20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr.sc. Memli KRASNIQI: RAPORTI POLITIK I GJERGJ QIRIAZIT MBI VILAJETIN E

MANASTIRIT

Përmbajtja e shkurtër:Autori i këtij raporti politik,Gjergj Qiriazi,pos veprimtarisë së tij të njohur në

fushën e arsimit kombëtar shqiptar si dhe në luftën e tij për futjen e gjuhës shqipe në institucionet

fetare,është dalluar edhe për një aktivitet të shtuar politik,në përpjekje për të informuar qarqet

ndërkombëtare nga shqiptarët dhe për shqiptarët.Në këtë frymë është edhe ky raport i tij,në të cilën ai

do të paraqiste situatën e vërtetë etnike,kulturore dhe politike të Vilajetitit të Manastirit ose si quhej

ndryshe provinca e “Maqedonisë”.

Fjalët kyqe: Gjergj Qiriazi, Shoqëria Biblike Britanike,Vilajeti i Manastirit,Cecil Harris Noel Buxton,

Maqedone, Perandorisë Osmane,Serbia,Vllahët etj.

Gjergj Qiriazi,i cili që nga vdekja e Gjerasimit(1894) ishte përfaqësues i Shoqërisë Biblike

Britanike dhe Amerikane në Vilajetin e Manastirit,pos veprimtarisë fetare dhe kombëtare,një kontribut

të madh ka dhënë edhe në informimin e opinionit të huaj protestant me rrethanat dhe kushtet e vërteta,

nën të cilat jetonin popujt e robëruar në Vilajetin e Manastirit.Kështu në një vizitë të tillë informative,

ishin edhe anglezët Cecil Harris dhe Noel Buxton,të cilët në vitin 1899 qëndruan dy ditë në

Manastir,ku biseduan me konsullin e Serbisë,Greqisë dhe me agjentin e Bullgarisë.Ata po ashtu u

takuan edhe me Valiun,me të cilin diskutuan çështjen e dëbimit nga Dibra të Cilkos,shitësit të

biblave,me ç’rast valiu shprehi keqardhje ,duke deklaruar se në të ardhmën raste të tilla nuk do të

përsëriten.Porse ,natyrisht më detajisht mbi të gjitha ngjarjet në këtë vilajet, ata u informuan nga

Gjergj Qiriazit. 317

Në letrën e titulluar”Some news of Monastiry Vilayet”,Qiriazi jep një përshkrim të detajizuar të

raporteve etnike në provincën “ Maqedone” të Perandorisë Osmane.Bullgarët,thoshte ai,ishin shumë

mirë të organizuar,duke zgjedhur me zgjuarsi njerëz të aftë dhe mirë të organizuar në të gjitha qytetet

bullgare,njëkohësisht mblidhnin edhe të holla,të nevojshme për arritjen e objektivave të tyre

kombëtare.Në të njëjtën mënyrë vepronin edhe në Vilajetin e Manastirit.

Mirë të organizuar ishin edhe grekët,të cilët po kështu kishin aspirata në provincën “Maqedone” të

Perandorisë Osmane,ndaj edhe kishin mbledhur fonde financiare në Greqi dhe jashtë saj.Bile,thoshte

Qiriazi,grekët kishin mundur të kthejnë një numër të madh fshatrash Ekzahriste në gjirin e

Patriarkanës së Stambollit.Në arritjen e këtij qëllimi,ndihmesë të madhe kishte dhënë edhe qeveria

osmane,e cila në veprimtarinë e bullgarëve shihte një rrezik potencial për integritetin e saj

territorial.Ngase,nuk duhet harruar se Sulltani ishte mbrojtës i besimtarëve ortodoksë,pushtet të cilën e

ushtronte me ndërmjetësim të Patrikanës së Stambollit,kurse ekzarhistët kishin mbështetjen e Rusisë

Cariste.

Serbët,si palë po ashtu e interesuar në këtë vilajet,kishin përforcuar aktivitetin e tyre dhe ndonëse

ishin në konflikt të përhershëm me bullgarët,kishin ndërruar strategji duke u afruar me ta,bashkim ky,

që kishte rrezikuar seriozisht interesat e qeverisë së Stambollit.

317 AIH,Vj-7-2-246 (HHStA,PA,A,No.69)

~ 439 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!