Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Mr.sc. Arbër SALIHU: DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË NË KONTEKSTIN E ZHVILLIMEVE TË BRENDSHME TË ISH- JUGOSLLAVISË Demonstratat që shpërthyen në Kosovë, në pranverën e vitit 1981, paraqesin momentin kur gjërat politike në Kosovë dhe në Jugosllavi do të ndryshonin përgjithmonë kahjen e tyre. Këto demonstrata, ku në fillim u përfshinë studentët e Universitetit të Prishtinës e shumë shpejt pastaj do të inkuadroheshin edhe punëtorët dhe masat e gjëra të qytetarëve shqiptarë, patën efekte që u reflektuan në mënyra të ndryshme në mbarë Jugosllavinë. Kështu demonstratat e viti 1981 shënojnë fillimin e një faze të re historike, shumë dramatike. Fazë kjo ku gjërat do të përshkallzonin deri në suprimimin e autonomisë së Kosovës por dhe në fillimin e rrënimit përfundimtar të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Rethanat në të cilat shpërthyen këto demonstrate ishin mjaft komplekse. Për shtetin jugosllav përgjithësisht ishte krijuar përshtypja si e një “parajse” të barazisë nacionale dhe zhvillimit të suksesshëm ekonomik. Këtë e faforizonte pozita e saj ndërkombëtare, amortizuese, në mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe përfitimet që sillte ajo situatë 321 . Një kontribut të rëndësishëm për imazhin e saj pozitiv luajti edhe udhëheqësi i saj karizmatik J.B. Titos, me politikat e tija balancuese. Por, shteti jugosllav, që në pamje të parë dukej shumë stabil e i qetë, në të vërtet ballafaqohej me probleme të ndryshme shumë serioze. Imazhi i tij pozitiv ishte vetëm njëra anë e medaljes. Në qarqet ndërkombëtare kishte shqetësime për të ardhmen e Jugosllavisë. Këto shqetësime kishin filluar të shfaqeshin madje qysh gjatë viteve 70-ta të shekullit XX-të. Pytja që shtrohej ishte se çka do të ndodhte me Jugosllavinë pas vdekjes së Titos 322 . Arsyet për këtë shqetësim ishin problemet që shfaqeshin apo që supozoheshin se do të mund të shfaqeshin nga veprimet nacionaliste, separatiste, dezintegruese, brenda saj por, dhe nga kalkulimet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Fati i ardhmërisë së Jugosllavisë parashikohej shumë i zymët në vlerësimet që i bëheshin asaj në shumë skenar të ndryshëm, të mundshëm. Problemet e shtetit jugosllav kishin filluar të shfaqeshin qysh gjatë viteve `60. Në thelb të tërë kësaj ishin antagonizmat dhe përplasjet në mes dy rrymave që ekzistonin brenda partisë komuniste të Jugosllavisë. Në njërën anë ishte rryma liberale, idhtare e decentralizimit më të madh të sistemit qeverisës dhe ekonomisë jugosllave, kurse në anën tjetër ishte rryma unitariste, simpatizuese e centralizmit. Grupin e parë e përfaqësonin republikat më të zhvilluara siç ishin Sllovenia e Kroacia, që kërkonin ndryshime dhe një pavarësi më të madhe institucional e ekonomike nga qendra. Kurse, grupin tjetër unitarist e përfaqësonte Serbia, që synim kryesor kishte ruajtjen e sistemit centralist të qeverisjes. Megjithatë, sado që kjo dukej si luftë e ideve dhe konceptev qeverisëse, në esencë ishte luftë për dominim brenda federatës. Shumë qartë shihej që Serbia duke e mbrojtur centralizmin mundohej t`i ruante interesat e veta dhe t`i realizonte qëllimet hegjemoniste ndaj njësive tjera federale. Por, kësaj i kundërvihej koncepti slloven e kroat i decentralizimit që shfaqte mospajtimin me ritmet e 321 Enver Hasani, Vetëvendosja, Integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar : Rasti i Jugosllavisë, Prishtinë, 2010,fq.154 322 Yugoslavia: An Intelligence Appraisal (In Response to NSSM 129), 27 July 1971,shiko: http://www.dni.gov/68C316DC-38CE-4608-B7AC-ECBC13779302/ FinalDownload/DownloadId- F1BC22180243B622FA138735FAB8DFB0/68C316DC-38CE-4608-B7AC-ECBC13779302/nic/ PDF_GIF_declass_support/yugoslavia/Pub24_An_Intel_Appraisal_27-Jul-1971.pdf ; Fejton:Dosja sekrete e CIA-së për Kosovën, “Koha Ditore”Prishtinë 15.01.2005, fq 6; 21.01.2005 fq.6; 27.01.2005 fq.6 ~ 443 ~

