20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Vllahët,banorë e lashtë të “Maqedonisë”,ishin në marrëdhënie miqësore me serbët dhe bullgarët,dhe

në armiqësi me grekët.Deri në këtë kohë,thoshte Qiriazi,ata kishin besuar se vetëm me veprimtari

kulturore,duke hapur shkolla dhe kisha kombëtare,do të siguronin të drejtat e tyre.Porse ishin

zhgënjyer shumë,andaj edhe ata kishin filluar të krijonin çeta të armatosura ,si një nga metodat më të

preferuara të diplomacisë Evropiane,për t’i shfrytëzuar si mjet presioni ndaj “Portës së Lartë”.

Shpresat e tyre i kishin në Rumaninë,e cila edhe nuk mundte por edhe nuk dëshironte të prishte

marrëdhëniet me Stambollin.Në kushte të tilla të pavolitshme për ta,udhëheqësit vllahë shpresonin në

ndihmën Italiane,e cila po t’i mbështeste ,ky komb edhe mund të ishte shpëtuar nga asimilimi. 318

Shqiptarët,së paku deri më 1905,nuk kishin një lëvizje të organizuar ushtarake,jo pse nuk kishin

atdhedashuri,por shpjegonte Qiriazi,ata nuk kishin mbështetjen që gëzonin popujt e tjerë të

“Maqedonisë”në shtetet e tyre amë si : Bullgari,Serbi dhe Greqi,por edhe në fuqitë politike të

kohës.Natyrisht,vazhdonte rilindasi ynë,të gjitha këto kombe nuk do të kishin arritur asgjë ,po të mos

kishin përkrahjen e fuqishme të ndonjë shteti të fuqishëm,dhe shtrrohet pyetja:Pasi shqiptarët kishin

mbetur pa mbështetje,a është e drejtë që të humbin vendin dhe gjuhën e tyre?A nuk është e drejtë që

edhe ata si të gjithë popujt e botës të kërkojnë liri,dhe mundësi të barabarta për të zhvilluar kulturën

dhe qytetërimin me elemente karakteristike shqiptare.

Për më tepër nuk ishin vetëm grekët,bullgarët dhe serbët që mendojnë dhe punojnë për vendin e

tyre,ndërsa shqiptarët të vdisnin për interesa të huaja,jo më.Edhe ata pas kalimit të pengesave

fillestare,kanë filluar të vetëdijesohen,se kjo tokë u takon atyre,dhe sa ata kanë të drejtë që për të edhe

të sakrifikohen.Ata tani më e kishin të qartë se nga Turqia nuk do të kishin asnjë ndihmë,edhe pse ata

kishin derdhur gjakun e tyre për Perandorinë.Për më keq ,qeveria në Stamboll,u lejonte të gjitha

kombeve të cilat edhe pse punonin për fundin e saj ,edukimin në gjuhën e tyre kombëtare,me

përjashtim të shqiptarëve. 319

Ishte kjo një politikë thellësisht e gabuar dhe me pasoja si për shqiptarët ashtu edhe për vetë

qeveritarët osmanë,të cilët po të kishin vepruar në drejtim të emancipimit dhe zhvillimit të viseve

shqiptare,ajo do të kishte vazhduar të kishte mbështetjen e tyre.Mjerisht,në fillim të shekullit XX ishte

shumë evidente edhe për shqiptarët se reformat në “Maqedoni”nuk ishin rezultative,andaj shpëtimi

edhe i tyre ishte në luftën e armatosur.

Nga i gjithë ky raport i Gjergj Qiriazit ne mund të nxjerrim tri përfundime të rëndësishme.E para nga

kjo është rëndësia që kishte informimi i opnionit të huaj publikë nga vetë shqiptarët,pra jo nga burimet

serbe,bullgare e greke,të cilat si palë e interesuar për të trashëguar Perandorinë Osmane,pretendonin

hapësira të banuara me shumicë nga shqiptarët.Rrjedhimisht për të ligjësuar këto kërkesa të tyre,ata

dezinformonin opinionin ndërkombëtarë me gjysmë të vërteta dhe faktografi historike të bazuara në

mitologji dhe të dhëna statistikore të rrejshme.E dyta që rrjedhë nga ky raport është edhe njohuria se

qarqet vendimmarrëse Evropiane në përcaktimin e fatit të metejshëm të kësaj pjese të Ballkanit,si pikë

orientuese nuk kishin përbërjen etnike të këtyre vendbanimeve,por fatkeqësisht elementin

historik.Kështu provinca që ata quanin “Maqedoni”përfshinte vendbanime me shqiptarë,bullgarë dhe

grekë,gjë do të thoshte se ajo hapësirë gjeografike do t’i takonte atij që do të dëshmonte më mirë dhe

më bindshëm lidhshmërinë e saj historike me shtetet mesjetare serbe,bullgare ose lidhshmërinë e

Aleksandrit të Madh me kulturën helene.Pra,nga ky botëkuptim i gabuar i historisë,popujt shtetet e të

cilëve në lashtësi nuk ishin shtrirë edhe në këto hapësira,dënoheshin duke u lënë që ata të

përfshiheshin në kufijtë e shteteve me të cilët nuk kishin përkatësi të njejtë etnike e religjioze.Një fat i

tillë do t’i priste në provincën “Maqedone”,shqiptarët dhe vllahët,të cilët edhe pse në numër të madh

jetonin aty,më vonë duke marrë elementin religjioz ortodoksë do t’i nënshtrroheshin

bullgarizimit,serbizimit dhe greqizimit.Përfundimi i tretë i këtij raporti qe edhe kuptimi se edhe

atëherë,pra në kohën kur të gjithë thirreshin në qytetërimin përparimtarë Evropian,në realitet e vërteta

dhe e drejta nuk ishte në anën e të shtypurit dhe të robëruarit,por në anën e atij që arrinte në opnionin

publik të krijonte figurën e viktimës,pra ashtu siç bënin shtetet ballkanike,dhe që njëkohësisht kishte

318 AIH,A-39,fl.1

319 Po aty,fl.2

~ 440 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!