20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr.sc. Arbër SALIHU: DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË NË KONTEKSTIN E

ZHVILLIMEVE TË BRENDSHME TË ISH- JUGOSLLAVISË

Demonstratat që shpërthyen në Kosovë, në pranverën e vitit 1981, paraqesin momentin kur

gjërat politike në Kosovë dhe në Jugosllavi do të ndryshonin përgjithmonë kahjen e tyre. Këto

demonstrata, ku në fillim u përfshinë studentët e Universitetit të Prishtinës e shumë shpejt pastaj do të

inkuadroheshin edhe punëtorët dhe masat e gjëra të qytetarëve shqiptarë, patën efekte që u reflektuan

në mënyra të ndryshme në mbarë Jugosllavinë. Kështu demonstratat e viti 1981 shënojnë fillimin e një

faze të re historike, shumë dramatike. Fazë kjo ku gjërat do të përshkallzonin deri në suprimimin e

autonomisë së Kosovës por dhe në fillimin e rrënimit përfundimtar të Republikës Socialiste Federative

të Jugosllavisë.

Rethanat në të cilat shpërthyen këto demonstrate ishin mjaft komplekse. Për shtetin jugosllav

përgjithësisht ishte krijuar përshtypja si e një “parajse” të barazisë nacionale dhe zhvillimit të

suksesshëm ekonomik. Këtë e faforizonte pozita e saj ndërkombëtare, amortizuese, në mes Lindjes

dhe Perëndimit, dhe përfitimet që sillte ajo situatë 321 . Një kontribut të rëndësishëm për imazhin e saj

pozitiv luajti edhe udhëheqësi i saj karizmatik J.B. Titos, me politikat e tija balancuese. Por, shteti

jugosllav, që në pamje të parë dukej shumë stabil e i qetë, në të vërtet ballafaqohej me probleme të

ndryshme shumë serioze. Imazhi i tij pozitiv ishte vetëm njëra anë e medaljes. Në qarqet

ndërkombëtare kishte shqetësime për të ardhmen e Jugosllavisë. Këto shqetësime kishin filluar të

shfaqeshin madje qysh gjatë viteve 70-ta të shekullit XX-të. Pytja që shtrohej ishte se çka do të

ndodhte me Jugosllavinë pas vdekjes së Titos 322 . Arsyet për këtë shqetësim ishin problemet që

shfaqeshin apo që supozoheshin se do të mund të shfaqeshin nga veprimet nacionaliste, separatiste,

dezintegruese, brenda saj por, dhe nga kalkulimet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Fati i ardhmërisë

së Jugosllavisë parashikohej shumë i zymët në vlerësimet që i bëheshin asaj në shumë skenar të

ndryshëm, të mundshëm.

Problemet e shtetit jugosllav kishin filluar të shfaqeshin qysh gjatë viteve `60. Në thelb të

tërë kësaj ishin antagonizmat dhe përplasjet në mes dy rrymave që ekzistonin brenda partisë

komuniste të Jugosllavisë. Në njërën anë ishte rryma liberale, idhtare e decentralizimit më të madh të

sistemit qeverisës dhe ekonomisë jugosllave, kurse në anën tjetër ishte rryma unitariste, simpatizuese

e centralizmit. Grupin e parë e përfaqësonin republikat më të zhvilluara siç ishin Sllovenia e Kroacia,

që kërkonin ndryshime dhe një pavarësi më të madhe institucional e ekonomike nga qendra. Kurse,

grupin tjetër unitarist e përfaqësonte Serbia, që synim kryesor kishte ruajtjen e sistemit centralist të

qeverisjes. Megjithatë, sado që kjo dukej si luftë e ideve dhe konceptev qeverisëse, në esencë ishte

luftë për dominim brenda federatës. Shumë qartë shihej që Serbia duke e mbrojtur centralizmin

mundohej t`i ruante interesat e veta dhe t`i realizonte qëllimet hegjemoniste ndaj njësive tjera federale.

Por, kësaj i kundërvihej koncepti slloven e kroat i decentralizimit që shfaqte mospajtimin me ritmet e

321

Enver Hasani, Vetëvendosja, Integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar : Rasti i Jugosllavisë, Prishtinë,

2010,fq.154

322

Yugoslavia: An Intelligence Appraisal (In Response to NSSM 129), 27 July 1971,shiko:

http://www.dni.gov/68C316DC-38CE-4608-B7AC-ECBC13779302/ FinalDownload/DownloadId-

F1BC22180243B622FA138735FAB8DFB0/68C316DC-38CE-4608-B7AC-ECBC13779302/nic/

PDF_GIF_declass_support/yugoslavia/Pub24_An_Intel_Appraisal_27-Jul-1971.pdf ; Fejton:Dosja sekrete e

CIA-së për Kosovën, “Koha Ditore”Prishtinë 15.01.2005, fq 6; 21.01.2005 fq.6; 27.01.2005 fq.6

~ 443 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!