20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

MSc. Ilir SALLATA: NAKO SPIRU NË PLENUMIN II TË BERATIT 23-27 NËNTOR 1944

Ndërhyrja e Partisë Komuniste Jugosllave në Shqipëri kishte filluar që me themelimin e Partisë

Komuniste Shqiptare, nga dy të deleguarit Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Ata kishin vepruar

jo si këshilltarë por si drejtues të partisë dhe kishin zgjedhur për të mbajtur pranë Enver Hoxhën, që iu

ishte nënshtruar plotësisht.

Velimir Stojniç u dërgua nga udhëheqja e PKJ kur po afronte çlirimi i Shqipërisë dhe i gjithë

Ballkanit, me detyrën që të siguronin vazhdimësinë e kësaj hegjemonie në kushtet e reja. Tashmë

marrëdhëniet do të ishin jo vetëm partiake ilegale, por edhe shtetërore zyrtare. 294 Stojniç me detyrën e

shefit të misionit ushtarak jugosllav, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare,

erdhi në Shqipëri me një analizë të situatës ndërkombëtare dhe të perspektivave pas fitores së afërt

mbi agresorët nazistë, me një analizë të veprimtarisë së PKSH dhe detyrat që shtroheshin. 295

Në një situatë të tensionuar u realizua Plenumi II i KQ të PKSH që u mbajt më 23 deri më 27 nëntor

1944 në Berat. 296 Plenumi u thirr nga udhëheqja e PKSH me në krye Enver Hoxhën, për të analizuar

veprimtarinë e deriatëherëshme të PKSH dhe për të parashtruar detyrat në situatat e reja që po

krijoheshin me çlirimin e plotë të vendit. Aty u mbajtën tri raporte: “Mbi situatën politike” nga

Sejfulla Malëshova (raport i cili është zhdukur); “Vija politike e PKSH” e mbajtur Enver Hoxha dhe

raporti i tretë “Vija organizative”, nga Koçi Xoxe.

Të gjithë pjesmarrësit, që vinin nga sektorë të ndryshëm, morën pjesë aktive në diskutime dhe

haptazi kritikuan dhe shfaqën mendime në bazë të përvojës së tyre.

Në rradhë të parë diskutantët kritikuan faktin se udhëheqja e partisë ishte monopolizuar nga “klika”

Miladin-Dushan-Enver dhe se Byroja dhe Komiteti Qendror nuk kishin funksionuar si organe të

udhëheqjes kolektive të partisë, madje as që ishin mbledhur. 297

U kritikua politika sektare lidhur me Frontin Antifashist, me qëndrimet e padrejta ndaj Ballit

Kombëtar dhe nacionalistëve antifashistë si Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, vëllezërit Kryeziu dhe

shumë të tjerë. U dënua rreptë tendenca terroriste, pushkatimet e padrejta të njerëzve që nuk e

meritonin, madje të antifashistëve e komunistëve. 298 Sejfulla Malëshova theksoi se, PKSH po kthehej

në një parti me karakter terrorist. Për gabimet e vërtetuara disa nga diskutantët bënë përgjegjës në

rradhë të parë Enver Hoxhën. Nga ana tjetër Enver Hoxha pranoi gabimet, likuidimin e figurave

nacionaliste dhe komuniste, dobësitë në funksionimin e forumeve të partisë, ndikimin e madh të

Dushan Mugoshës, etj. 299

Nako Spiru ka qenë një nga diskutantët kryesor në Plenumin II të Beratit. 300 Zgjuarsia dhe kultura,

por sidomos patriotizmi dhe humanizmi e kishin ndihmuar Nakon të konstatonte sëmundjet e rënda të

294

Kujtime verbale dhënë autorit nga Liri Belishova, datë 5 korrik 2011

295

Po aty

296

Historia e Popullit Shqiptar, Grup autorësh, v 4, Tiranë; Toena, 2008, f.121

297

Kujtime verbale dhënë autorit nga L. Belishova, datë 5 korrik 2011

298

Po aty

299

Historia e Popullit Shqiptar, v 4, vepër e cituar, f.122

300

Reginald Hibert, Fitorja e Hidhur, Tiranë: Sh.b Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993, f.335

~ 435 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!