20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Riorganizimi shtetëror i RSFj-së ishte kërkesë që dëgjohej gjithnjë e më shumë në forume të

ndryshme partiake por edhe në nivelet tjera profesionale. Ndryshimet kushtetuese që filluan të

proklamoheshin në kuadër të projektit “Ndërrimet dhe shtesat kushtetuese” ndodhën në tri faza gjatë

viteve 1967, 1968 dhe 1971.Këto ndryshime u përqendruan në amandementimin e kushtetutës që ishte

në fuqi. Amandamente e miratuara ndryshuan në një mas të konsiderueshme marrëdhëniet midis

nivelit qendror federative dhe njësive të saja. Në këtë kontekst ndryshoi edhe pozita e krahinave

autonome duke zgjeruar të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat e tyre. Kjo ishte një e arritur e

rëndësishme edhe për Kosovën. Por, kjo nuk duhet kuptuar si një dhuratë e gatshme për Kosovën, në

radhë të parë ishte meritë e angazhimeve të popullit shqiptar që u artikulua edhe në kërkesat e saja në

demonstratat e vitit 1968. Kërkesa kryesore e shqiptarëve që u dëgjua në atë kohë ishte “Kosova

Republikë”. Por, udhëheqja komuniste jugosllave nuk ishte e gatshme që të bënte lëshime të tilla.

Megjithatë, Kosova arriti të fitonte disa të drejta shumë të rëndësishme që afirmonin pozitën e saj të

përgjithëshme. Në atë kohë u lejua përdorimi i lirë i flamurit kombëtar shqiptar, u hap Universiteti i

Prishtinës si dhe u përmirsua pozita kushtetuese që i hapi rrugën edhe ndryshimeve tjera që do të

sanksionoheshin në Kushtetutën e Jugosllavisë, të vitit 1974.

Krahas kërkesës për decentralizim në nivelin federative u përcollën edhe kërkesat për

avancimin e çështjeve kombëtare. Këto u potencuan më së shumti në Kosvë dhe në Kroaci. Në njësitë

tjera federale çështja kombëtare ishte rregulluar në një mas të kënaqëshme në forma të ndryshme.

Gjersa në Kosovë u bënë disa lëshime me të cilat shteti mendonte se do t`i qetsonte shqiptarët, në

Kroaci gjërat shkonin më ndryshe. Grupet intelektuale por edhe politikanët e rinjë kroatë e shikonon si

shumë të rrezikshme idenë e jugosllavizmit. Ideja e përdorimit të gjuhës serbo-kroate si një fillesë e

krijimit të një kombi jugosllav ishte shumë shqetsuese për ta. Elita intelektuale kroate këtë gjë e

shikonte si një përpjekje hegjemoniste serbe për ta serbizuar gjuhën kroate. Ajo doli hapur me thirrjet

që i dretonte bashkëkombasve të vet që ta refuzonin gjuhën serbo-kroate dhe alfabetin cirilik dhe të

aplikonin vetëm gjuhën kroate. Por, një kërkese të tillë shumë shpejt i`u përgjegj pala serbe që kërkoi

nga serbët që jetonin në Kroaci të bënin të kundërtën, të përdornin domosdo alfabetin cirilik. Çështja

e gjuhës ishte vetëm njëra nga akuzat dhe kundërakuzat që shpërthyen në atë kohë në mes të serbëve

dhe kroatëve. Fryma kombëtare që po rishfaqej më vrullshëm në këtë kohë në Kroaci u konkretizua

me lëvizjen masive (Masovni pokret) që ndryshe njihet edhe si Pranvera Kroate e vitit 1971. Kësaj

lëvizje ju bashkangjitën edhe udhëheqësit e rinjë komunist kroat Savka Dabçeviç Kuçar dhe Miko

Tripalo, por rolin kryesor e luante organizata “Matica Hrvatska”. Kjo organizatë e intelektualëve

kroatë që ishte themeluar qysh në shekullin XIX ishte riaktivizuar sërisht në vitin 1967. Gjendja po

acarohej shumë dhe shkrimet e ndryshme që plasoheshin në shtypin dhe pamfletet e kohës nxitën

çështje të ndjeshme për diskutim si ajo se kujt i takonte Kroacia dhe Bosna e Hercegovina. Gjërat

shkuan deri aty sa “Matica Hrvatska” u deklarua publikisht se ishte për shkëputjen e Kroacisë nga

Jugosllavia. Me të njëjtën gjuhë u përgjigjën edhe serbët që kërkuan autonomi të një pjese të

territoreve ku jetonin serbët e Kroacisë. Në këtë mënyrë po ringjalleshin ambicjet e vjetra që kishin

ekzistuar më parë. Në këtë situatë ndërhyri Tito duke bërë përpjekje që përmes bisedave me

udhëheqësit kroat ta qetsonte situatën dhe ta zgjidhte problemin. Po, kjo nuk pati sukses. Kërkesa për

shkëputje që u dëgjua në këtë kohë nga kroatët alarmoj jo vetëm udhëheqësinë jugosllav. Vet

udhëheqësi sovjetik, Leonid Brezhnjev, kishte propozuar një ndërhyrje ushtarake për ta zgjidhur këtë

çështje, por Tito e kundërshtoi. Si duket në mendjen e udhëheqësit jugosllav ishte ngulitur thellë frika

e rrezikut që ai e shikonte nga Bashkimi Sovjetik, qysh nga koha e Informbyros por edhe nga

intervenimi ushtarak i BRSS-së në Çekosllovaki, në vitin 1968. Kështu ai vendosi të ndërhyj vet, mori

vendim që ta shtypte lëvizjen nacionaliste kroate duke i shkarkuar edhe udhëheqësit partiak në Kroaci.

Ndër masat tjera që Tito ndërmori në këtë kohë, për të shmangur ambicjet gllabruese serbe e kroate

ndaj Bosnes dhe Hercegovinës, ishte edhe njohja e kombit musliman boshnjak.

Në kuadër të kësaj politike balancuese duhet parë edhe rrjedhojën e ndryshimeve të reja

kushtetuese që rezultuan me hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së re jugosllave, në vitin 1974.

~ 445 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!