KUMTESA deriatëhershme të zhvillimit dhe mënyrën parazitare të qeverisjes së shtetit 323 . Duke mbrojtur decentralizimin ato mbronin interest e veta dhe i shmangeshin ndikimit serb. Në këtë mes nuk duhet përjashtuar edhe luftën për pushtet që realizohej brenda udhëheqësisë partiake e shtetëror jugosllave 324 . Krahu politik brenda Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë që përfaqësonte idenë e ndryshimeve përkrahej nga Tito dhe një grup i bashkëpunëtorëve të tij si Eduard Kardeli, që konsiderohej edhe kreatori i sistemit të vetëqeverisjes jugosllave. Ky grup arriti që të imponoj mendimet e veta. Sistemi i vetëqeverisjes, që u sanksionuar me ligjet federative, bazohej në bartjen e pushtetit tek”baza” domethënë tek fabrikat apo organizatat themelore të punës së bashkuar dhe komunat. Kjo siguronte një formë më të lirë të qeverisjes dhe konkurrencës, në sferën e ekonomisë 325 . Njëkohësisht me këtë, shumë kompetenca barteshin tek republikat dhe krahinat federative duke fuqizuar rolin e tyre. Por, kjo alarmoi grupin tjetër që përfaqësohej nga Aleksandër Rankoviçi, komunisti serb, bashkëpunëtor i vjetër i Titos që në atë kohë mbante poste të rëndësishme si atë të sekretarit të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ministrit të punëve të brendshme por dhe atë të nënkryetarit të RSFJ-së. Ai dhe politikanët që kryesisht vinin nga dega e Lidhjesë Komuniste të Serbisë, të përkrahur dhe nga qarqet akademike e të tjera serbe, shfaqën hapur reagimet e tyre ndaj këtyre ndryshimeve. Qëndrimi refuzues i Rankoviçit dhe përkrahësve të tij i la të kuptonte Titos se ai nuk mund ta kontrollonte më krahun ekstremist serb brenda partisë. Për ta shmangur rrezikun që i kërcnohej pozitës së tij dhe balancit në mes të njësive federative, si kusht i domosdoshëm i funksionimit të shtetit, ai vendosi të ndërmarrë masa të shpejta ndaj këtij grupi. Në Plenumin e IV të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, që u mbajt në korrik të vitit 1966, në Ishujt e Brioneve, Aleksandër Rankoviçi dhe bashkëpunëtorët e tij u akuzuan për keqpërdorim të pozitës së tyre. Ata fajsoheshin dhe konsideroheshin përgjegjës për atë se kishin tentuar të fusnin nën kontroll dhe përgjim njerëzit e thjeshtë por edhe nivelet më të larta udhëheqëse politike, duke përfshirë edhe vet J.B. Titon. Si rrjedhojë ish udhëheqësi i UDB-së famkeqe u detyrua të jepte dorëheqje dhe të largohej nga të gjitha funksionet e tija partiake e shtetërore. Largimi i Aleksandër Rankoviçit dhe i forcave ekstremiste serbe ishte një lajm i mirë për popullsinë shqiptare të Jugosllavisë dhe për të gjithë ata që ishin shtypur dhe maltretuar pamëshirshëm nga sigurim i fshehtë shtetëror, UDB-ja. Por, në anën tjetër kjo kishte acaruar në maksimum forcat ekstremiste serbe tek të cilat po grumbullohej një inat revanshist që nuk guxonte të shfaqej hapur, por jepte sinjale se priste rastin e vet për hakmarrje. Dobrica Qosiq, një nga eksponentët e nacionalizmit ekstrem serb i shkruante Titos në atë kohë “mos e ngucni Rankoviçin,ose kjo do të kuptohet si goditje mbi tërë Serbinë” 326 Megjithatë përpjekjet për decentralizim vazhduan edhe më tutje. Një fazë e re që njihej si decentralizimi i natyrës burokratike filloi pas vitit 1966 327 . Kjo në radhë të parë lidhej me ekonominë por, gjithsesi se prekte edhe sferën e politikës. Duke u përpjekur që në këtë fushatë të përfshinin sa më shumë kundërshtar të frymës centraliste vet Tito kishte interes që në këtë kohë të përkrahte avancimin e të drejtave të popullsisë shqiptare në Kosovë. Në këtë mënyrë mund të zgjeronte rrethin e përkrahësve të tij në luftën për mbajtjen e balanceve politike. Në rrethanat e krijuara përfituan edhe udhëheqësit politik kosovar që shfrytëzuan rastin të denonconin padrejtësitë dhe keqtrajtimet e ndryshme që u ishin bërë shqiptarëve gjatë dekadave të kaluara. Ata kërkonin edhe avancimin kushtetues të të drejtave të popullit shqiptar por edhe të statusit të Krahinës së Kosovës. 323 Enver Hasani, Vetëvendosja … vep. e. cit. fq.146 324 Mehmet Kraja, Identiteti kosovar, Prishtinë, 2011, fq.141 325 Ana Lalaj, Kosova rrugë e gjatë drejt vetëvendosjes (1948-1981), Tiranë,2000, fq.136-137 326 Kovanje Antijugoslovenske zavere, Knjiga 1, (Uredila I priredila:Sonja Biserko),Beograd 2006, fq,85 327 Enver Hasani, Vetëvendosja, Integriteti…vep. e cit. fq.146 ~ 444 ~

