20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

PKSH, e ti kritikonte rreptë ato. Sipas Liri Belishovës kritikat dhe synimet e Nako Spirut dhe Sejfulla

Maleshovës ishin të drejta dhe jo në të njejtat shina, apo me të njejtat synime me ato të jugosllavëve e

të Koçi Xoxes, kështu që nuk mund të akuzohen si bashkëpunetorë të tyre. “Këtë, e vërtetoi historia”.

301

Ai i takon asaj pjese të elitës së re politike që nuk nguroi t’i shprehte pikpamjet edhe kur ato binin

ndesh me të tjerët, veçanërisht me pikpamjet e emisarëve jugosllavë, që qëndronin pranë PKSH.

Kështu, Nako i shkruajti Miladin Popoviçit se “përpiqej t’i tërhiqte të gjithë nga hunda”. Për këtë ai u

etiketua si njeri që “vuante nga sëmundja e pakënaqësisë”, kurse Miladini u detyrua të pohojë se duhej

pasur kujdes prej tij “se pastaj del me fakte në dorë”. 302

Nako Spiru theksoi se Komiteti Qëndror u zgjodh nga Miladin Popoviçi, i cili synonte ta

komandonte vetë atë, se KQ nuk kishte funksionuar si duhej dhe kjo frymëzohej nga Miladini, i

mbështetur nga Enver Hoxha. Sipas Nakos ishte një vijë në PKSH e drejtuar nga ky i fundit, që të mos

bëheshin mbledhje e të mos sheshoheshin problemet. Në diskutimet e veta Nako ngarkonte me

përgjegjësi Miladinin, që “mund të ndërronte edhe dy Komitete Qëndrore në ditë po të qe nevoja” 303

Nako Spiru u dallua si një nga elementët më aktivë që kërkuan të përpunojnë në forume dhe jo në

kulisa vijën e partisë, larg sektarizmit e terrorizmit. Ai shtroi nevojën e një udhëheqje kolegjiale në

parti dhe për forcimin e rolit aktiv të çdo anëtari e forumi, nevojën e përpunimit të një politike më

realiste, duke llogaritur të gjithë aleatët e mundshëm për çlirim. 304

Nga diskutimet u vlerësua se PKSH ishte udhëhequr nga Miladini, me krah të djathtë Enverin. Sejfulla

Malëshova e karakterizoi Enver Hoxhën si shëmbëlltyrën e të gjitha gabimeve gjatë luftës, si tipin që

krijoi klika. 305

Nga ana tjetër rezulton se Miladini e ka vlerësuar Nakon si një njeri tepër të zgjuar dhe shumë

frytdhënës, por më pas kishte ndërruar mendje kur kishte vërejtur prirjet e Nakos, të cilat binin ndesh

me politikën e tij.

Këtë fakt e evidenton dhe historiania ruse Nina Smirnova. Sipas saj Nako Spiru ishte njeri i punës dhe

i pregatitur ideo-politikisht, por e pengonte mbështetja jugosllave. 306

Më tej Nako Spiru analizonte punën dhe dobësitë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar pas daljes

së Ballit Kombetar, duke u ndalur në gabimet që kishte bërë PKSH në qëndrimin ndaj tij. Puna e

dobët e saj çoi në bashkimin me BK të shumë elementëve, që nuk ishin të ndërgjegjshëm për rrugën

që duhej të ndiqnin. Ai tërhiqte vëmendjen lidhur me shprehjen “bolshevizmi i partisë”, kur sipas tij

përpara qëndronte detyra e çlirimit. Në Panarit thuhej se partia po bëhej bolshevike, për këte duhej

bërë autokritikë. Nako goditi parullen “O me ne, o kundër nesh”; keshtu “futej përçarja në popull”. Në

këto kushte partia në vend që ta bashkonte popullin, e përçante atë.

Nako Spiru nuk ishte dakort me vrasjet e kundërshtarëve, duke dënuar rënde vrasjet politike.

Dyshonte për vrasjen e Zaho Kokës dhe kundërshtoi atentatin ndaj Bari Omarit. Ai akuzoi se, këto

akte ishin kryer nën ndikimin e jugosllavëve, duke iu referuar drejtpërdrejt Enver Hoxhës si fajtor për

vrasjen e Mustafa Gjinishit. 307

Gjithashtu Nako nuk ishte për popullarizimin e emrave të veçantë si p.sh. të Enver Hoxhës, por për

popullarizimin e LANÇ. “Deri dje as që kish dale ndonje emer. Sot edhe në një listë gjellësh do të

gjesh emrin e Enverit. Në një gazetë është shkruar se faktori kryesor në luftë është Enveri; gje që

s’thuhet as per Marksin e Leninin” – do të shprehej ai në diskutim. 308

301

Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011

302

Lefter Nasi, Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut në vitet 1943-1947, Studime Historike, Tiranë:

1998, Nr. 1,2, f.205

303

Ndreçi Plasari, Luan Malltezi, Politika antikombetare e Enver Hoxhës, Tiranë: Eurorilindja, f.70

304

L. Nasi, “Aspekte nga jeta dhe veprimtaria e Nako Spirut në vitet 1943-1947”, vepër e cituar f.206

305

N. Plasari, L. Malltezi, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, vepër e cituar, f.76

306

Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë shek.XX, Tiranë: Ideart, 2004, f.317

307

Uran Butka, Lufta civile në Shqipëri 1943-1944, Tiranë: Drier, 2006, f.128,131,137

308

U. Butka, Lufta civile në Shqipëri 1943-1944, vepër e cituar, f.123

~ 436 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!