20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Partisë Demokrate, i cili përvijon një drejtim të ri, një proces politiko – shoqëror me përmbajtje e

synime demokratike, që i hapte rrugën zhvillimit të kapitalizmit dhe mënjanimit të mbeturinave të

feudalizmit që ende ekzistonin e vepronin në jetën e Shqipërisë në ato vite.

Vështruar e vlerësuar në këtë rrafsh programi që shqyrtojmë shënon dhe përfaqëson një platformë

politike për forcat demokratike e përparimtare antifeudale dhe për tërë lëvizjen politiko – shoqërore që

përpiqej për vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri. Këtij synimi i shërbente edhe programi i

“Partisë Demokrate„. Gjykuar në këto rrafshe dhe në synimet e misionin, ai i bënte një shërbim shumë

të madh vendit, popullit dhe Atdheut, sepse i jepte përgjigje pyetjes se si duhej ndërtuar shteti, ç`rrugë

duhej ndjekur për forcimin e fuqizimin e tij, ç`pamje dhe ç`përmbajtje duhet të kishin institucionet dhe

veprimtaria shtetërore etj. Prandaj, kjo është arsyeja që na detyron të pohojmë se më këtë program

Hoxha Kadri Prishtina i bënte një shërbim të madh gjithë lëvizjes demokratike shqiptare që nisi më

1920.

Le të vazhdojmë më tej me parashtrimin dhe analizën e programit.

Vëmendja e “Partisë Demokrate„ do të përqendrohej edhe në fushën e politikës së jashtme, si një

ndër fushat me prioritare të veprimtarisë shtetërore. Koncepti i Partisë për këtë fushë mbante parasysh

dhe mbronte interesat kombëtare dhe shtetërore. “Qëllimi themelor i politikës së përjashtme – thuhet

në program-asht me u mundue për naltësimin e shvillimit të Shqyptarit në Ballkan për t`a ba një

element përparimtar„. Këtë synim të lartë e të shenjtë Partia do ta arrinte pa “Shkelë e drejta asnjij

mbretnije e kombi„, pra duke i respektuar shtetet dhe kombet fqinje. “Për me sigurue e fitue

mëmvetësien kombtare e besimin e përjashtem Partija do të përpiqej me themelue nji mardhënie të

mirë me shtete qi kemi të bajmë (t`interesuem) dhe si mbas dobinave të nalta me disa mbretnie do të

zgjidhet një udhë e fuqieshme besimtare„.

Parimet e politikës së jashtme ishin parime të marrëdhënieve miqësore e të fqinjësisë së mirë me

shtetet fqinjë, të respektit reciprok, të barazisë e të mosndërhyrjes në punët e brendshme, mirëkuptimit

mes shteteve e popujve të ndryshëm. Shqipëria, Shtet i pavarur dhe sovran me politikën e saj të

jashtme, të bëhej faktor i rëndësishёm në marrëdhëniet ndërballkanike, pa bërë asnjë lëshim në dëm të

interesave kombëtare dhe shtetërore.

Parimet e politikës së jashtme udhëhiqeshin nga mbrojtja e interesave kombëtare.

Përderisa, siç theksuam më lart, qëllimi themelor i politikës së jashtme ishte përpjekja për lartësimin e

zhvillimit të shqiptarit në Ballkan, për ta bërë atë një element përparimtar, duke respektuar të drejtat e

kombeve e të shteteve të tjera “Partia Demokrate„ angazhohej të përforconte më tej tiparet kombëtare

të politikës së jashtme të Shtetit Shqiptar dhe u jepte mesazhe miqësie e fqinjësie të mirë, shteteve e

kombeve të tjera të gadishullit dhe u përgjigjej drejtpërsëdrejti atyre qarqeve antishqiptare që ende

udhëhiqeshin nga psikoza e naciona-lizmave e shovinizmave në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve,

madje, edhe të atyre klikave reaksionare antikombëtare, të cilat në një mënyrë a tjetër flirtonin me

armiqtë shekullorё të Kombit tonë.

Këto koncepte ishin zhvillim i mëtejshëm i ideve të rilindësve për bashkëpunim e miqësi e fqinjësi

të mirë midis popujve të Ballkanit. Kjo politikë ishte në shërbim të zhvillimit e të konsolidimit të

Shtetit të saporiformuar shqiptar dhe lejonte gjithë forcat politike e sociale të vendit t`i

përkushtoheshin zgjidhjes së problemeve të brendshme. Kjo ishte edhe kërkesё e tyre. Prandaj, mund

të themi se, gjykuar nga peshorja e historisë, programi i “Partisë Demokrate„ u përgjigjej detyrave

historike të atij momenti që kalonte Shqipëria asokohe dhe zgjidhjen e tyre e përcaktonte me mjete,

rrugë e mënyra demokratike.

Ndër fushat ku programi ndalej me detaje dhe jepte hollësira për mënyrën e organizimit ishte fusha

e arsimit, për të cilin, nga sa shihet në program Partia kishte koncepte mjaft të përparuara dhe e

vlerёsonte atë si sektorin e përgatitjes së bazave të zhvillimit politik e të përparimit ekonomiko –

shoqëror të vendit. Sistemi arsimor ishte i plotë, i gjerë, me shtrirje në tërë vendin etj. Arsimi “filluer

do të jetë i doemosshëm„, pohohej në program dhe në vartësi nga ky parim Partia zotohej të plotësonte

këtë nevojë, duke hapur shkolla fillore në qendra të krahinave, në fshatra (2000) banorësh apo në mes

të fshatrave të tjera, që i kishin shtëpiat të përhapura. Madje, për realizimin e detyrimit shkollor në

ciklin fillor Partia parashikonte që: “në vende ku do të shifej nevojë do të hapeshin edhe nga nji

~ 433 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!