KUMTESA

deriatëhershme të zhvillimit dhe mënyrën parazitare të qeverisjes së shtetit 323 . Duke mbrojtur

decentralizimin ato mbronin interest e veta dhe i shmangeshin ndikimit serb. Në këtë mes nuk duhet

përjashtuar edhe luftën për pushtet që realizohej brenda udhëheqësisë partiake e shtetëror

jugosllave 324 .

Krahu politik brenda Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë që përfaqësonte idenë e ndryshimeve

përkrahej nga Tito dhe një grup i bashkëpunëtorëve të tij si Eduard Kardeli, që konsiderohej edhe

kreatori i sistemit të vetëqeverisjes jugosllave. Ky grup arriti që të imponoj mendimet e veta. Sistemi i

vetëqeverisjes, që u sanksionuar me ligjet federative, bazohej në bartjen e pushtetit tek”baza”

domethënë tek fabrikat apo organizatat themelore të punës së bashkuar dhe komunat. Kjo siguronte

një formë më të lirë të qeverisjes dhe konkurrencës, në sferën e ekonomisë 325 . Njëkohësisht me këtë,

shumë kompetenca barteshin tek republikat dhe krahinat federative duke fuqizuar rolin e tyre.

Por, kjo alarmoi grupin tjetër që përfaqësohej nga Aleksandër Rankoviçi, komunisti serb,

bashkëpunëtor i vjetër i Titos që në atë kohë mbante poste të rëndësishme si atë të sekretarit të

Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ministrit të punëve të brendshme por

dhe atë të nënkryetarit të RSFJ-së. Ai dhe politikanët që kryesisht vinin nga dega e Lidhjesë

Komuniste të Serbisë, të përkrahur dhe nga qarqet akademike e të tjera serbe, shfaqën hapur reagimet

e tyre ndaj këtyre ndryshimeve. Qëndrimi refuzues i Rankoviçit dhe përkrahësve të tij i la të kuptonte

Titos se ai nuk mund ta kontrollonte më krahun ekstremist serb brenda partisë. Për ta shmangur

rrezikun që i kërcnohej pozitës së tij dhe balancit në mes të njësive federative, si kusht i domosdoshëm

i funksionimit të shtetit, ai vendosi të ndërmarrë masa të shpejta ndaj këtij grupi.

Në Plenumin e IV të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, që u

mbajt në korrik të vitit 1966, në Ishujt e Brioneve, Aleksandër Rankoviçi dhe bashkëpunëtorët e tij u

akuzuan për keqpërdorim të pozitës së tyre. Ata fajsoheshin dhe konsideroheshin përgjegjës për atë se

