qysh nga koha e Informbyros por edhe nga intervenimi ushtarak i BRSS-së në Çekosllovaki, në vitin 1968. Kështu ai vendosi të ndërhyj vet, mori vendim që ta shtypte lëvizjen nacionaliste kroate duke i shkarkuar edhe udhëheqësit partiak në Kroaci. Ndër masat tjera që Tito ndërmori në këtë kohë, për të shmangur ambicjet gllabruese serbe e kroate ndaj Bosnes dhe Hercegovinës, ishte edhe njohja e kombit musliman boshnjak. Në kuadër të kësaj politike balancuese duhet parë edhe rrjedhojën e ndryshimeve të reja kushtetuese që rezultuan me hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së re jugosllave, në vitin 1974. ~ 445 ~

KUMTESA Kushtetutë kjo që avancoi dhe afirmoi akoma më shumë edhe të drejtën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Kjo kushtetutë siguronte pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organet federative dhe e njihte atë si njësi konstituive të federatës. Ajo i mundësonte dhe i garantonte edhe Kosovës ta kishte kushtetutën e vet për dallim nga më herët që kishte vetëm Ligjin Kushtetues. Por, sado që këto avancime ishin të rëndësishme, shqiptarët kishin kërkesa edhe më të mëdha. Republika e Kosovës ishte synim parësor dhe shumë legjitim për të realizuar të drejtat e tyre. Megjithëqë, kjo kërkesë e parashtruar edhe më herët, madje edhe në kanalet zyrtare drejtuar vet Titos, nga një delegacioni kosovar, nuk gjeti përkrahjen. Në këtë mënyrë thuajse u mbyllën rrugët për adresimin e kësaj çështje në mënyrë legale. Udhëheqja politike e Kosovës megjithatë u mundua që ta shfrytëzonte hapsirën e krijuar duke u përqendruar në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve autonome, në avancimin e arsimit dhe ekonomisë. Por,kjo nuk mjaftonte sepse Kosova prap se prap mbetej pjesa më e prapambetur në ish-Jugosllavi. Ekonomia akoma mbeti në nivele të ulëta të zhvillimit dhe po krijohej një hendek në mes të Kosovës dhe njësive tjera federale. Kjo kishte nxitur grupet ilegale shqiptare që të ishin edhe më këmbëngulse në kërkesën për realizimin e plotë të drejtave të shqiptarve duke u angazhuar fillimisht për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në këtë kërkesë më të zëshmit ishin organizata “Lëvizja Revolucionare e Bashkimit të Shqiptarëve” e udhëhequr nga Adem Demaçi dhe “Fronti i Kuq Popullor“ që drejtohej nga Jusuf Gërvalla. Në programet e këtyre organizatave qëllim parësor ishte bashkimi me Shqipërinë, duke përdorur të gjitha mjetet e mundëshme, qoftë duke përdorur edhe kryengritjen e armatosur 328 . Por, Kushteutata e vitit 1974 kishte lënë të pakënaqur edhe serbët. Madje nacionalist serb si Dobrica Qosiq e të tjerë, ishin shprehur hapur kundër të drejtave që u garantoheshin Kosovës dhe shqiptarve me këtë kushtetutë . Kurse qarqe ekstreme nacionaliste të përfaqësuar nga Dragosllav Markoviç, Millosh Miniq, Petar Stamboliç etj. në vitin 1977 kishin hartuar të ashtuquajturin “Librin e kaltërt”që shqyrtonet Kushtetutën e vitit 1974, sidomos pjesën që kishte të bëjë me pozitën e krahinave të Vojvodinës dhe Kosovës. Aty ngritej edhe çështja e rishikimit të Kushtetutës, menjëherë pas vdekjes së Titos. Dhe më të vërtet, vdekja e J.B.Titos në vitin 1980 ishte moment që forcat nacionaliste serbe e shfrytëzuan si shansë për të rishikuar pozitën e tyre dhe për të rritur ndikimin në tërë shtetin. Qarqet politike e intelektuale serbe filluan të rishfaqnin ambicjet e tyre unitariste. Ato mezi prisni që të ju krijohej rasti për të marr masa ndaj shqiptarëve 329 . Për të shfaqur hakmarrjen e tyre ndaj procesit të decentralizimit të Jugosllavisë dhe ndaj vendimeve të Kushtetutës së vitit 1974. Ndoshta pikërisht duke e kuptuar këtë qëllim të udhëheqësisë serbe të asj kohe, lideri komunist i Kosovës, Mahmut Bakalli, kishte shfaqur hezitimet e veta për demonstratat e vitit 1981 dhe vite më vonë kishte ngritur çështjen e mungesës së planit B, nga lëvizja shqiptare e kohës. Ngjarjet e vitit 1981 ishin shpërthim që edhe mund të ishte pritur, ndoshta jo mu në këtë kohë dhe në këtë mënyrë, por herët a vonë diçka e ngjashme do të ndodhte. Nëse jo në Kosovë atëherë diku tjetër në Jugosllavi gjithsesi. Por, Kosova ishte më e predispozuara për një gjë të tillë. Egërsia me të cilën u trajtuan demonstratat e viti 1981 në Kosovë, sidomos nga ana e Serbisë, ishin prelud i asaj çka do të ndodhte në këtë krahinë por edhe në mbarë federatën jugosllave në dekadat në vazhdim. ~ 446 ~ Recenzentë : Prof.dr Fehmi Rexhepi Prof. dr. Isa Bicaj 328 Historia e Popullit Shqiptar IV, Tiranë , 2009, fq.384 329 Julie a. Mertus,Kosovo how myths and truths started a war,University of California Press,Berkeley,Los Angeles, London,1999 fq.35

KUMTESA

Kushtetutë kjo që avancoi dhe afirmoi akoma më shumë edhe të drejtën e Krahinës Socialiste

Autonome të Kosovës. Kjo kushtetutë siguronte pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organet

federative dhe e njihte atë si njësi konstituive të federatës. Ajo i mundësonte dhe i garantonte edhe

Kosovës ta kishte kushtetutën e vet për dallim nga më herët që kishte vetëm Ligjin Kushtetues.

