20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Gjatë diskutimeve Nako Spiru dhe Sejfulla Malëshova nuk u bashkuan me idenë e Koçi Xoxes se,

vija sektare e PKSH godiste fshatarët dhe punëtorët. Kjo sepse Koçi Xoxe kishte deklaruar se rradhët

e PKSH ishin mbushur me intelektualë, bejlerë e mikroborgjezë. Nako Spiru si një njeri intelektual

gjithëpërfshirës e kundërshtoi një mendim të tillë.

Pandi Kristo vlerësoi në këtë plenum figurën dhe punën e Nako Spirut në krye të Rinisë

Antifashiste e në Parti. Sipas tij puna e Nakos ishte për tu lavdëruar në hartimin e rezolucioneve të

mbledhjeve të ndryshme; se ai kishte ndikuar mjaft në edukimin dhe rritjen e nivelit të rinisë e

kuadrove dhe ishte kurajoz dhe i guximshëm, duke i thënë hapur dhe kujtdo kritikat. Pandi Kristo e

shikonte Nakon si një potencial i mundshëm për drejtimin e partisë. Si rrjedhojë, sipas tij, kjo mund të

kishte frikësuar shokët e udhëheqjes, se mos Nako mund t’u zinte vendin. Ai cilesonte se, Nako nuk

ka qenë i preferuar i jugosllavëve dhe si rrjedhojë nuk pa pasur mbështetjen e duhur. 309

Alqi Kondi e mbështeti Nakon, kur u diskutua për rininë. Ai theksonte se, Nako ishte kujdesur për

ngritjen e rinisë në lufte duke treguar kështu një interesim për kuadrot, si rrjedhojë, sipas tij, puna e

Nakos kishte dhënë mjaft rezultate. 310

Sipas Kico Ngjelës, nga Kongresi i Rinisë deri në ato momente kishte patur mjaft suksese.

Organizata e Rinisë përfshinte afro 10 mijë anëtarë dhe nga organizata e Rinisë Antifashiste kishin

dalë kuadro me vlerë. 311

Nako Spirun e kritikuan disa diskutante, për një punë të veçuar të organizatës së Rinisë

Antifashiste, që kishte tendenca të mënjanohej nga partia. Sejfulla Malëshova e shpjegonte këtë me

faktin, që e tille ishte krijuar klima në parti, se gabimi nuk duhej kërkuar në udhëheqjen e rinisë por

tek vetë prirja sektare e partisë. Sipas Sejfullait, kur s’kishte unitet në Byro, s’ka se si të kishte unitet

në parti. 312

Duke analizuar këto materiale shprehim mendimin se këto kritika ndaj Nakos lidhen me disa tendenca

të udhëheqjes se PKSH: -Kuadrot me prirje konservatore, nuk kuptonin nevojat e egzigjencat e rinisë,

donin ta kishin atë nën disiplinën e kontrollin e rreptë të partisë. Kurse Nako, kërkonte që organizata

e rinisë të mos kishte një vartësi të rreptë buroktatike nga forumet e organizatat e partisë, që të

merreshin parasysh veçantitë dhe kërkesat e moshave të reja. Për organizimin dhe mobilizimin e rinisë

të zhvilloheshin jo vetëm mbledhje por dhe aktivitete sportive, grupe teatrale, rrethe letrare, etj. - Nën

udhëheqjen e Nakos rinia ishte mjaft aktive, e kjo ngjallte një farë xhelozie për figurën e tij

shumëdimensionale. 313

Edhe Enver Hoxha gjatë diskutimeve shprehu mendimin e tij mbi Nako Spirun, mendim të cilin e

kishte krijuar dhe nga bisedimet e mëparshme me Miladinin. Sipas tij, Nako ishte i zgjuar, por se

donte të punonte indipendent, të dilte vetë e të tjerët ti linte në hije. 314 Kuptohet që dhe Enver Hoxha,

duke mbështetur mendimet e Miladin Popoviçit, nuk do shprehej mirë për Nakon.

Plenumi miratoi diskutimet dhe tezat për gabimet e PKSH, por këto materiale Enver Hoxha i

mbylli në kasafortë, ato nuk u punuan as në aktivet e partisë e as në organizatat bazë duke i vënë një

njollë të zezë. 315

Në fund të kësaj analize do të dëshiroja të citoja një portretizim, që Nako Spiru i ka bërë Enver

Hoxhës. Ky dokument serviret si një pjesë e letrës që Nako Spiru i dërgonte udheheqjes së PKJ në

nëntor ose dhjetor 1944. Por Liri Belishova, shfaq mendimin që kjo nuk është letër që Nako ia

dërgonte Titos, pasi një intelektual si Nako Spiru nuk mund t’i shkruante një partie tjetër në një fletë

blloku dhe me korigjime. Ajo duhet të jetë një fletë e shkëputur nga ditari që ai mbante dhe u mor nga

organet e sigurimit bashkë me dokumenta të tjera, natën e vdekjes së tij tragjike.

309

N. Plasari, L. Malltezi, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, vepër e cituar, f.100

310

Po aty, f.110

311

Po aty, f.76

312

Po aty, f.76

313

Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011

314

N. Plasari, L. Malltezi, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, vepër e cituar, f.159

315

Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011

~ 437 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!