kishin tentuar të fusnin nën kontroll dhe përgjim njerëzit e thjeshtë por edhe nivelet më të larta

udhëheqëse politike, duke përfshirë edhe vet J.B. Titon. Si rrjedhojë ish udhëheqësi i UDB-së

famkeqe u detyrua të jepte dorëheqje dhe të largohej nga të gjitha funksionet e tija partiake e

shtetërore.

Largimi i Aleksandër Rankoviçit dhe i forcave ekstremiste serbe ishte një lajm i mirë për

popullsinë shqiptare të Jugosllavisë dhe për të gjithë ata që ishin shtypur dhe maltretuar pamëshirshëm

nga sigurim i fshehtë shtetëror, UDB-ja. Por, në anën tjetër kjo kishte acaruar në maksimum forcat

ekstremiste serbe tek të cilat po grumbullohej një inat revanshist që nuk guxonte të shfaqej hapur, por

jepte sinjale se priste rastin e vet për hakmarrje. Dobrica Qosiq, një nga eksponentët e nacionalizmit

ekstrem serb i shkruante Titos në atë kohë “mos e ngucni Rankoviçin,ose kjo do të kuptohet si goditje

mbi tërë Serbinë” 326

Megjithatë përpjekjet për decentralizim vazhduan edhe më tutje. Një fazë e re që njihej si

decentralizimi i natyrës burokratike filloi pas vitit 1966 327 . Kjo në radhë të parë lidhej me ekonominë

por, gjithsesi se prekte edhe sferën e politikës. Duke u përpjekur që në këtë fushatë të përfshinin sa më

shumë kundërshtar të frymës centraliste vet Tito kishte interes që në këtë kohë të përkrahte avancimin

e të drejtave të popullsisë shqiptare në Kosovë. Në këtë mënyrë mund të zgjeronte rrethin e

përkrahësve të tij në luftën për mbajtjen e balanceve politike.

Në rrethanat e krijuara përfituan edhe udhëheqësit politik kosovar që shfrytëzuan rastin të

denonconin padrejtësitë dhe keqtrajtimet e ndryshme që u ishin bërë shqiptarëve gjatë dekadave të

kaluara. Ata kërkonin edhe avancimin kushtetues të të drejtave të popullit shqiptar por edhe të statusit

të Krahinës së Kosovës.

323 Enver Hasani, Vetëvendosja … vep. e. cit. fq.146

324 Mehmet Kraja, Identiteti kosovar, Prishtinë, 2011, fq.141

325 Ana Lalaj, Kosova rrugë e gjatë drejt vetëvendosjes (1948-1981), Tiranë,2000, fq.136-137

326 Kovanje Antijugoslovenske zavere, Knjiga 1, (Uredila I priredila:Sonja Biserko),Beograd 2006, fq,85

327 Enver Hasani, Vetëvendosja, Integriteti…vep. e cit. fq.146

~ 444 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!