Por, sado që këto avancime ishin të rëndësishme, shqiptarët kishin kërkesa edhe më të

mëdha. Republika e Kosovës ishte synim parësor dhe shumë legjitim për të realizuar të drejtat e tyre.

Megjithëqë, kjo kërkesë e parashtruar edhe më herët, madje edhe në kanalet zyrtare drejtuar vet Titos,

nga një delegacioni kosovar, nuk gjeti përkrahjen. Në këtë mënyrë thuajse u mbyllën rrugët për

adresimin e kësaj çështje në mënyrë legale.

Udhëheqja politike e Kosovës megjithatë u mundua që ta shfrytëzonte hapsirën e krijuar

duke u përqendruar në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve autonome, në avancimin e arsimit

dhe ekonomisë. Por,kjo nuk mjaftonte sepse Kosova prap se prap mbetej pjesa më e prapambetur në

ish-Jugosllavi. Ekonomia akoma mbeti në nivele të ulëta të zhvillimit dhe po krijohej një hendek në

mes të Kosovës dhe njësive tjera federale.

Kjo kishte nxitur grupet ilegale shqiptare që të ishin edhe më këmbëngulse në kërkesën për

realizimin e plotë të drejtave të shqiptarve duke u angazhuar fillimisht për bashkimin e Kosovës me

Shqipërinë. Në këtë kërkesë më të zëshmit ishin organizata “Lëvizja Revolucionare e Bashkimit të

Shqiptarëve” e udhëhequr nga Adem Demaçi dhe “Fronti i Kuq Popullor“ që drejtohej nga Jusuf

Gërvalla. Në programet e këtyre organizatave qëllim parësor ishte bashkimi me Shqipërinë, duke

përdorur të gjitha mjetet e mundëshme, qoftë duke përdorur edhe kryengritjen e armatosur 328 .

Por, Kushteutata e vitit 1974 kishte lënë të pakënaqur edhe serbët. Madje nacionalist serb si

Dobrica Qosiq e të tjerë, ishin shprehur hapur kundër të drejtave që u garantoheshin Kosovës dhe

shqiptarve me këtë kushtetutë . Kurse qarqe ekstreme nacionaliste të përfaqësuar nga Dragosllav

Markoviç, Millosh Miniq, Petar Stamboliç etj. në vitin 1977 kishin hartuar të ashtuquajturin “Librin e

kaltërt”që shqyrtonet Kushtetutën e vitit 1974, sidomos pjesën që kishte të bëjë me pozitën e

krahinave të Vojvodinës dhe Kosovës. Aty ngritej edhe çështja e rishikimit të Kushtetutës, menjëherë

pas vdekjes së Titos.

Dhe më të vërtet, vdekja e J.B.Titos në vitin 1980 ishte moment që forcat nacionaliste serbe e

shfrytëzuan si shansë për të rishikuar pozitën e tyre dhe për të rritur ndikimin në tërë shtetin. Qarqet

politike e intelektuale serbe filluan të rishfaqnin ambicjet e tyre unitariste. Ato mezi prisni që të ju

krijohej rasti për të marr masa ndaj shqiptarëve 329 . Për të shfaqur hakmarrjen e tyre ndaj procesit të

decentralizimit të Jugosllavisë dhe ndaj vendimeve të Kushtetutës së vitit 1974. Ndoshta pikërisht

duke e kuptuar këtë qëllim të udhëheqësisë serbe të asj kohe, lideri komunist i Kosovës, Mahmut

Bakalli, kishte shfaqur hezitimet e veta për demonstratat e vitit 1981 dhe vite më vonë kishte ngritur

çështjen e mungesës së planit B, nga lëvizja shqiptare e kohës.

Ngjarjet e vitit 1981 ishin shpërthim që edhe mund të ishte pritur, ndoshta jo mu në këtë kohë

dhe në këtë mënyrë, por herët a vonë diçka e ngjashme do të ndodhte. Nëse jo në Kosovë atëherë diku

tjetër në Jugosllavi gjithsesi. Por, Kosova ishte më e predispozuara për një gjë të tillë.

Egërsia me të cilën u trajtuan demonstratat e viti 1981 në Kosovë, sidomos nga ana e Serbisë,

ishin prelud i asaj çka do të ndodhte në këtë krahinë por edhe në mbarë federatën jugosllave në

dekadat në vazhdim.

~ 446 ~

Recenzentë :

Prof.dr Fehmi Rexhepi

Prof. dr. Isa Bicaj

328

Historia e Popullit Shqiptar IV, Tiranë , 2009, fq.384

329

Julie a. Mertus,Kosovo how myths and truths started a war,University of California Press,Berkeley,Los

Angeles,

London,1999 fq.35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!